Live Updates /

Vendet e G7-ës thirrje për depërshkallëzim, Irani lëshon breshëri raketash balistike në Izrael! IDF: Vramë krahun e djathtë të Khameneit

*Vendet e G7-ës, kanë mbajtur një samit në Kanada ku kanë bërë thirrje për depërshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme ndërsa bombardimet e ndërsjellta mes Izraelit dhe Iranit hyjnë në ditën e tyre të pestë. *Deklarata e përbashkët ritheksonte të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur ndërsa Iranit iu bë thirrje që të ndalojë me prodhimin e armëve bërthamore. *Ndërkohë, Irani duket se nuk e mori parasysh thirrjen e vendeve të G7-ës dhe pas bombardimeve gjatë mbrëmjes, edhe mëngjesin e sotëm lëshoi rreth 20 raketa balistike mbi Tel Aviv dhe Jeruzalem.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Vendet e G7-ës, kanë mbajtur një samit në Kanada ku kanë bërë thirrje për depërshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme ndërsa bombardimet e ndërsjellta mes Izraelit dhe Iranit hyjnë në ditën e tyre të pestë. *Deklarata e përbashkët ritheksonte të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur ndërsa Iranit iu bë thirrje që të ndalojë me prodhimin e armëve bërthamore. *Ndërkohë, Irani duket se nuk e mori parasysh thirrjen e vendeve të G7-ës dhe pas bombardimeve gjatë mbrëmjes, edhe mëngjesin e sotëm lëshoi rreth 20 raketa balistike mbi Tel Aviv dhe Jeruzalem.

5 Postime
43 MINUTA ME PARE

"Dy ditët e ardhshme, vendimtare", Trump për konfliktin Izrael-Iran: Më mirë një fund i plotë sesa armëpushim

Vendet e G7-ës thirrje për depërshkallëzim, Irani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që konflikti në rritje midis Izraelit dhe Iranit të përfundojë me një "dorëzim të plotë" nga Teherani mbi armët bërthamore, duke hedhur poshtë sugjerimet se ai po përpiqet të negociojë një armëpushim të përkohshëm në Lindjen e Mesme.

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, pasi u largua papritur nga samiti i G7 në Kanada të hënën, Trump vlerësoi ofensivën izraelite dhe këmbënguli se aftësitë bërthamore të Iranit duhen zhdukur.

"Një dorëzim i plotë, është i mundur," tha Trump për fundin e tij të preferuar të luftimeve, duke shtuar se ai dëshironte "jo një armëpushim, por një fund të vërtetë" të konfliktit. "Nuk jam shumë në humor për të negociuar."

Vërejtjet e Trump erdhën menjëherë pasi ai kritikoi ashpër Presidentin Francez Emmanuel Macron në një postim në Truth Social për sugjerimin se po kthehej në Uashington herët për të provuar të finalizonte një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit.

Komentet e presidentit nënvizuan gjithashtu mbështetjen e tij të ashpër për sulmin e zgjatur të Izraelit, pavarësisht retorikës së tij të kaluar kundër luftës dhe një reagimi në rritje brenda bazës së tij MAGA mbi përfshirjen e SHBA-së në Lindjen e Mesme.

“Nuk po kërkoj një armëpushim, po kërkojmë diçka më të mirë se një armëpushim”, tha Trump.

Megjithatë, Trump ofroi pak detaje specifike se si mund të duket ky fund. Ai sugjeroi që qasja e tij do të përcaktohej nga ngjarjet e dy ditëve të ardhshme. Trump planifikoi të mblidhte këshilltarët e tij në Dhomën e Situatave të martën herët, tha ai, dhe konfirmoi se ka konsideruar dërgimin e Zëvendëspresidentit JD Vance dhe Steve Witkoff, të dërguarit të tij në Lindjen e Mesme, për t'u takuar me zyrtarët iranianë.

Ai gjithashtu vazhdoi të kritikonte Iranin për dështimin për të negociuar një marrëveshje bërthamore në kohë për të shmangur sulmin izraelit. Versus.al

4 ORE ME PARE

Sapo ishte emëruar, Izraeli vret shefin e ushtrisë së Iranit ‘në zemër’ të kryeqytetit

Vendet e G7-ës thirrje për depërshkallëzim, Irani
Ali Shadmani, i vrarë gjatë sulmeve izraelite

Izraeli tha se sulmet e tij gjatë natës vranë shefin e shtabit të Iranit "në kohë lufte", vetëm disa ditë pasi ai u emërua për të zëvendësuar një komandant të vrarë në sulmet e mëparshme.

Pas "informacionit të saktë" të marrë nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe "një mundësie të papritur gjatë natës (të martën), Forcat Ajrore Izraelite goditën një qendër komande me staf në zemër të Teheranit dhe eliminuan Ali Shadmanin", tha IDF në një deklaratë.

Irani nuk ka komentuar ende mbi pretendimet e Izraelit rreth vdekjes së Shadmanit.

Shadmani mori detyrën të premten pasi sulmet fillestare të Izraelit ndaj Iranit vranë disa komandantë të lartë, përfshirë paraardhësin e tij, gjenerallejtënant Gholam Ali Rashid.

Rashid dhe Shadmani kishin udhëhequr Shtabin Qendror Khatam al-Anbiya, një njësi që koordinon midis ushtrisë së rregullt dhe Gardës Revolucionare të Iranit.

Deklarata e IDF tha se në rolet e tij të ndryshme, Shadmani ndikoi drejtpërdrejt në planet operacionale të Iranit që synojnë shtetin e Izraelit. Versus.al

5 ORE ME PARE

Irani lëshon "breshëri" raketash ndaj Izraelit, ushtria thirrje izraelitëve: Hyni në strehimore

Vendet e G7-ës thirrje për depërshkallëzim, Irani

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë ngritur alarmin për sulm të ri nga Irani gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në njoftim bëhet me dije se ‘një breshëri’ raketash iraniane janë lëshuar drejt Tel Avivit dhe deri tani janë raportuar disa shpërthime në qytet.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ushtria u bëri thirrje qytetarëve që të hynnë në strehimoret e ngritura për t’u mbrojtur.

Bombardimet e reja vijnë pas samitit që liderët e vendeve të G7-ës mbajtën në Kanada ku bënë thirrje që Irani të ndalte përpjekjet për të patur një armë bërthamore, ndërsa u ritheksua e drejta e Izraelit për t’u mbrojtur. Versus.al

5 ORE ME PARE

Macron hodhi aludime për largimin e parakohshëm nga samiti i G7, Trump: Emanueli gjithnjë gabon

Vendet e G7-ës thirrje për depërshkallëzim, Irani
Emanuel Macron, Marc Carney dhe Donald Trump

Kanada- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump u largua më herët nga samiti i G7-ës duke u drejtuar për në Uashington.

Pas largimit të parakohshëm të tij, presidenti francez Emanuel Macron duke aluduar mbi arsyen e largimit tha se mbase bëhet fjalë për vendosjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit.

“Nëse Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë një armëpushim, kjo është një gjë shumë e mirë”, u tha Macron gazetarëve në një samit të G7 në Kanada.

Trump nuk ka vonuar për t’i kthyer përgjigjie Macronit nëpërmjet rrjetit të tij “Truth Social” ku shkruan se largimi i tij nuk ka të bëjë me armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit, por për diçka më të madhe se aq.

"Ai nuk e ka idenë pse unë jam tani në rrugën time për në Uashington, por sigurisht që nuk ka të bëjë fare me një Armëpushim", shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. "Shumë më e madhe se kaq."

Trump, i cili e përshkroi Macron si "kërkues publiciteti", tha: "Qoftë qëllimisht apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon. Qëndroni të sintonizuar!" Versus.al

5 ORE ME PARE

Bombardimet në Lindjen e Mesme në ditën e 5-të! Liderët e G7 thirrje Iranit: Ndaloni programin bërthamor

Vendet e G7-ës thirrje për depërshkallëzim, Irani

Bombardimet mes Izraelit dhe Iranit në Lindjen e Mesme tashmë kanë hyrë në ditën e pestë me të dyja palët që lëshojnë raketa si kundërpërgjigjie për sulmet.

Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme Irani ka vijuar me bombardimet ndaj Izraelit ndërsa ushtria izraelite tha se mbrojtja e saj ajrore do të bëjë të mundur kapjen e raketave iraniane në ajër. Sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ata kanë arritur të godasin aktivitetin e Iranit duke kthyer programin bërthamor shumë prapa në kohë.

Ndërkohë, liderët e G7-ës u mblodhën në një samit në Kanada për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit. Ndërsa deklarata e përbashkët bën thirrje ndaj Iranit që të ndalojë programin bërthamor duke i dhënë të drejtë Izraelit për t’u mbrojtur.

“Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë dhe i terrorit rajonal. Nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore”- thuhet mes të tjerash në deklaratën zyrtare të G7-ës.

Presidentit Donald Trump iu desh të largohej më herët nga samiti drejt SHBA-ve, ndërsa u la detyrë vartësve të tij që të takoheshin sa më shpejt të mundeshin me përfaqësuesit iranianë në mënyrë që të ketë një zgjidhje për këtë konflikt.

Trump gjithashtu i paralajmëroi iranianët të evakuohen nga Teherani, duke nënvizuar rrezikun për 10 milionë banorët e tij.

Që prej nisjes së bombardimeve mes dy vendeve, në Iran janë vrarë 224 persona ndërsa në Izrael 24 persona. Versus.al

Poll