Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim me ndjekësit në rrjete sociale ku iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme. Mes tyre zgjodhi t’i përgjigjej edhe një komenti për emigrimin masiv të të rinjve, duke thënë se nuk është ai shkaktar dhe se ata kanë zgjedhur një rrugë tjetër për të ecur përpara. *Më tej, Rama u përqendrua sërish në retorikën politike të përdorur vazhdimisht duke thënë se vetëm Partia Socialiste mund ta anëtarësojë vendin në Bashkimin Europian. *Sa i takon pozitës së vendit në arenën ndërkombëtare, Rama përmendi faktin se më përpara nuk bëheshin vazhdimisht vizita zyrtare të nivelit të lartë dhe me këtë rast dha edhe lajmin se kryeministri britanik Keir Starmer do të zhvillojë për herë të parë vizitë zyrtare në vendin tonë, para mbajtjes së samitit të Komunitetit Politik Evropian. *Komunikimin “drejtëpërdrejt” Rama e mbylli duke thënë se pret që PS të marrë më shumë se 77 mandate deputetësh në zgjedhjet e 11 majit.
Vota e diasporës, nis paketimi i zarfeve me fletën e votimit! Ja kur u mbërrin emigrantëve
Ka nisur sot paketimi i zarfeve dhe vulosja e fletëve të votimit për shqiptarët e diasporës të cilët do të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Procesi po kryhet në Parkun Olimpik dhe në total janë mbi 245 mijë fleta votimi të cilat do të paketohen për t’u dërguar më pas në adresat përkatëse.
Në shtetet e Evropës, zarfet me fletët e votimit do të mbërrijnë nga data 15 deri më 22 prill. Ndërsa në kontinentet e tjera, afati për mbërritjen e zarfeve me anë të shërbimit postar shtrihet nga data 15 deri më 25 prill.
Zarfet do t’u mbërrijnë emigrantëve shqiptarë në adresat e banimit që ata kanë deklaruar dhe pasi të shprehin vullnetin e tyre me votë, qytetarët do të kontaktojnë me shërbimin postar për të dërguar mbrapsht fletën e votimit që do të numërohet në Shqipëri. Versus.al
“Mos votoni fare”, Rama mbështetësve të PD: Si i shkoni pas një njeriu që i fiket llampa 3 herë në ditë?!

Teksa iu përgjigj një komentuesi i cili argumentonte se ekonomia është e dobët dhe se vendi nuk prodhon më asgjë, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj mbështetësve të PD të clëve iu tha se është më mirë të mos votojnë sesa të shkojnë pas Berishës.
Duke e sulmuar kundërshtarin e tij politik në rubrikën “Sy m’Sy”, Rama tha se është më mirë të mos votojnë më 11 maj sesa ta çojnë votën për PD-në.
“Po si mund t’i hani këto idiotësira njëherë. Ore mos votoni kurrë për mua dhe PS po si mund të shkoni pas një të rojituri që i fiket llampa 3 herë në ditë tanimë se edhe mosha tepër e thyer tanimë bën të vetën. Dhe vetëm i ka sjellë këtij vendi halle e rrëmuja e turbullira. Si ka mundësi njëherë, çfarë kërkoni nuk e marr vesh. Doni më mirë dhe më shumë? Normal fare! Po rrini në shtëpi, mos dilni fare, po të dalësh e të shkosh të hedhësh votën në kënetë? Uau!”- u shpreh Rama. Versus.al
“12 vite largove të rinjtë nga atdheu”, Rama-komentuesit: Nuk e bëra unë, zgjodhën rrugën e tyre
Në komunikimin e zakonshëm të Rubrikës “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigjie njërit prej komentuesve i cili e kritikonte për largimin masiv të të rinjve gjatë kohës që ka qenë në pushtet.
Rama largoi përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se ata zgjodhën një rrugë tjetër dhe se ky është një trend historik të cilin e kanë kaluar edhe vende të tjera.
“12 vite në pushtet, largove të rinjtë nga atdheu”- shkruan komentuesi.
“Po mirë si ka mundësi vazhdon kjo këngë absurd? Pse unë i largova të rinjtë apo të vjetrit? Kur flasim për ata që zgjodhën një rrugë tjetër siç kanë zgjedhur një rrugë tjetër edhe vitet e mëparshme. Po të shikosh gjithë trendin e viteve, është trend historik. Kështu e kanë kaluar edhe vendet e tjera”- iu përgjigj Rama.
Një tjetër komentuesi që e akuzonte për “plaçkitjen” e votës, kreu i qeverisë iu kthye duke thënë se ai personalisht nuk ka asnjë lidhje me këtë gjë.
“Jo këtu, fjalën mbrapsht ty dhe gjithë atyre që e përdorin këtë fjalë. Unë personalisht nuk kam lidhje me këtë fjalë dhe as shumica e njerëzve me të cilët unë punoj”- shtoi kreu i ekzekutivit. Versus.al







