Live Updates /

Samiti i KPE/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë! Zelensky bisedë telefonike me Trump! Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’

*Samiti i Komunitetit Politik në Tiranë nisi me fjalën e kryeministrit Edi Rama duke qenë kreu i vendit mikpritës të këtij organizimi të nisur si koncept në vitin 2022. *Rama përmendi fitoren e tij të fundit në zgjedhje duke e cilësuar atë njëjtë si me ‘referendumin e Brexit’ për shkëputjen e Anglisë nga BE. Ndërsa tha se ajo pjesë e qytetarëve që nuk e votuan, janë të painformuar. *Sa i takon Evropës, Rama propozoi që retorika të mos bazohet vetëm në nevojën e bashkëpunimit ushtarak për sigurinë e përbashkët, por edhe në krijimin e një KPA për arsimin dhe shkencën në mënyrë që të rinjve t’u ofrohet zhvillim më i madh. *Presidenti francez, Emanuel Macron pati disa kritika gjatë fjalës së tij duke thënë se duhet që shtetet e kontinentit të bashkëpunojnë më shumë në lutën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Ndërsa një aspekt të rëndësishëm cilësoi ekonominë, duke thënë se duhen hequr barrierat tregtare në kontinent në mënyrë që të ketë më efikasitet në tregun prej 700 milionë banorësh që ka Evropa. *Nga ana tjetër, presidenti turk Erdogan dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u përqendruan tek zhvillimet në Ukrainë duke theksuar nevojën e ‘heshtjes’ së armëve dhe vendosjen e paqes.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Samiti i Komunitetit Politik në Tiranë nisi me fjalën e kryeministrit Edi Rama duke qenë kreu i vendit mikpritës të këtij organizimi të nisur si koncept në vitin 2022. *Rama përmendi fitoren e tij të fundit në zgjedhje duke e cilësuar atë njëjtë si me ‘referendumin e Brexit’ për shkëputjen e Anglisë nga BE. Ndërsa tha se ajo pjesë e qytetarëve që nuk e votuan, janë të painformuar. *Sa i takon Evropës, Rama propozoi që retorika të mos bazohet vetëm në nevojën e bashkëpunimit ushtarak për sigurinë e përbashkët, por edhe në krijimin e një KPA për arsimin dhe shkencën në mënyrë që të rinjve t’u ofrohet zhvillim më i madh. *Presidenti francez, Emanuel Macron pati disa kritika gjatë fjalës së tij duke thënë se duhet që shtetet e kontinentit të bashkëpunojnë më shumë në lutën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Ndërsa një aspekt të rëndësishëm cilësoi ekonominë, duke thënë se duhen hequr barrierat tregtare në kontinent në mënyrë që të ketë më efikasitet në tregun prej 700 milionë banorësh që ka Evropa. *Nga ana tjetër, presidenti turk Erdogan dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u përqendruan tek zhvillimet në Ukrainë duke theksuar nevojën e ‘heshtjes’ së armëve dhe vendosjen e paqes.

10 Postime
6 ORE ME PARE

Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant evropian

Samiti i KPE/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë!

Udhëheqësit evropianë zbarkojnë në Shqipëri të premten për një takim që me siguri do të dominohet nga lufta në Ukrainë, por vendet e vogla të Ballkanit shpresojnë që zgjerimi i BE-së të jetë gjithashtu në fokus në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Ngjarja, ku marrin pjesë liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë, zhvillohet në një kohë kur Ukraina dhe Rusia pritet të mbajnë bisedimet e para për paqen që nga ditët e para të konfliktit. Tema të tjera do të përfshijnë sigurinë, demokracinë dhe migracionin.

Por kjo është gjithashtu një kohë kyçe për Shqipërinë, një nga vendet më të varfra të Evropës, me 2.4 milionë banorë, që ende përpiqet të çlirohet nga ndikimi i dekadave të sundimit komunist shtypës dhe të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Vendi po përgatitet për fluksin e së premtes. Aeroporti i vogël i Tiranës, që po rinovohet në kuadër të një bum turistik në rritje, tha në një postim në Instagram se fluturimet mund të ndërpriten për shkak të trafikut të shtuar ajror.

Kufizimet në trafik në gjithë kryeqytetin pritet të shtojnë bllokimet në unazën tashmë të mbingarkuar. Rrugët për këmbësorët në qendër, ku samiti do të zhvillohet në një tendë të re të madhe konferencash, gjithashtu do të jenë të kufizuara.

“Kur sheh se sa shumë ka përparuar Shqipëria dhe që organizon një takim të tillë me liderët e BE-së dhe MB-së, është kënaqësi të shohësh që po ndodh”, tha Dritan Hoti, 46 vjeç, i cili është rritur në vitet e fundit të komunizmit.

“Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur, pavarësisht të gjitha problemeve që ka përballuar.”

Përpara se të anëtarësohet në BE, Shqipëria duhet të heqë qafe reputacionin si një qendër për pastrimin e parave nga trafiku i armëve dhe drogës, ku disa jetojnë në luks dhe shumë të tjerë në varfëri.

Transparenca politike është gjithashtu e rëndësishme, pas një zgjedhjeje të diskutueshme që kryeministri Edi Rama e fitoi bindshëm zyrtarisht, por që po hetohet nga prokurorët vendas dhe është cilësuar si e manipuluar nga opozita.

Kreu i opozitës dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për një protestë paqësore gjatë samitit të së premtes.

Ekspertët thonë se marrëveshja e Ramës për të pranuar emigrantë nga Italia, për të rritur prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe për të hapur vendin ndaj investimeve të huaja – përfshirë ato të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner – kanë përforcuar shanset e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE.

“BE-ja po kërkon një histori suksesi,” tha Andi Hoxhaj, ekspert për Ballkanin në King’s College London. “Shqipëria dhe Mali i Zi mund të kenë një dritare mundësie, pasi të dy janë vende shumë të vogla dhe nuk do të kenë ndikim apo presion të madh mbi BE-në.”

Shumëçka varet nga sa shumë e duan vendet e Ballkanit anëtarësimin. Hoxhaj tha se BE-ja ka humbur një pjesë të besueshmërisë në rajon, pjesërisht sepse e ka bërë anëtarësimin shumë të vështirë.

Kosova dhe Serbia gjithashtu kanë aspirata për në BE, ndonëse një konflikt i kahershëm mes tyre ka ngadalësuar përparimin.

Kosova është nën sanksione të BE-së për shkak të rolit të kryeministrit Albin Kurti në nxitjen e tensioneve etnike në veriun e saj që kufizohet me Serbinë. Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë javë mori pjesë në përkujtimet e fitores së Luftës së Dytë Botërore në Moskë, pavarësisht kundërshtimeve nga Brukseli./ Reuters

6 ORE ME PARE

Liderët Evropianë telefonojnë Trump nga Tirana – Zelensky zbardh bisedën

Samiti i KPE/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë!

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, liderët e Bashkimit Evropian zhvilluan një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar situatën në Ukrainë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ishte prezent në samit, ka zbuluar detaje nga kjo bisedë.

Siç shkruan ai, në këtë telefonatë u diskutua raundi i parë të bisedimeve ruso-ukrainase në Turqi, për të cilat ai thotë se Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë paqe të vërtetë.

“Folëm me Donald Trump së bashku me Presidentin Macron, Kancelarin Federal Merz, Kryeministrat Starmer dhe Tusk. Diskutuam takimin në Stamboll. Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë paqe të vërtetë dhe është e rëndësishme që bota të mbajë një qëndrim të fortë.

Qëndrimi ynë – nëse rusët refuzojnë një armëpushim të plotë dhe pa kushte dhe një fund të vrasjeve, duhet të pasojnë sanksione të ashpra. Presioni mbi Rusinë duhet të mbahet derisa Rusia të jetë gati t’i japë fund luftës. Faleminderit të gjithëve në botë që po ndihmojnë”, shkruan Zelensky.

8 ORE ME PARE

Von der Leyen mbështet Zelenskyn: Po punojmë për sanksione të reja ndaj Rusisë

Samiti i KPE/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë!
Ursula von der Leyen

Nga tryeza e bisedimeve në Samitin Europian e mbajtur sot në Tiranë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i shprehu mbështetjen presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa tha se BE është e vendosur të mbrojë sovranitetin e Ukrainës.

“E di që ndryshimet që po kalojmë janë historike. Sot Europa është zgjuar dhe ne e dimë që duhet të ecim para, na duhet të ndërtojmë këtë qëndresë tonën dhe të zgjerojmë rrjetin e partneriteteve. Jemi mësuar që kur ka kriza të mëdha, Europa është ajo që jep përgjigje të mëdha. Europa ka dalë prej krizave më e madhe dhe më e fortë. Europa është bashkuar më shumë në këtë pikë kthese të historisë. Kjo është arsyeja pse edhe Komuniteti Politik është krijuar për të sjellë paqe në kontinent, ndërkohë që Rusia e ka lënë Europën. Fakti që jemi ulur me ju Volodymyr, tregon vendosmërinë tonë për të ruajtur sovranitetin e Ukrainës. Gjatë rrugës, shumica e vendeve të KPE kanë mbështetur sanksionet kundër Rusisë”.

Presidentja e KE-së foli për sanksione të reja ndaj Rusisë, kryesisht ndaj gazsjellësit rus.

“Të ardhurat e gazit në Rusi janë ulur me 18%, inflacioni është në rritje. Jemi gati të bëjmë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave. Që të jemi të qartë, ne duam paqe. Po punojmë për sanksione të reja, Nord Stream apo Flota Hije. Ka ardhur koha të angazhohemi seriozisht për paqe”

8 ORE ME PARE

Kancelari gjerman nga samiti në Tiranë: Përpjekjet tona kanë treguar një sukses shumë të vogël diplomatik!

Samiti i KPE/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë!
Kancelari gjerman Merz

Kancelari gjerman Merz foli sot në Samitin e Komunitetit Evropian në Tiranë për luftën në Ukrainë.

Merz tha se Europa duhet të vazhdojë  t’i ofrojë mbështetje të fortë Ukrainës, nga aspekti politik, financiar dhe ushtarak.

Kancelari gjerman: Çështja e parë,  me faktin se në kontinentin tonë kemi një sfidë që s’e kemi parë për disa dhjetëvjeçarë që është lufta e vështirë dhe e fortë ne Ukrainë.

Ne duhet të vazhdojmë t’i japim mbështetje të fortë Ukrainës, nga aspekti politik, financiar, ushtarak.

Përpjekjet tona kanë treguar një sukses shumë të vogël diplomatik, fakti që ata sot po takohen për herë të parë pas 3 vite e gjysmë.  Duhet të jemi shumë të qartë për mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën./Versus.al

9 ORE ME PARE

‘’Të heqim barrierat tregtare’’, Macron me kritika për demokracinë dhe zgjedhjet: Po minohen!

Samiti i KPE/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë!

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ishte më i drejtëpërdrejtë në fjalën e tij gjatë diskutimeve në samitin e Komunitetit Politik Europian që mbahet sot në Tiranë.

Ai tha se duhet që shtetet e Evropës të kenë një bashkëpunim më të madh sa i takon luftës kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Ndërsa ngriti shqetësimin e ndikimit të huaj në demokracitë e vendeve të kontinentit përgjatë zgjedhjeve që mbahen.

‘’Kemi të pranishëm anëtarë të NATO-s këtu, por na duhet një shtyllë e fortë europiane në NATO. Evropa ka shumë rëndësi sot sa i takon trajtimit të sigurisë tonë. Ky komunitet i sjell siguri njerëzve tanë kur vjen puna për luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Do doja të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe agjencish europiane për të luftuar trafikun e drogës në porte e lumenj, sepse i gjithë ky trafikim është i ndërlidhur.

Më tej, kemi të bëjmë me sigurinë tonë demokratike. Munda ta kuptojmë nga zgjedhjet e fundit në Rumani e Moldavei. Ka kërcënime që po minojnë demokracinë tonë. Këto krijojnë manipulime gjatë zgjedhjeve, ka ndërhyrje të huaja konstate dhe këto po minojnë demokracitë tona. Ne kemi nisur një nismë për të rritur bashkëpunimin tonë. Por duhet bërë më shumë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, sulmet online dhe të gjurmojmë atë çfarë i ushqen këto sulme hibride’’- tha Macron.

Sipas kreut të shtetit më të rëndësishëm të BE, një pikë tjetër e rëndësishme është edhe ajo ekonomike. Macron tha se duhet të ketë heqje të barrierave tregtare në mënyrë që tregu europian të funksionojë si një i vetëm për 700 milionë banorët.

‘’Pika e fundit është siguria ekonomike. Deri më tani nuk kemi kuptuar mjaftueshëm se përfaqësojmë mbi 700 milionë banorë. është një treg i jashtëzakonshëm, më i madh se ai amerikan. Po të shihni nivelin mesatar, është edhe më me ndikim sesa tregu kinez. Na duhet të rrisim bashkëpunimin dhe të punojmë duke hequr barrierat tregtare. Të sigurohemi që të jemi më të bashkuar edhe nga pikapamja tregtare’’- deklaroi presidenti francez. Versus.al

9 ORE ME PARE

Erdogan thirrje nga samiti në Tiranë: Jemi në situatë kritike, armët duhet të heshtin

Samiti i KPE/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë!
Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bën thirrje për armëpushim në Ukrainë.

Gjatë fjalës së tij në samitin europian në Tiranë, Erdogan tha se bota është në një moment kritik dhe për këtë arsye liderët perëndimorë duhet të qendrojnë të bashkuar.

“Jemi në një moment kritik që armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë. Sot ashtu si në të shkuarën gjithë secili po kontribuon për të arritur armëpushimin”, u shpreh presidenti turk.

Erdogan: Do doja të falenderoja mikun tim të dashur Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë samit.

Është e rëndësishme që të veprojmë të bashkuar. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare është e nevojshme që të krijohet arkitekturë e drejt.

Në këto kohë kritike ku diskutojmë të ardhmen e sigurisë europiane, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes janë të dobishme. Ne besojmë se këto përpjekje duhet të përfshijnë edhe aleatë që nuk janë anëtarë të BE. Kjo do ishte në interes të sigurisë europiane.

Duhet të konsultohemi për hapat që garantojnë sigurinë tonë ekonomike.

Jemi në një moment kritik që armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë. Sot ashtu si në të shkuarën gjithë secili po kontribuon për të arritur armëpushimin./Versus.al

9 ORE ME PARE

Zelensky: Takimi me Putinin dështoi për shkak të frikës dhe pasigurisë nga Rusia

Samiti i KPE/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë!
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbajti fjalën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet sot në Tiranë.

Zelensky, komentoi dhe situatën e negociatave me Rusinë të cilat po mbahen në Turqi , duke u shprehur se nuk ishin ukrainasit që po minonin negociatat, por vetë rusët që dërgonin në takime ‘kokëboshë’.

Zelensky: E vlerësoj shumë faktin që ne e kuptoni njësoj situatën që luta kundër Rusisë të përfundojë shumë shpejt, ju të gjithë e dini që të ndërmerrnin disa hapa të rëndësishme për t’i dhënë fund luftës nëse Putin nuk do të kishte pasur frikë të vinte në Turqi, isha i gatshëm për një takim me Putinin për të mundur të zgjidhim çështjet e rëndësishme, por ai nuk ra dakord për asgjë, delegacioni rus ishte e një niveli shumë të ulët dhe s’mund të merrnin vendime, unë dërgova një ekip që udhëhiqej nga ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, të ketë armëpushim të plotë. Rusia ka dërguar të njëjtët njerëz, kanë bërë shumë deklarata dhe kërcënime, takimin e Stambollit ta kthejnë në një proces bosh, nuk jemi ne apo Perëndimi që po i minojmë këto negociata por janë rusët që kanë dërguar kokëboshë në këto takime, ajo që shikoj nga delegacioni rus është teatër./Versus.al

9 ORE ME PARE

''Zoti e shpëtoi Trumpin se kishte plan për Europën'', Rama: Përse të mos kemi një KPE të arsimit dhe shkencës?

Samiti i KPE/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë!

Gjatë fjalës së tij në nisje të samitit të Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama propozoi që të mos ketë vetëm diskutime lidhur me armatimet dhe bashkëpunimin ushtarak, por edhe një zgjerim të shkëbimit të informacionit dhe të investimeve në ura lidhëse në arsim dhe shkencë.

‘’Më lini t’ju pyes. Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit, shkencës dhe AI? Një aleancë ndërkombëtare përtej armatimit, terren dijesh, shkëmbimi informacioni ku territore që nuk janë ende anëtare të BE të bëhen mundësi të reja investimi. Një ringjallje e asaj që pasoi rënien e murit të Berlinit, ku Europa zbuloi anën e saj lindore.

Le t’ju japim të rinjve të Europës, bizneseve të reja, një arsye më të mirë për të qëndruar sesa të flasim vetëm për armë e armatim. Beteja jonë nuk mund të ketë të bëjë vetëm me qëndresën për çfarë mund të na bëjnë të tjerët, por edhe me atë që lidhet se çfarë mund të bëjmë për të rinjtë tonë’’- tha Rama.

Ai përmendi sërish rastin e atentatit ndaj presidentit amerikan Donald Trump para rizgjedhjes së tij, duke thënë se në këtë mënyrë Zoti e kishte edhe një plan për Evropën për ta rizgjuar.

‘’Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi nga plumbi sepse kishte një plan për Amerikën, tha vetëm gjysmën e së vërtetës. Gjysma tjetër është se Zoti kishte një plan edhe për Europën. Nuk mund të ishte më e qartë sesa kaq. Europa edhe njëherë ka mundësi të dhuruar prej Zotit për të rishpikur veten’’- shtoi Rama. Versus.al

9 ORE ME PARE

“Paqja pa mbrojtje është një iluzion” – Mesazhi i fortë i Presidentit të Këshillit Evropian nga Tirana

Samiti i KPE/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë!
Antonio Costa

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë fjalës së tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, u bëri thirrje liderëve të kontinentit që të qëndrojnë të bashkuar përballë sfidave globale dhe krizave të sigurisë.

Nga kryeqyteti shqiptar, Costa theksoi se pa mbrojtje, paqja mbetet një iluzion, duke nënvizuar nevojën për investime më të mëdha nga BE në fushën e sigurisë.

Costa: Faleminderit edhe për motin edhe pse me shi është kohë e ngrohtë, për këtë mikpritje kaq kreative. Titulli i takimit të sotëm është me vend, një Evropë e re në një botë të re, kjo është çështja kryesore, çfarë është Evropa cili është roli i saj, pas fundit të Luftës së dytë Botërore krijuam një rend të ri botëror, agresioni rus solli  luftën e madhe në kontinentin evropian sërish. Situata në Gaza është një tragjedi humanitare, e drejta kombëtare po dhunohet, njerëzit po sulmohen me forcë.

Bashkëpunimi ka bërë që të lidhen me njëri tjetrin, kjo ndërvarësi është shndërruar në instrument presioni dhe pushteti. Evropa ka detyrë të punojë për këtë çështje duhet të jemi të bashkuar, Evropa duhet t’ia dalë mbanë që të realizojë një paqe. Siguria juaj është edhe siguria jonë, Evropa duhet të investojë më shumë, se paqja pa mbrojtje është iluzion, Evropa duhet t’ja dalë mbanë për të pasur zgjidhjen e duhur për paqe në Lindjen e Mesme, do të minohet jo vetëm siguria e Evropës por edhe autoriteti i saj./Versus.al

 

10 ORE ME PARE

Nis samiti, Rama përmend fitoren e PS: Ishte si referendum i Brexit! Ata që nuk më votuan, të painformuar

Samiti i KPE/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë!

Fjalën e tij në nisje të samitit të Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama e filloi duke theksuar detajet e ndërtesës së përkohshme të ngritur në sheshin ‘Skënderbej’, muret e së cilës janë të veshur me vizatimet e fëmijëve shqiptarë për të ardhmen.

‘’Rrugëtimi është bërë më i gjatë. E kam të vështirë të shpreh fjalët e mia teksa mirëpres këtë samit këtu në Shqipëri. është vërtet një nder i jashtëzakonshëm për të gjithë vendin tim dhe popullin shqiptar t’ju mirëpresë juve të gjithëve. Në këtë ndërtesë të ndërtuar enkas për Komunitetin Politik Evropian në Tiranë ku nuk jeni të rrethuar nga makthet e Europës në pikturën e rilindjes dhe as nga zbrazëtia e një hapësire të përkohshme takimesh, jeni të rrethuar nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë të Europës. Kjo ishte një zgjedhje e qartë për ne sepse ëndrrat e fëmijëve nuk mbahen peng nga mitet e së shkuarës’’- tha Rama.

Më tej nuk la pa përmendur as fushatën zgjedhore, por pavarësisht fjalorit të ashpër të tij të përdorur ndaj kundërshtarëve politikë, përmendi vetëm faktin se gjatë fushatës Bashkimi Europian ishte më i pranishëm se kurrë në retorikën politike.

Ndërsa sa u takon atyre që nuk e votuan, Rama tha se nuk janë euroskeptikë, por thjesht të painformuar që mendojnë se duhet të ishte shkarkuar.

‘’Keni ardhur në një moment mjaft domethënës në këtë vend ku kemi mësuar ta shohim të shkuarën me sytë e së ardhmes. Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë. Jo si një grumbull detyrash shtëpie, por fat i bashkëndarë, ja përse është kaq kënaqësi që fushata u përqendrua te këto fjalë: Europë, identitet, përkatësi fitoi mbi 52% të votave. Për mikun tim ë dashur këtu Keir ishte rezultat mjaft i ngjashëm me atë të Brexit. Por edhe 48% i mbetur nuk janë euroskeptikë. Janë thjesht europtimistë të painformuar të cilët mendojnë se duhet të isha shkarkuar meqë nuk e anëtarësova Shqipërinë në BE shumë kohë më parë’’- shtoi kryeministri. Versus.al

Poll