Live Updates /

Rrëzohen kërkesat e PD për mocion me debat, Balla: Të paqarta! “Ligjet” nisin me debate

*Sot në orën 09:00 u zhvillua mbledhja e konferencës së kryetarëve të grupeve parlamentare, ku opozita parashtroi kërkesat e tyre për mocion me debat lidhur me programin qeverisës që u votua pa debat dhe për rezolutën që dënon genocidin serb në Kosovë. *Të dyja kërkesat u hodhën poshtë nga PS me argumentin se duhej që opozita të riformulojë qartë kërkesën që ka. Në dalje, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha për mediat se PD nuk kishte bërë një saktësim të asaj se çfarë kërkonte. Ndërsa sa i takon rrëzimit të kërkesës për rezolutën që dënon genocidin serb, Balla tha se është një kërkesë pa kuptim pasi janë iniciuar dhe votuar disa rezoluta të tilla në Kuvend. *Ndërkohë, sot u konstituuan 5 prej 11 komisioneve parlamentare të përhershme. Puna në komisionin e Ligjeve të drejtuar nga Ulsi Manja nisi me debate, pasi opozita pretendoi se nuk ishte bërë konsultimi sa i takon kalendarit të punimeve. *Sa i takon situatës së zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Tiranës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u pyet nga gazetarët për ankimin e Veliajt, por refuzoi ta komentonte.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
2 ORE ME PARE

Rrëzimi i kërkesës së PD për debat, Balla: Ta riformulojnë! Ankimi i Veliajt në Kushtetuese, deputeti: S'e komentoj!

Rrëzohen kërkesat e PD për mocion me debat, Balla: Të
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS

Në dalje nga salla ku u zhvillua mbledhja e konferencës së kryetarëve, Taulant Balla foli lidhur me rrëzimin e kërkesave të opozitës për mocion me debat për programin qeverisës.

Ai tha se duhet që opozita të riformulojë më qartë kërkesën e saj dhe më pas të vendoset për një gjë të tillë.

“Duhet të lexoni proces-verbalin e mbledhjes. Ne pranojmë të miratojmë çdo kërkesë të opozitës, bazuar në rregulloren parlamentare, që njihen. Rregullorja e Kuvendit përcakton se mocioni për debat kërkon kërkesë të qartë, por jemi ndeshur me 6 çështje. Në një moment, na u tha se duam debat për integrimin, e njëherë tjetër çështje. Unë shpresoj që deri të enjten, datë 9 nëntor, kur do jetë seanca, opozita të kenë riformuluar kërkesën dhe ne do e miratojmë”- tha Balla.

Sa i takon kërkesës së opozitës për rezolutë për genocidin serb në Kosovë, Balla e konsideroi si fyerje ndaj parlamentarëve të mëparshëm një gjë të tillë, duke thënë se ka një rezolutë që e dënon, madje edhe akuzoi opozitën se nuk kishte votuar për rezoluta të tjera që dënonin agresionin serb në Kosovë.

Në mbyllje të prononcimit për gazetarët, Balla u pyet edhe lidhur me ankimimin që Erion Veliaj ka bërë në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendimit për shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. Duke u larguar nga gazetarët, Balla tha se nuk do të komentonte për çështje që nuk lidheshin me mbledhjen e konferencës së kryetarëve.

“E kemi bërë gjithmonë rregull, madje ju vetë ma keni kërkuar që kur dalim të flasim për vendime të konkurrencës së kryetarëve flasim vetëm për këtë”- tha ai. Versus.al

2 ORE ME PARE

Komisioni i Ligjeve nis me debate, Bylykbashi-Manjës: Nuk jeni konsultuar me ne për kalendarin e punimeve

Rrëzohen kërkesat e PD për mocion me debat, Balla: Të
Fotomontazh: Ulsi Manja, Oerd Bylykbashi

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ishte i pari që nisi punën pas konstituimit të komisioneve në Kuvend. Komisioni u drejtua nga ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili kërkoi që të miratohej kalendari i punimeve për 3 javët e ardhshme.

Kjo gjë hasi menjëherë kundërshti nga opozita. Deputeti Oerd Bylykbashi kërkoi që për kalendarin e punimeve duhej që të ishte bërë konsultimi me opozitën, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur. Nga ana tjetër, Manja e kundërshtoi pretendimin e Bylykbashit duke i thënë se rendi i ditës është njoftuar që ditën e djeshme prej tij.

Pjesë nga diskutimi:

Bylykbashi: Gjëja e parë që ka bërë ky komision është shkelja e nenit 33 të rregullores që kërkon që kalendari të diskutohet me kryesinë e komisionit, gjë që nuk ka ndodhur. Është detyrim të paktën për konsultim, pavarësisht se çfarë ka vendosur konferenca e kryetarëve. Po flasim për një kalendar që ka çështje raportimi. Por mundet të kishim bërë diçka më shumë, legjislacion që mund të jetë edhe delikat.

Manja: Neni 33 që flet për organizimin e punës së komisionit, është zbatuar në mënyrë korrekte nga ana ime. Zbatimi i këtij neni është i dyanshëm, e kam njoftuar që dje rendin e ditës dhe rrugët e komunikimit i keni patur në dispozicion. Mund të më kishit kontaktuar nëse kishit diçka për të shtuar apo hequr nga rendi i ditës.

Bylykbashi: Nuk është unë mendoj, por unë lexoj. Këtu thuhet se në këshillim me zëvendës kryetarët, propozojmë… Rregullorja është ajo që na mban bashkë këtu. Duhet ta propozonit pas konsultimit, nuk e keni bërë. Versus.al

2 ORE ME PARE

Debat mbi programin dhe rezolutën për genocidin serb në Kosovë, qeveria rrëzon dy kërkesat e opozitës

Rrëzohen kërkesat e PD për mocion me debat, Balla: Të

Sot në Kuvend është mbajtur mbledhja e konferencës së kryetarëve ku është diskutuar mbi kërkesat e bëra nga opozita mbi mocion me debat për programin qeverisës të PS dhe për rezolutën mbi genocidin serb në Kosovë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi që mocioni me debat të mbahej të enjten duke qenë se nuk është planifikuar mbajtja e një séance tjetër plenare. Ai pretendoi se qeveria po ankohet për mungesën e dëshirës së opozitës për debat, kur në fakt është ajo vetë që po e pengon një gjë të tillë.

Ndërkohë përveçse mbledhjes së konferencës së kryetarëve, sot do të bëhet edhe konstituimi i 5 prej 11 komisioneve parlamentare të përhershme pas miratimit të përbërjes së tyre në seancën e kaluar. Versus.al

Poll