Çfarë do të gjeni në brendësi
*Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha mbajti sot deklaratën e tij të parë për mediat që nga marrja e detyrës në korrik. Duke pasuar dorëheqjen e Muhamet Rrumbullakut nga posti i drejtorit të policisë së shtetit, Hoxha njoftoi komandimin e Sokol Bizhgës në vendin e tij derisa të përzgjidhet kreu i ri sipas ligjit të miratuar së fundmi. *Kreu i dikasterit njoftoi se do të ketë rrokadë edhe në drejtuesit vendorë të policive, duke bërë me dije se nga javët në vijim do të vijojë procesi i zgjedhjes së tyre nëpërmjet garimit para komisionit të posaçëm. *Hoxha tha se ndryshimet bëhen me qëllim reformimin e policisë së shtetit dhe përafrimin me standartet e policisë së vendeve të Bashkimit Europian. *Ditën e djeshme, u bë publike shkresa e dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut nga posti i drejtorit të policisë së shtetit, pas 2 viteve në këtë detyrë. Ky vendim i Rrumbullakut erdhi pas ngjarjeve të shumta kriminale të ndodhura në vend gjatë këtij sezoni veror, ku pati 11 vrasje, gjë që nuk kishte ndodhur prej 2 vitesh.
Mandat i kufizuar, jo më emërime! Si do të përzgjidhet kreu i policisë dhe drejtuesit në qarqe?
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha njoftoi sot se e gjithë kupola drejtuese e policisë së shtetit do të pësojë ndryshime duke nisur nga javët në vijim. Pasi konfirmoi komandimin në detyrë të Sokol Bizhgës si drejtor të përgjithshëm deri në zgjedhjen e kreut të ri të policisë, Hoxha tha se do të ketë një reformim total të drejtorive të qarqeve.
Procesi i ndërrimit të kupolës drejtuese do të nisë nga java e ardhshme duke u bazuar në ligjin e ri të miratuar nga Parlamenti në muajin korrik.
Por si do të zgjidhet drejtori i policisë së shtetit dhe drejtuesit e drejtorive vendore të policisë?
Ligji i miratuar në seancën e 26 korrikut në Kuvend, përmban një sërë ndryshimesh sa i takon zgjedhjes së drejtuesve të policisë. Sipas këtij ligji, drejtori i policisë së shtetit, do të ketë një mandat 5 vjeçar dhe do të zgjidhet me konkurs në komisionin ad-hoc. Pas përfundimit të mandatit, drejtori ka të drejtë ri-konkurrimi për një mandat të dytë. E njëjta procedurë ndiqet edhe për zv.drejtorin e policisë së shtetit. Ndërsa drejtorët e drejtorive vendore të policisë do të kenë një mandat 3 vjeçar, gjithashtu me të drejtë rikandidimi në komisionin e posaçëm ku do të vlerësohet figura e tyre dhe kriteret që duhet të përmbushin për të marrë detyrën. Versus.al
Ndryshime në Policinë e Shtetit, ikën Rrumbullaku dhe drejtorët e rretheve! Hoxha: Zëvendësuesit zgjidhen me garë
Minstri i Brendshëm Ervin Hoxha i cili mori detyrën e tij në korrik të këtij viti, ka mbajtur një deklaratë të shkurtër për mediat gjatë fjalës së tij në takimin me vartësit dhe drejtorët e policive të rretheve duke njoftuar se do të ketë një reformism të kupolës drejtuese në javët në vijim.
Pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut nga posti i drejtorit të Përgjithshëm, Hoxha ftoi të gjithë ata që i përmbushin kriteret që të konkurrojnë për t’u përzgjedhur nga një komision i posaçëm në pajtim me ligjin e ri të policisë së shtetit.
“Ata që do dorëzojnë stafetën drejtuese të kësaj trupe nuk do e kursejnë dijen dhe përvojën e fituar në gjithë këto vite. Unë u thirra në këtë detyrë nga kryeministri Rama pa e menduar ndonjëherë se mund të isha ministër i Brendshëm. Momenti kur bëra betimin para presidentit Begaj ishte emocioni më i madh që kam përjetuar.
Drejtuesit e policisë do zgjidhen në javët në vijim me të njëjtën frymë. Asgjë nuk do ndikojë në procesin e zgjedhjes së tyre. Ligji i ri për policinë është platformë e shkëlqyer për reformimin e mëtejshëm të trupës tonë policore. Në detyrën e Rrumbullakut do të komandohet zv.drejtori Sokol Bizhga. I ftoj të gjithë ata që plotësojnë kriteret që të konkurrojnë për postin e drejtorit të përgjithshëm”- tha ministri i Brendshëm.
Ligji i ri për policinë e shtetit u miratua në seancën plenare të 26 korrikut. Me ligjin e ri, ndryshon edhe procedura e zgjedhjes së drejtuesve të policisë së shtetit. Tashmë drejtori i Përgjithshëm nuk do të emërohet por do të zgjidhet nëpërmjet garës në komisionin e posaçëm që do të krijohet. E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për drejtorët e policisë në rrethe.
Dorëheqja e Muhamet Rrumbullakut vjen pas 2 viteve në tij në krye të postit të cilin e mori me “ultimatumin” e kryeministrit Edi Rama i cili i kërkoi të zbardhte brenda 100 ditëve “fatin’ e mbretit të lojërav të fatit Ervis Martinaj i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022. Ky ultimatum nuk u përmbush nga Rrumbullaku dhe nuk pati më të reja lidhur me fatin e Martinajt.
Ndërkohë, ngjarjet e ndodhura së fundmi, ku përgjatë këtij sezoni turisik u shënuan plot 11 vrasje, gjë që nuk kishte ndodhur që prej 2 vitesh, bënë që Rrumbullaku të dorëhiqej nga detyra e tij në krye të policisë duke lënë përkohësisht si drejtues, zëvendësin e tij, Sokol Bizhgën. Versus.al
Rrumbullaku dha dorëheqjen pas ngjarjeve kriminale, ministri i Brendshëm mbledh sot vartësit! Çfarë diskutohet

Ditën e djeshme, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dha dorëheqjen nga posti të cilin e mbante prej dy vitesh. Pas dorëheqjes së tij, u mësua se Rrumbullaku do të zëvendësohet përkohësisht nga zv.drejtori i përgjithshëm Sokol Bizhga deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri, process që do të realizohet me garë sipas ligjit.
Sot pritet që ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha të mbledhë në orën 10:00 drejtorët e policisë së qarqeve si dhe ato të departamenteve. Në mbledhje pritet të jetë edhe Rrumbullaku pavarësisht se tashmë ka dorëzuar dorëheqjen.
Prej 28 korrikut, kur Rama e prezantoi si ministër, Ervin Hoxha nuk ka pasur ndonjë dalje publike apo reagime në rrjetet sociale. Gjatë mbledhjes pritet të diskutohet ligji i ri i policisë sa i takon procedurës që do ndiqet për zgjedhjen e kreut të përgjithshëm dhe të atyre vendor.
Sipas ligjit të ri të policisë, pozicionet do të zgjidhen nëpërmjet një komisioni të posaçëm.
Rrumbullaku u emërua në krye të policisë së shtetit më 7 shtator 2022 duke marrë edhe një “ultimatum” nga kryeministri Edi Rama për zbardhjen e zhdukjes së Ervis Martinajt brenda 100 ditëve të para në detyrë. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Duke zëvendësuar Gledis Nanon, Rrumbullaku më herët kishte mbajtur postin e drejtuesit të SHÇBA-së që tashmë njihet si Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Dorëheqja e Rrumbullakut erdhi si pasojë e ngjarjeve të shumta kriminale të ndodhura në vend sidomos gjatë këtij sezoni turistik, me dhjetëra vrasje e plagosje që rrisin pasigurinë në vend. Siç nuk ndodhte prej 2 vitesh, ky sezon veror ishte i mbushur me atentate dhe vrasje duke bërë që në total të ketë 11 viktima nga ngjarje kriminale. Ngjarja që bëri më shumë bujë dhe shkaktoi protesta ishte vrasja e 42 vjeçarit Egli Progës në Pogradec nga Denis Meçe i cili i kishte vendosur gjobë. Policia fillimisht e raportoi ngjarjen si rrëzim të një personi të dehur që më pas humbi jetën, duke ngritur kështu dyshime mbi besimin drejt institucionit që supozohet të garantojë rendin dhe sigurinë në vend. Së fundmi një atnetat me armë zjarri la të plagosur 2 persona në Tiranë ndërsa autorët arritën të arratiseshin duke djegur më pas makinën, skemë e përsëritur në shumë atentate të ndodhura. Versus.al







