Live Updates /

Tragjedi në Maliq / Nëna e djali humbin jetën nga zjarri në banesë, vajza 6 vjeçare rëndë. Fëmijët të prekur nga autizmi

Fillimisht u raportua se nëna dhe dy fëmijët e saj kishin mbetur të plagosur, por më pas u mësua se gruaja, Merjeme Azizllari kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë brenda në shtëpi. * Fillimisht u raportua se nëna dhe dy fëmijët e saj kishin mbetur të plagosur, por më pas u mësua se gruaja, Merjeme Azizllari kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë brenda në shtëpi.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Fillimisht u raportua se nëna dhe dy fëmijët e saj kishin mbetur të plagosur, por më pas u mësua se gruaja, Merjeme Azizllari kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë brenda në shtëpi. * Fillimisht u raportua se nëna dhe dy fëmijët e saj kishin mbetur të plagosur, por më pas u mësua se gruaja, Merjeme Azizllari kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë brenda në shtëpi.

5 Postime
32 MINUTA ME PARE

Tragjedia në Maliq/ 6-vjeçarja niset me urgjencë drejt Tiranës,në gjendje kritike për jetën

Tragjedi në Maliq / Nëna e djali humbin jetën nga zjarri në

 Vogëlushja e mbijetuar nga zjarri që përfshiu një banesë në Maliq, ku humbën jetën nëna dhe djali 14 vjeçar është ende në betejë për jetën.

Sipas të dhënave deri më tani, vajza është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për trajtim të specializuar në pavionin e djegieve në QSUT. Burime nga spitali rajonal bëjnë të ditur se gjendja e saj është shumë e rëndë, për shkak të djegieve të shumta në trup.

 Ndërkohë nëna, Merjeme Azizllari, dhe djali i madh, 14‑vjeçari L. Azizllari, janë viktima tragjike të ngjarjes. Fqinjët rrëfejnë se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike: babai punonte, nëna kujdesej për dy fëmijët me spektrin autik. "Familje punëtore, ishin me ekonomi të dobët… të dy fëmijët ishin autikë," thotë një fqinjë.
Sipas dëshmisë së fqinjëve, zjarri dyshohet të jetë nisur nga një dyshek sfungjeri, ku fëmijët luanin. "Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerit dhe dihet që bëri shumë tym, pa flakë… Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin," tha fqinja Benereta Pashollari.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3 të Maliqit. Fillimisht u raportua se nëna dhe të dy fëmijët ishin të plagosur, por më pas u mësua se nëna kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, ndërsa djali 14‑vjeçar ndërroi jetë më vonë në spital.

Autoritetet e Policia e Shtetit dhe zjarrfikësit ishin në vendngjarje dhe hetimet vazhdojnë nën drejtimin e Prokuroria e Korçës për të sqaruar rrethanat e tragjedisë dhe për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

1 ORE ME PARE

“Fëmijët ishin autikë!” Fqinjët rrëfejnë tragjedinë në Maliq: Vajzën e shpëtoi komshia

Tragjedi në Maliq / Nëna e djali humbin jetën nga zjarri në

Një ngjarje që ka tronditur zemrat e të gjithë shqiptarëve ka ndodhur këtë të diel, më 19 tetor, në bllokun nr. 3 të qytetit të Maliqit. Një nënë dhe djali i saj 14-vjeçar humbën jetën në mënyrën më të dhimbshme nga asfiksia, mes tymit dhe panikut të një banese që u përfshi nga zjarri.

Viktima është Merjeme Azizllari, nënë e dy fëmijëve me spektrin autik, e cila nuk arriti të dilte nga shtëpia, ashtu si djali i saj i madh, L. Azizllari. Vetëm vajza e vogël, 6 vjeçe, ia doli të shpëtonte, por ndodhet në gjendje kritike në spital, me djegie të rënda në trup.

Jetë e vdekje në varfëri...

Fqinjët, të tronditur nga tragjedia, kanë folur për median me lot në sy. Ata rrëfejnë një realitet të rëndë që familja përjetonte çdo ditë, varfëri ekstreme, dy fëmijë me nevoja të veçanta dhe një nënë që përpiqej të përballonte gjithçka me durim, heshtje dhe pa i rënë në qafë askujt.

Benereta Pashollari, një nga fqinjët më të afërt, kujton: “Ishte një nënë që bënte ç’të mundte për fëmijët. Kishte një ekonomi të dobët, i ndihmonte bashkia me ndihmë ekonomike e ndonjë ushqim. Djali ishte më i madh, ecte, vajza më e vogël lëvizte më pak. Të dy ishin fëmijë me autizëm. Ishte e vetme, e lodhur, por përpiqej.”
Ajo shton me zë të dridhur se shpesh banorët e lagjes e ndihmonin, sepse shihnin se nuk kishte kush t’i rrinte pranë.

“Ne i çonim rroba, ushqime, i thoshim t’i lante fëmijët, t’i mbante pastër. Nuk i binte në qafë askujt, por ne e shihnim që ishte në hall.”

Vogëlushja shpëton për pak sekonda

Zjarri dyshohet se ka nisur nga një dyshek sfungjeri, ku fëmijët zakonisht luanin. Nuk pati flakë të mëdha, por tymi i dendur ishte vdekjeprurës. Fqinja Pashollari beson se fëmijët mund të kenë ndezur zjarr pa e kuptuar rrezikun, siç kishin bërë më parë në raste të tjera.

“Sfungjeri digjet shpejt dhe jep shumë tym. Nuk kishte flakë, por kishte tym të tmerrshëm. Vajza është hedhur nga dritarja, kurse nëna dhe djali nuk mundën të dilnin. Ata nuk flisnin, nuk reagonin si fëmijët e tjerë.”
Një grua tjetër nga lagjja, që ishte thirrur nga Merjemja për një ndihmë pak çaste para tragjedisë, është ajo që shpëtoi vajzën.

“E mora në telefon për një punë dhe kur po vinte, dëgjoi të bërtiturat. Vajza i binte derës me shkelma. Ishte tmerr. Ajo dhe një tjetër komshie vrapuan. Vetëm vajza shpëtoi.”

Fillimisht, të tre u nxorën të gjallë, por shumë shpejt Merjeme Azizllari ndërroi jetë nga asfiksia në banesë. Djali 14-vjeçar vdiq më vonë në spital, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet nën kujdes intensiv, duke luftuar për jetën.

Policia dhe zjarrfikësit mbërritën me shpejtësi, por për nënën dhe djalin e saj ishte shumë vonë. Shtëpia ishte e vogël, tymi kishte mbushur çdo cep dhe ajri ishte bërë i pamundur për t’u thithur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit, ndërsa komuniteti i lagjes është ende në shok.

2 ORE ME PARE

Thellohet tragjedia në familjen Azizllari, pas nënës ndërron jetë edhe djali i saj 14 vjeç! Rëndë fëmija tjetër

Tragjedi në Maliq / Nëna e djali humbin jetën nga zjarri në

Një ngjarje tronditëse ka goditur qytetin e Maliqit dhe ka lënë pa fjalë mbarë opinionin publik. Një nënë dhe djali i saj 14-vjeçar kanë humbur jetën, ndërsa vajza e vogël, vetëm 6 vjeç, ndodhet në gjendje kritike, pas një zjarri shkatërrues që përfshiu banesën e tyre mesditën e sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3 të qytetit të Maliqit, në banesën e shtetasit V. A.. Zjarri i furishëm i ka zënë në befasi familjarët, duke mos u lënë kohë për të shpëtuar.

Merjeme Azizllari, nëna e dy fëmijëve, ndërroi jetë si pasojë e asfiksisë, brenda në shtëpi, mes flakëve dhe tymit që mbuloi gjithçka. Pavarësisht përpjekjeve të shpejta për t’i shpëtuar jetën, edhe djali i saj, 14-vjeçari L. Azizllari, u nda nga jeta më vonë në spital, për shkak të dëmtimeve të rënda.

Ndërkohë, vajza e vogël 6-vjeçare po lufton mes jetës dhe vdekjes, nën përkujdesjen e mjekëve në Spitalin Rajonal të Korçës, me djegie të rënda në trup.

Zjarri është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, ndërsa policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë intensivisht për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë, që në pak minuta shkatërroi një familje të tërë.

Shkaku i rënies së zjarrit ende mbetet i paqartë, por banorët e zonës janë të shokuar nga ajo që ndodhi në zemër të ditës së diel, në një lagje të qetë që u kthye papritur në skenë tragjedie.

2 ORE ME PARE

Zjarri në Maliq / Nëna ndërroi jetë, 2 fëmijët në gjendje të rëndë shëndetësore

Tragjedi në Maliq / Nëna e djali humbin jetën nga zjarri në

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Maliqit, ku një banesë është përfshirë nga flakët, duke sjellë pasoja të rënda për një familje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3 të qytetit, në banesën e shtetasit V. A. Sipas burimeve zyrtare, nga zjarri janë dëmtuar rëndë fizikisht tre persona: nëna e familjes, M. A., dhe dy fëmijët e saj të mitur, të moshave 14 dhe 6 vjeç.

Fatkeqësisht, nëna ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, teksa po transportohej për ndihmë mjekësore. Dy fëmijët ndodhen aktualisht në Spitalin Rajonal të Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie në trup dhe nën kujdes intensiv.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë në rrethana ende të paqarta dhe është përhapur me shpejtësi brenda ambienteve të banesës. Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke shmangur një tragjedi edhe më të madhe.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj fatkeqësie që i mori jetën një nëne dhe vuri në rrezik jetën e fëmijëve të saj.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse zjarri ka ardhur nga ndonjë shkëndijë elektrike, bombol gazi apo shkaqe të tjera.

3 ORE ME PARE

Tragjedi në Maliq / Nëna e djali humbin jetën nga zjarri në banesë, një fëmijë 6 vjeç rëndë

Tragjedi në Maliq / Nëna e djali humbin jetën nga zjarri në
Ka përfunduar në tragjedi me një nënë të vdekur dhe dy fëmijë të plagosur ngjarja e rëndë dhe tronditëse është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Maliqit, ku një banesë është përfshirë nga flakë të fuqishme.

Sipas informacioneve paraprake, nëna dhe dy fëmijët e saj të mitur kanë pësuar djegie të rënda trupore si pasojë e zjarrit që ka përfshirë banesën në mënyrë të papritur dhe me përmasa alarmante. Të tre janë transportuar fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por gruaja fatkeqësisht nuk ja ka dalë. 

Tragjedi në Maliq / Nëna e djali humbin jetën nga zjarri në

Skena në vendngjarje ka qenë dramatike – flakë të mëdha, tym i dendur dhe britma për ndihmë që kanë alarmuar banorët e lagjes. Shërbimet e zjarrfikëses dhe forcat e policisë shkuan në terren, për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Shkaqet e zjarrit mbeten të panjohura. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa një ekip hetimor ndodhet në vend për të mbledhur provat e para.

 

Poll