Live Updates /

'U pyeta për gjithçka', nën hetim për falsifikimin e diplomës, në “lupë” dhe pasuria, Belind Këlliçi në SPAK: Nuk bashkëjetoj me gruan

*Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës ,Belind Këlliçi u pyet ditën e sotme për dy orë nga SPAK . *Ish-deputeti i PD-së po hetohet për falsifikim të diplomës së shkollës, deklarimin e rremë në formularin e vetëdeklarimit si si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie të Tiranës si dhe për fshehjen e pasurisë së gruas *Në një pronocim për media Këlliçi pretendoi se denoncimi ndaj tij është bërë si hakmarrje për denoncimet që ai ka bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës ,Belind Këlliçi u pyet ditën e sotme për dy orë nga SPAK . *Ish-deputeti i PD-së po hetohet për falsifikim të diplomës së shkollës, deklarimin e rremë në formularin e vetëdeklarimit si si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie të Tiranës si dhe për fshehjen e pasurisë së gruas *Në një pronocim për media Këlliçi pretendoi se denoncimi ndaj tij është bërë si hakmarrje për denoncimet që ai ka bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

3 Postime
4 MUAJ ME PARE

'U pyeta për gjithçka', nën hetim për falsifikimin e diplomës, në “lupë” dhe pasuria, Belind Këlliçi në SPAK: Nuk bashkëjetoj me gruan

'U pyeta për gjithçka', nën hetim për
Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës ka lënë ambjentet e SPAK pas dy orësh.

Gjatë një prononcimi për gazetarët Këlliçi la të kuptohet se është pyetur për falsfikimin e diplomës së shkollës së mesme.

Këlliçi: Jam pyetur se paskam paguar dhjetëra mijëra euro për të bërë foto me presidentin e SHBA Donald Trump. Ta pyesin vetë Trump, ça të them unë. Unë i kam dhënë deklaratat, kam dalë që në fillim e kam deklaruar që kam pasur zero kosto financiare. Jam pyetur për gjithçka, por duke qenë se më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor, prisni reagimin zyrtar të SPAK

Kam dhënë të gjitha sqarimet shteruese në raport me shpifjet, mllefin vrerin e hedhur ndaj meje, për shkak se rrëzova një skemë korruptive me vlerën 1 miliard euro në inceneratorin e Tiranës dhe kam rrëzuar bandën më të madhe të hajdutëve që ka parë shqipëria dhe Ballkani, Banda e 5D, kreu i së cilës para pak momentesh ka dalë nga kolegët e tij dhe trokitësit në institucionin e Prokurorisë Posaçme.

Jam i hapur dhe në dispozicion të drejtësis për cdo pyetje sqarim të mëtejshëm detajim që mund të ketë në raport më mua, familjen time apo këdo që është person i lidhur me mua, që nga dita që unë kam lindur e deri sot.

Këtu besoj jam sqarues për pjesën time. Në raport me ndodhitë e ditës së sotme keni parë që për të dytën herë brenda këtij viti se pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i bandës 5D është paraqitur në SPAK. Nuk e di kush kanë qenë zhvillimet por nëse dikush mendon se duke përdorur persona të diskredituar dhe dënuar me vendim gjykate për mashtrim që në vitin 86, do arrijë të më mbyllë mua gojën apo të stepë PD denoncimin për aferat korruptive, e ka gabim.

Lërini mënjëanë këta që kanë firmosur, më dilni përballë me fytyrë kushdo që mendon se do të më intimidojë në misionin për të goditur korrupsionin në Bashkinë  e Tiranës. Kushdo që ka dika në raport me mua dhe raport me pretendimet e mia të nxjerrë fytyrën përballë ashtu si e kam nxjerrë unë duke firmosur në cdo faqe që kam dorëzuar.

Është një çështje e ezauruar në 2021-2023. Sqarimet i kam dhënë me shkrim në SPAK.  Jam diplomuar me vlerësime të larta në universitete amerikane. Edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria ime më e madhe./Versus.al

 

 

4 MUAJ ME PARE

Belind Këlliçi në SPAK, akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme

'U pyeta për gjithçka', nën hetim për

Ish-kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi u paraqit ditën e sotme në SPAK, pas një kallzimi penal të bërë nga avokati Idajet Beqiri.

Sipas pretendimeve të Beqirit, Këlliçi nuk e ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme në institucionin "Harry Fultz" në Tiranë.

Gjithashtu pretendohet se Këlliçi ka flasifikuar dokumentet për tu regjistruar studimet universitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka bërë deklarime të rreme në formularët zyrtarë gjatë kandidimit për deputet, duke deklaruar se ka përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë.

SPAK ka nisur hetimet dhe ish-deputeti demokrat është paraqitur sot në SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me këto pretendime./Versus.al

4 MUAJ ME PARE

“Po e takove kryetarin çfarë do i thuash”, Veliaj prej 5 orësh në SPAK, mbërrin edhe Belind Këlliçi (VIDEO)

'U pyeta për gjithçka', nën hetim për

Ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndodhet në SPAK prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, së fundmi ka mbërritur edhe ish-rivali i tij në zgjedhjet lokale Belind Këlliçi.

Ky i fundit u tha gazetarëve se do të jepte deklaratë sapo të dilte nga institucioni, ndërsa ironizoi edhe Veliajn duke iu përgjigjur pyetjes së njërit prej gazetarëve.

Këlliçi: Pa merak se unë jam përherë transparent, do futem dhe do ju them

Pyetje: Po e takove kryetarin, çfarë do i thuash?

Këlliçi: Kë? Kreun e 5D apo pronarin faktik të inceneratorëve?

Ende nuk dihet arsyeja përse Këlliçi është paraqitur në SPAK, por raportohet se mund të ketë lidhje me denoncimet e dorëzuara prej tij lidhur me inceneratorin e Tiranës dhe atë që njihet si “afera 5D” për të cilat ai akuzon Erion Veliajn si përgjegjës kryesor. Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: