Live Updates /

Projektet infrastrukturore, Rama nuk jep datë për Rrugën e Arbrit: Më ka bërë supersticioz! Batuta për Bashën: Luli, omëlsina jonë

*Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot episodin e radhës të rubrikës “Sy m’sy” duke iu përgjigjur komenteve të qytetarëve në rrjetin social facebook. *Mes pyetjeve të bëra, ai iu përgjigj edhe një prej komentuesve që e pyeste për fondet e “IPARD” për bujqësinë, duke nënvizuar se qeveria po adreson problematikat e gjetura nga BE lidhur me abuzimet e këtyre fondeve që duhej të jepeshin për fermerët. *Pjesë e përgjigjeve të dhëna, ishin edhe shifrat për turizmin me kryeministrin i cili nënvizoi se 4.5 mld euro të ardhura nga turistët nuk tregojnë për turistë që shpenzojnë pak para. *Ndërsa për projektet e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe Rrugën e Arbrit nuk dha një datë përfundimi, por për këtë të fundit u shpreh se mund të jetë gati deri në pranverë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot episodin e radhës të rubrikës “Sy m’sy” duke iu përgjigjur komenteve të qytetarëve në rrjetin social facebook. *Mes pyetjeve të bëra, ai iu përgjigj edhe një prej komentuesve që e pyeste për fondet e “IPARD” për bujqësinë, duke nënvizuar se qeveria po adreson problematikat e gjetura nga BE lidhur me abuzimet e këtyre fondeve që duhej të jepeshin për fermerët. *Pjesë e përgjigjeve të dhëna, ishin edhe shifrat për turizmin me kryeministrin i cili nënvizoi se 4.5 mld euro të ardhura nga turistët nuk tregojnë për turistë që shpenzojnë pak para. *Ndërsa për projektet e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe Rrugën e Arbrit nuk dha një datë përfundimi, por për këtë të fundit u shpreh se mund të jetë gati deri në pranverë.

4 Postime
1 MUAJ ME PARE

“O Lul ku je? Sa herë të kujtoj kam një përvëlim”, Rama batuta për Bashën: Ka qenë omëlsina jonë

Projektet infrastrukturore, Rama nuk jep datë për Rrugën e
Lulzim Basha dhe Edi Rama, 17 maj 2017

Mes pyetjeve të ndryshme drejtuar Ramës, nuk ka munguar përmendja e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa përgjigjet, kryeministri nuk kurseu batutat, duke thënë se e ndjen mungesën e Bashës sa herë që ia përmendin.

“Do t’ju bësh një tortë si Basha në Tiranë shqiptarëve që të duan? Nuk e di cfarë ke dashur të thuash, por një omëlsinë kemi pasur. Se di si do ja bëjmë të kemi tjetër, Lul Bashën kemi pasur ëmbëlsirë. Edhe tortën jo rastësisht e bëri Lul Basha me thënë të drejtën nga gjithë ato që ka thënë, vetëm tortën ka bërë. O Lul ku je mo se sa herë më kujtojnë ty, kam një nostalgji, një përvëlim nuk e di”- u shpreh kryeministri Rama. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

“Më ka bërë supersticioz”, Rama zbulon kur mund të përfundojë Rruga e Arbrit dhe hekurudha Tiranë-Durrës

Projektet infrastrukturore, Rama nuk jep datë për Rrugën e
Foto: Tuneli i Murrizit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, në mes kryeministri Edi Rama

Gjatë komunikimit me qytetarët në rrjetin social ‘facebook”, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për dy prej projekteve të cilat konsiderohen si më të rëndësishmet për vendin, ajo e rrugës së Arbrit dhe ajo e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Sa i takon Rrugës së Abrit, Rama tha se nuk mund të jepte datë pasi gjeologjia e tunelit të Murrizit u ka shkaktuar shumë probleme, por tha se ambicia është që të përfundojë brenda pranverës.

“Rruga e Arbrit ka mbetur vetëm te tuneli i Murrizit dhe mos më bëni t’ju jap datë sepse jamë bërë supersticioz me atë tunel. Me atë gjeologji dhe ato surpriza gjatë gjithë rrugës tamam si surprizat që bëjnë dibranët kur ulesh në sofër me ta dhe hedhin e presin fjalën. Ambicia është që pranvera t’i çojë dibranët te rruga e përfunduar. Por mos më kërkoni datë ju lutem, se jam bërë supersticioz për rrugën e Arbrit. Na nxori picirin tuneli i Murrizit”- u shpreh Rama.

Ndërsa për trenin Tiranë-Durrës, kreu i qeverisë tha se ka patur vonesa për shkak të procedurave me BERZH, por theksoi se hekurudha do përfundojë shumë shpejt.

“Treni Tiranë-Durrës do vihet në punë shumë shpejt. Jemi në një fazë shumë të avancuar të punimeve të hekurudhës. Ka marrë shumë kohë se ka patur procedura të stërzgjatura me BERZH”- shtoi kryeministri. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

“Paskan ngrënë turistët 4.5 mld euro byrek?”, Rama përgjigjet dhe për ujin: Kur erdhëm në pushtet vetëm 4 zona urbane furnizoheshin

Projektet infrastrukturore, Rama nuk jep datë për Rrugën e

Mes pyetjeve të cilave kryeministri Edi Rama u ktheu përgjigje ishte edhe ajo e të ardhurave nga turistët që kanë vizituar vendin. Teksa iu përgjigj një komentuesi i cili pretendonte se turistët që vinin në Shqipëri nuk shpenzonin para, Rama nuk ngurroi të bënte batutë.

“Për turistë mos fol thotë nje tjetër se janë niveli i atyre që vijnë të hanë byrek. Dhe janë 4.5 miliard euro byrek. Nuk besoj, por edhe sikur të ishin byrek çfarë ke ti kundër byrekut? E tregon shumë qartë se nga kush i merr informacionet”- u shpreh Rama.

Ndërsa ndaj pyetjes për furnizimin me ujë 24 orë, Rama tha se kur Partia Socialiste erdhi në pushtet, shumë pak zona furnizoheshin me ujë dhe se tanimë situata është krejt ndryshe.

“Kur ne e kemi marrë detyrën vetëm 4 zona urbane kishin ujë 24 orë në ditë dhe 60% e ujësjellësve nuk kishin fare matësa. Sot janë 48 zona urbane dhe 98 zona rurale që furnizohen me ujë dhe janë lidhur 300 mijë kontrata të reja. Sot që flasim janë 60 investime të reja që kanë nisur në 2024 dhe vazhdojnë edhe sot. Është shumë interesant pjesa që përse bëmë krahasim. Si do them ku jemi nëse nuk mbajmë mend ku ishim? Mos më krahasoni si e bënte Enver Hoxha etj, unë po e krahasoj me 10 vite më parë”- tha kryeministri. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Abuzimi me fondet e ‘IPARD’ për bujqësinë, Rama: Do adresojmë problematikat e gjetura nga BE

Projektet infrastrukturore, Rama nuk jep datë për Rrugën e
Kryeministri Edi Rama

Prej më shumë se dy vitesh Bashkimi Europian ka pezulluar fondet e “IPARD” për bujqësinë në Shqipëri pasi konstatoi shkelje. Lidhur me këtë çështje një prej komentuesve e ka pyetur kryeministrin Edi Rama gjatë diskutimit që ky i fundit pati në rrjetin e tij social.

Rama pranoi se struktura që merret me monitorimin e fondeve të dhëna për bujqësinë, mund të kenë gjetur gabime në zbatimin e bërë nga ana e autoriteteve shqiptare kur në krye të ministrisë të Bujqësisë ishte Frida Krifca.

“Nuk e di sesi mund të kemi një diskutim normal kur shkojmë në ekstremitete të tilla. Një strukturë e posaçme në BE që merret me monitorimin e të gjitha programeve që kanë të bëjnë me financimin e BE për bujqësinë ka konstatuar një sërë problematikash të cilat ne do i adresojmë pikërisht se Europa nuk të fal asgjë, kur je gabim thotë je gabim. Ata që nuk ta përtojnë fare, të thonë edhe të mirën kur duhet ta thonë, janë pika e referimit tonë. Sepse nuk merren me portale e këneta, as me vetëkënaqësinë tonë, por merren me shifra e fakte”- tha Rama.

Në korrik të 2023-it BE njoftoi pezullimin e fondeve prej 94 milionë eurosh të programit të “IPARD” që kishte synim ndihmën e fermerëve dhe bujqësisë. Ende nuk ka një përgjigjie konkrete mbi vijimin e këtij program, por asokohe u raportuan për shkelje nga ana e autoriteteve shqiptare pasi paratë nuk po shkonin për bujqësinë. Versus.al

Poll