Live Updates /

Shqipëria hap grupkapitullin e parë të negociatave me BE-në, Rama: Mal që duhet ngjitur brenda 2030-ës, BE u 'zgjua' dhe falë Putinit

*Sot në Luksemburg mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare mes qeverisë së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për hapjen e kapitullit të parë të negociatave që shënojnë dhe nisjen e një faze të re të integrimit. *Konferenca drejtohet sot nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e BE. Szijjarto theksoi se qëllimi kryesor është përshpejtimi i procesit të integrimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor. *Ndërsa Rama i cili ndodhet në Luksemburg së bashku me disa prej ministrave të kabinetit, e cilësoi fazën e re si “një mal” ku Shqipëria duhet të ngjitet brenda 2030-ës. *Takimi i sotëm do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grupkapitullin 1, që përfshin fushat dhe kapitujt e negociatave që lidhen me funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike dhe reformën e institucioneve të drejtësisë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sot në Luksemburg mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare mes qeverisë së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për hapjen e kapitullit të parë të negociatave që shënojnë dhe nisjen e një faze të re të integrimit. *Konferenca drejtohet sot nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e BE. Szijjarto theksoi se qëllimi kryesor është përshpejtimi i procesit të integrimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor. *Ndërsa Rama i cili ndodhet në Luksemburg së bashku me disa prej ministrave të kabinetit, e cilësoi fazën e re si “një mal” ku Shqipëria duhet të ngjitet brenda 2030-ës. *Takimi i sotëm do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grupkapitullin 1, që përfshin fushat dhe kapitujt e negociatave që lidhen me funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike dhe reformën e institucioneve të drejtësisë.

8 Postime
4 MUAJ ME PARE

Hapja e negociatave, Rama-opozitës: Do t'ju ndriçojë fillin e arsyes për akuzat ndaj komisionit "Antikorrupsion"

Shqipëria hap grupkapitullin e parë të negociatave me BE-në,

Kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar reagimin e tij të parë në rrjetet sociale pas hapjes së grupkapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në BE për t’ju përgjigjur kritikëve të komisionit të posaçëm “Antikorrupsion”.

Në reagimin e bërë, Rama shkruan se hapja e negociatave është kurorëzim i përpjekjeve të bëra nga Shqipëria gjatë procesit të integrimit, ndërsa për opozitës i kërkon “t’i thërrasë” arsyes sa i takon akuzave që janë hedhur kundrejt komisionit që drejtohet nga Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm.

Reagimi i plotë:

Një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit*
Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”:
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma në administratën publike
-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Prokurim publik
-Statistikat
-Kontrolli financiar
*mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.

Aktualisht, ky komision është bojkotuar nga organet e drejtësisë si Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, Gjykata Kushtetuese dhe ILD të cilat nuk e kanë parë të arsyeshme të marrin pjesë në veprimtari parlamentare. Ndërsa dje ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja duke u përpjekur ta paraqesë ndryshe refuzimin e institucioneve të drejtësisë për të qenë në këtë komision, tha se bëhej fjalë për gatishmëri të tyre në ofrimin e ekspertizës, por jo me prezencë. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Hapen negociatat për grupkapitullin e parë, Rama: Synojmë të mbyllim integrimin në BE brenda 2030

Shqipëria hap grupkapitullin e parë të negociatave me BE-në,

Shqipëria ka hapur negociatat për grupkapitullin e parë me Bashkimin Europian dhe kryeministri Edi Rama u shpreh se synimi është që vendi të jetë pjesë me të drejta të plota brenda vitit 2030.

Për këtë gjë, Rama tha se Shqipëria është në kërkim të ndihmës së vendeve të tjera, qoftë ndihmë politike, por edhe teknike.

“Është synimi ynë ta përmbyllim këtë proces brenda kësaj dedake, kjo është sigurisht shumë ambicioze, njhë volum të jashtëzakonshëm pune, kemi një plan dhe po kështu mbështetmi të miqtë dhe partnerët tanë për të na ndihmuar në këtë gjë, dhe kur them të na ndihmojnë kjo është dy kahshme, politike dhe teknikisht ku kemi nevojë për dije, jam besim plotë se për sa na takon ne do t’i përmbushim të gjitha standartët. Duam të sjellim Bashkimin Europian në Shqipëri’, tha Rama./Versus.al

5 MUAJ ME PARE

“A po bëni punët e pista të BE?”, Rama u përgjigjet gazetarëve: Na kërkuan marrëveshje si ajo me Italinë, por u thamë “Jo”

Shqipëria hap grupkapitullin e parë të negociatave me BE-në,

Pyetjes se “Shqipëria po bën punët e pista të Bashkimit Europian”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke listuar një sërë arsye se përse ka pranuar që të nënshkruajë një marrëveshje emigrantësh me Italinë. Ai sqaroi se ia kanë kërkuar edhe vendet e tjera, por iu janë përgjgijur kategorikisht “jo”.

“E kam shpjeguar për arsyen pse Shqipëria e ka bërë këtë marrëveshje dhe se si e shohim ne këtë dukuri, ne “Po” na është kërkuar nga të tjerë dhe kemi thënë “Jo”, të gjithë duhet ta kuptojnë se marrëdhënia jonë me Italinë është shumë e veçantë, që ka lidhje që nga e shkuara. Nuk jemi vend i BE. Do bëjmë cdo gjë për të qenë një anëtarë i denjë i Bashkimit Europian, e di që ndonjëherë për më të voglin ka një punë më të madhe për të bërë, kur hyn në një familje të madhe nuk mund të zgjedhësh vetëm ëmbëlsirat apo ushqimin e mirë, po ka dhe gjëra të tjera në menu që duhet ta marrësh, ky është angazhimi ynë krah kësaj familje, BE s’do ketë anëtar më besnik se Shqipëria”, tha Rama./Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Rama: Reforma në drejtësi dënoi figura politike të larta pavarësisht lidhjes me partinë! Do luftojmë korrupsionin në çdo nivel

Shqipëria hap grupkapitullin e parë të negociatave me BE-në,

Në konferencën e dytë ndërqeveritare të Shqipërisë me BE-në ku u hap grupkapitulli i parë, kryeministri Edi Rama vuri theksin te Reforma në Drejtësi, sipas së cilit ka dhënë frytet e saj, duke vënë përpara gjykatave njerëz me pushtet, pa dallim politik.

“Për herë të parë po shohim hetime të profilit të lartë dhe figura politike që akuzohen apo dënohen përpara një gjykate të pavararur pavarësisht lidhjes së tyre me partinë në pushtet apo të tjerë, do e bëjmë duke luftuar krimin dhe korrupsionin në çdo nivel, institucionet tona të reja të drejtësisë, të lindur nga reforma në drejtësi po shënojnë përparime domethenëve, ky progress vetëm sa do të thellohet edhe më tej, do e bëjmë duke ruajtur të drejtat e njeriut”, tha Rama.

Ai tha se ky hap i hedhur nga Shqipëria duhet marrë si një para përpara edhe për rajonin.

“Cdo sukses që Shqipëria arrin në BE duhet të shihet si një hap përpara drejt Unionit. Duke treguar rrugën drejt BE duke i qëndruar vfort vlerave dhe parimeve të tij, dëshira për të qenë pjesë e këtij Bashkimi që është projekti më i sukssshëm i paqes, në Shqipri nuk ka rrugë tjetër përpos të ardhmes në BE”, u shpreh ai. /Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Hapja e negociatave me BE, ironia e Ramës: U bë me ndihmën e Vladimir Putin

Shqipëria hap grupkapitullin e parë të negociatave me BE-në,

Në konferencën e dytë ndërqeveritare të Shqipërisë me BE-në ku u hapën negociatat për grup-kapitullin e parë, kryeministri Edi Rama tha se lufta në Ukrainë, shërbeu si një alarm për Unionin për të pasur pranë vetes vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në vijim të një seance emocionale që e sjell më parë Bashkimit Europian, jam pranë 2 Hungarezëve dhe ndihem shumë mirë dhe sigurt, një ditë historike dhe e rëndësishme për Shqipëtarët dhe BE.  Për fat të keq dhe këtë nuk e shmang dot pa e thënë, kjo ishte me ndihmën e Vladimir Putin, që ky process mori një shpejtësi të re. Të qartësoj në mënyrën më të vështirë se keni nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka për BE. Kjo është një arritje të madhe për Shqipërinë dhe BE dhe shënon një gur themeli historic drejt rrugëtimit në BE”, tha ai.

Mirëpo, Rama nuk i kurseu kritikat për Bashkimin Europian, ndonëse tha se Shqipëria nuk ka pasur asnjë plan B, në rast se nuk do të bëhej pjesë e familjes Europiane.

“U tregua e padrejtë ndaj nesh ku hodhi poshtë vetë rekomandimet e Komisionit të vet”, përfundoi ai./Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Rama për hapjen e negociatave me BE-në: Na pret një mal për t'u ngjitur, brenda 2030-ës do të jemi gati

Shqipëria hap grupkapitullin e parë të negociatave me BE-në,
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për mediat para nisjes së konferencës së dytë ndërqeveritare të Shqipërisë me BE-në për hapjen e kapitujve të parë, duke u shprehur i bindur se vendi ynë do të jetë anëtar brenda vitit 2030.

“Moti gri i Luksemburgut, nuk shuan entuaziazmin për këtë hap të radhës shumë të rëndësishëm për Shqipërisë. Europa, është i vetmi vend ku duam të jemi.

Është mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe pavarësisht motit gri të Luksemburgut, ndihemi shumë entuziastë, mjaft të inkurajuar, që më në fund nisim me pjesën më të vështirë të punës, që nënkupton çeljen e grup kapitujve të Themeloreve. Do të përmbyllim brenda afatit tonë mjaft ambicioz të gjithë këtë proces të negociatave dhe do ta bëjnë Shqipërisë të ulet si e barabartë rreth tryezës së shteteve anëtare të Bashkimit Europian.”- tha Rama.

Ai i konsideroi proceset e ardhshme si "një mal" tek i cili vendi ynë duhet të ngjitet. 

"Kështu që janë detyra shtëpia, një mal për t’u ngjitur dhe tani më ne jemi në ngjitje e sipër, me ide të qarta, me një vullnet mjaft të fortë dhe nuk ka aspak dyshim që duhet të arrijmë atë që duhet arritur që do të thotë Shqipëria në BE brenda 2030. Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Evropian brenda vitit 2030”,- shtoi kryeministri. 

Gjithashtu ai tha se ky proces po ndodh dhe falë Putinit dhe 'hapjes së syve' të BE-së pas nisjes së luftës në Ukrainë.

'Ky moment është i veçantë edhe falë Putinit që për shkak të luftës zgjoi nga gjumi edhe më skeptikun dhe i bënë të kuptojmë që Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për BE aq sa BE është për ne.

Do të bëjmë më të mirën e do vrapojmë për t'u siguruar që kjo dritare mundësie nuk do të mbyllet pa ne brenda BE”, u shpreh Rama. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Negociatat me Shqipërinë, ministri hungarez: Në krye të agjendës, përshpejtimi i integrimit të Ballkanit në BE

Shqipëria hap grupkapitullin e parë të negociatave me BE-në,
Ministri hungarez, Peter Szijjarto

Para nisjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, ministri hungarez i Jashtëm që do të kryesojë organizimin së bashku me Ramën tha se agjenda ka në krye përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në përpjekjet e tyre për t’u integruar në BE.

“Ajo çka kemi vënë në krye të agjendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Në fakt jetojmë në të njëjtin rajon dhe e dimë se çfarë ndryshimi ka zhvillimi në paqe dhe natyrisht që ne mund të ndihmojmë me zhvillimin e Ballkanit Perëndimor me zhvillimet paqësore në situatën e tyre.

Kështu që do të ishim vërtetë të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë. Kjo është dhe falë kryeministrit dhe kabinetit të tij sepse kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, faleminderit”, tha Péter Szijjártó. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Shqipëria hap sot negociatat me BE-në për grupkapitullin e parë! Mbahet në Luksemburg konferenca e dytë ndërqeveritare

Shqipëria hap grupkapitullin e parë të negociatave me BE-në,

Sot në Luksemburg do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësim. Takimi nis në orën 08:00 dhe do të drejtohet nga krzeministri Edi Rama e ministri hungarez i Jashtëm Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së, me të cilin Rama do të mbajë një konferencë rreth orës 09:25.

Në tryezë për palët shqiptare do të jenë dhe të gjithë zv/ministrat, të cilët përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit që do të hapen ditën e nesërme, te njohura si “Themeloret”.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grupkapitullin 1, që përfshin fushat dhe kapitujt e negociatave si:

Funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma e administratës publike

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Kriteret ekonomike

Kapitulli 5 – Prokurimi publik

Kapitulli 18 – Statistikat

Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

 

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet me jashtë.


Negociatat për grupkapitullin 1 hapen të parat dhe mbyllen të fundit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Ndërkohë dje në Berlin u mbajt samiti i Përbashkët i liderëve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor ku u bë me dije se fondi prej 6 miliardë dollarësh si ndihmë për rritjen ekonomike do të shpërndahet në fund të këtij viti. Versus.al

Poll