Çfarë do të gjeni në brendësi
*Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar sot akuzat kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliajt dhe gruas së tij Ajola Xoxa duke i marrë zyrtarisht të pandehur. *Veliajt i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, iu komunikuan në qeli akuzat për veprat penale: fshehje pasurie, korrupsion pasiv në 9 raste dhe pastrim parash. SPAK zgjati deri më 29 shtator afatin e hetimeve ndaj Veliajt. *I pandehur u mor edhe biznesmeni Mirton Lika, bashkëpronari i “Sky Toëer” në Tiranë ndaj të cilit rëndon akuza për fshehjen e të ardhurave. Ai rezulton një prej biznesmenëve të hetuar të dyshuar si të përfshirë në dosjen e Veliajt. *Avokati i Xoxës kërkoi që SPAK t’i vinte në dispozicion aktet hetimore, por Prokuroria e Posaçme i vendosi si kusht një pagesë të caktuar.
Hetimi i SPAK për Veliajn, merret e pandehur edhe deputetja e PS, Klotilda Bushka

SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur deputeten e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
SPAK kishte nisur muaj më parë hetimin për Bushkan për akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme, ajo thirri në zyrat e Avokatit të Popullit dëshmitaren Ina Goxhaj, të cilës iu mor telefoni dhe iu kërkua të mos fliste.
Në dosjen e SPAK thuhet se takimi i parë mes Klotiilda Bushkës dhe Ina Goxhajt është bërë në banesën e kësaj të fundit në zonën e Shkollës së Kuqe.
Goxhaj ka treguar në dëshminë e saj se Klotilda Bushka, të cilën e ka kushërirë, e ka urdhëruar që të mohonte gjithçka kur të merrej në pyetje.
“Takimi i dytë është zhvilluar në 11 dhjetor 2024 në një zyrë avokatie, ku si pikë takimi ka shërbyer shtetasi E.I. Ajo ka thënë se aty ka gjetur Bushkën dhe një djalë tjetër, që nuk e njihte. Bushka e mësonte çfarë të fliste, gjëra që duhet të mohonte në mënyrë kategorike.
Bushka i ka kërkuar që të thoshte se ishte ajo nismëtare e projektit të dancit, ndërsa HARABEL është marrë vetëm me organizimin. Shqetësimi tjetër i Bushkës, është shprehur Goxhaj, lidhje me selinë e BYL-A, që nuk duhet të dilte shtëpia e saj. Ajo ka thënë se Bushka i ka dhënë një dokument, që shërbente për ndryshimin e adresës të qendrës BYL-A dhe i ka sugjeruar të deklarojë se ka qenë neglizhencë e saj mosndryshimi i adresës. Në këtë takim është bashkuar edhe Ajola Xoxa, e cila i ka kërkuar që t’ia dorëzonte telefonin dhe më pas ia ka kontrolluar. Goxhaj është shprehur se u ndje e detyruar për t’ia dorëzuar celularin e saj, një Samsung A35, por u ndje e detyruar nga Xoxa. Më pas, i ka dhënë një Iphone 12 dhe i ka dhënë se telefoni i mëparshëm do të asgjësohej”, thuhet në dosje./Versus.al
EMRI/ I dha telefonin Veliajt gjatë shoqërimit nga Durrësi, SPAK i komunikon akuzën edhe policit të burgjeve
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i ka komunikuar akuzën edhe një polici të burgjeve, i cili dha kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një telefon gjatë shoqërimit të tij nga Durrësi.
Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, është marrë i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se i dha telefonin Erion Veliajt për të komunikuar gjatë kohës që transportohej nga Paraburgimi i Durrësit drejt Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë.
Episodi dyshohet se ka ndodhur më datë 11 Mars 2025.
Ndërkohë, prokuroria vazhdon të zhvillojë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes./Versus.al
VIDEO/ Me dosje në dorë, agjentët e BKH-së mbërrijnë në paraburgimin e Durrësit për t'i komunikuar akuzat Veliajt

Agjentët e BKH-së kanë mbërritur në qendrë e paraburgimit në Durrës për t’I komunikuar akuzat kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.
Veliaj akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe futja e sendeve të paligjshme në qeli.
Që prej 10 shkurtit të këtij viti, kryebashkiaku Erion Veliaj mbahet në qelinë e paraburgimit pasi SPAK argumenton se lënia e tij në një masë tjetër sigurie mund të përbëjë rrezik për prishjen e provave të hetimeve që po kryhen ndaj tij, Ajola Xoxës dhe 6 biznesmenëve të tjerë që kanë përfituar tendera nga bashkia e Tiranës./Versus.al
View this post on Instagram
VIDEO/ Dosja Veliaj, SPAK merr të pandehur edhe Mirton Likën, bashkëpronarin e “Sky Tower”
Mirton Lika, bashkëpronar i “Sky Tower” është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hetimet në dosjen e Erion Veliajt. Sot i është komunikuar akuza për veprën penale “fshehja e të ardhurave”.
Sipas hetimeve të SPAK dyshohet se Lika i ka dhënë një zyrë Ajola Xoxës në “Sky Tower”.
Në janar të këtij viti, agjentët e BKH kryen kontrolle në apartamentin në pronësi të Mirton Likës, por që dyshohej se përdorej fshehtas nga Ajola Xoxa si "magazinë" për sende e dokumente të ndryshme. Versus.al
SPAK i komunikon akuzat Ajola Xoxës, zgjat afatin e hetimeve për Veliajn
Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka komunikuar sot akuzat Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj i cili mbahet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.
Gjithashtu është marrë vendimi për të zgjatur afatin e hetimeve deri më 29 shtator të këtij viti. Ajola Xoxa dhe avokati mbrojtës i saj kanë marrë materialet dhe në bazë të dispozitave të njohjes me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, do të vendosin mbi qëndrimin që do të mbajnë.
Pala mbrojtëse ka kërkuar gjithashtu edhe aktet hetimore, por SPAK u ka komunikuar se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm pasi të bëjnë pagesën. Ky kusht nuk është pranuar nga avokati Maks Haxhia. Versus.al
U mor zyrtarisht i pandehur, sot SPAK i komunikon akuzat Erion Veliajt
Prokuroria e Posaçme mori dje zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxën dhe biznesmenin Elman Abule.
Mësohet se ditën e sotme do t’i komunikohen akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe e fshehjes së pasurisë, ndërsa muaj më parë u bë me dije se kryebashkiakut të Tiranës i ishte shtuar edhe një tjetër dosje me akuzë “futja e sendeve të paligjshme në qeli” për të cilën po kryhen ende hetime.
Nuk dihet nëse kreu i bashkisë Tiranë do të lërë qelinë e paraburgimit për të qenë i pranishëm sot vetë në godinën e SPAK për t’u përballur me prokurorët e posaçëm Altin Dumanin dhe Ols Dadon. Por nga ana tjetër mbetet ende e paqartë nëse SPAK do ta përcjellë dosjen e Veliajt për në Gjykatën e Posaçme apo do të shtyjë afatet e hetimeve.
Që prej 10 shkurtit të këtij viti, kryebashkiaku Erion Veliaj mbahet në qelinë e paraburgimit pasi SPAK argumenton se lënia e tij në një masë tjetër sigurie mund të përbëjë rrezik për prishjen e provave të hetimeve që po kryhen ndaj tij, Ajola Xoxës dhe 6 biznesmenëve të tjerë që kanë përfituar tendera nga bashkia e Tiranës.
Dyshimet e SPAK janë se Veliaj në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, kishte ngritur një skemë të përvetësimit të fondeve publike të bashkisë Tiranë nëpërmjet së cilës kompanitë që fitonin tendera nga bashkia, kryenin pagesa për qendrën jofitimprurëse “Harabel” të Ajola Xoxës. GJKKO ka sekuestruar edhe disa prona në Qerret dhe Kodrën e Diellit që dyshohet se janë të Veliajt. Versus.al







