Çfarë do të gjeni në brendësi
*Forcat “RENEA” dhe “Shqiponja” kanë kryer kontrolle në disa banesa të Pogradecit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. *Kontrollet u bënë me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërsa njëra prej banesave që u kontrollua ishte edhe ajo që dyshohej se përdorej nga Erjon Llapushi, i shumëkërkuari për vrasjen e kamarierit në tetor të vitit 2021 në një lokal të Elbasanit. Llapushi nuk u gjet në banesë. *Gjatë kontrolleve në dhjetëra banesa të tjera, policia gjeti dhe sekuestroi shumën prej 100 mijë eurosh, armë zjarri e gjahu si dhe lëndë narkotike. *Për pasojë, mësohet se janë shoqëruar në komisariat 14 persona, ndërsa operacioni është ende në vijim.
Shkuan për të kapur, por dolën ‘huq’, kush është Llapushi që i shpëtoi RENEA-s? 4 vite arrati se vrau kamarierin për një rezervim

I shumëkërkuari Erjon Llapushi është një prej personave të cilit RENEA i kontrolloi banesën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec.
Ky i fundit nuk u gjet në banesë, duke arritur të zgjasë edhe më tej arratinë e tij tashmë 4 vjeçare që prej krimit të fundit të kryer në tetor të vitit 2021 ku vrau kamarierin Gazment Kurmaku duke e kapur për fyti vetëm se i kishte thënë se tavolina ku ishte ulur, ishte rezervuar.
Personi që ishte ulur me të. Luan Dulellari nuk bëri asnjë tentativë për të ndaluar shokun e tij, por vetëm u arratis. Më 20 korrik të vitit 2024 prokuroria e Elbasanit, qarku ku ndodhi ngjarja, kërkoi dënimin me 20 vite burg për Llapushin.
Erjon Llapushi, një prej njerëzve më të kërkuar të viteve të fundit, ishte emër i njohur për policnë pasi kishte kryer edhe krime të tjera ndër vite.
Maj 2021, arrestohet për trafik njerëzisht (lirohet)
Në 29 maj të 2021, Erjon Llapushi është arrestuar nga policia, pasi po transportonte 24 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Një vepër e tillë penale, pra ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve në këmbim të parave, dënohet deri në 3 deri në 7 vite burg. Teksa shumë persona sot janë në burg për këtë vepër penale masive vitet e fundit, Erjon Llapushi, çuditërisht ishte i lirë dhe nuk dihet se sa ditë burg ka bërë.
2019, Shtrëngim për dhënien e pasurisë (sërish i lirë)
Në vitin 2019, Erjon Llapushi, sa bashku me Saimir Frahollin, përmes presionit dhe shantazhit mundën të merrnin 17 për qind të aksioneve të një kompanie private, e cila ka si objekt transportin e udhëtarëve në linjat Pogradec-Korçë dhe Pogradec-Tiranë. Më pas, aksionet e rrëmbyera, i ia kanë shitur një personi tjetër.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka shpallur fajtor Erjon Llapushin për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim. Dhe në vitin 2020, Llapushi rezulton në burg. Nuk dihet rrethanat se si Llapushi ka rritur të dalë nga qelia për një vepër penale që dënohet deri në 8 vite burg, ndërkohë që ka vijuar akvitetin kriminal.
2008, plagosje e rëndë me dashje
Në njoftimin e policisë së majit 2021, kur Erjon Llapushi u arrestuar për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, ka një detaj. Në njoftim thuhet se Erjon Llapushi kishte kryer më parë edhe një krim tjetër, atë të plagosjes së rëndë me dashje. Plagosja e rëndë me dashje dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. 13 vite më parë, në një lokal në qytetin e Pogradecit, Llapushi ka ka plagosur Mariglen Topuzin, ndërsa qëndronte bashkë me të. Topuzi është qëlluar me armë zjarri, duke marrë një plagë në kokë dhe një plagë në gjoks poshtë zemrës. Llapushi është dënuar për këtë vepër penale. Por ky dënim është një precedent që komprometon rëndë drejtësisë, e cila ka zbutur dënimin deri edhe ‘amnistuar’ Erjon Llapushin për krimet e mëvonshme.
Armëmbajtje pa leje
Me kryerjen e veprës penale të plagosjes së rëndë me dashje, Erjon Llapushi ka kryer rrjedhimisht dhe automatikisht edhe veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Mbajtja e armëve pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga pesë deri në shtatë vjet. Erjon Llapushi është dënuar edhe për këtë vepër penale, ku nga bashkimi i dënimeve, i janë lehtësuar pozitat.
1 maj 2007, tentativë për vrasje
Në CV-në kriminale të Erjon Llapushit është edhe një tentativë për vrasje, ndodhur më 1 maj të vitit 2007. Erjon Llapushi ka tentuar të vrasë më me armë zjarri Andi Sukollarin. Pas ngjarjes, Llapushi është shpallur në kërkim, arrestuar dhe më pas dënuar. Erjon Llapushi, pas kryerjes së dënimit për tentativën e vrasjes së Andi Sukollarit, ka plagosur rëndë Mariglen Topuzin. Versus.al
“RENEA” dhe “Shqiponjat” mësyjnë në Pogradec, 100 mijë euro të sekuestruara! 14 të shoqëruar

Korçë- Forca të shuma të policisë vendore dhe reparteve speciale “RENEA” dhe “Shqiponja” kanë kryer bastisje në disa banesa të Pogradecit në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Operacioni ka nisur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe është ende në vazhdim. Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar 100 mijë euro, armë zjarri e gjahu si dhe lëndë narkotike.
Mes banesave ku janë ushtruar kontrolle, është edhe ajo e Erjon Llapushit, autorit të krimit makabër të ndodhur në një lokal të Elbasanit në tetor të vitit 2021 ku vrau kamarierin Gazment Kurmaku vetëm sepse nuk e la të ulej në një tavolinë të rezervuar.
Deri më tani, raportohet për 14 persona të shoqëruar, ndërsa Erjon Llapushi nuk u gjet në banesën që mendohej se përdorej prej tij. Versus.al







