Live Updates /

VIDEO/ Grushta dhe thika, dy vëllezër sherr me një person në Shkodër! Plagosen të tre

Një konflikt me thika dhe sende të forta ka ndodhur paraditen e sotme mes tre personave pranë shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”. Si pasojë e konfliktit në lagjen “Kongresi i Përmetit” kanë mbetur të plagosur me thikë dhe sende të forta, të tre të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Një konflikt me thika dhe sende të forta ka ndodhur paraditen e sotme mes tre personave pranë shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”. Si pasojë e konfliktit në lagjen “Kongresi i Përmetit” kanë mbetur të plagosur me thikë dhe sende të forta, të tre të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

3 Postime
3 ORE ME PARE

VIDEO/ Grushta e thik*, dalin pamjet e sherrit mes nxënësve në Shkodër, tre të plagosur

VIDEO/ Grushta dhe thika, dy vëllezër sherr me një person në

Janë publikuar pamjet nga sherri mes të miturve që ndodhi sot para portës së gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër.

Pamjet tregojnë një përleshje masive, ku rreth 20 adoleshentë janë përfshirë në konflikt, duke përdorur grushte kundër njëri-tjetrit.

Në një moment, një prej të rinjve, i veshur me xhup të kuq, ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur disa nga personat e përfshirë në sherr.

KUJDES PAMJE TË RËNDA:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

 

4 ORE ME PARE

Sherri me thika mes të rinjve në Shkodër, policia jep detaje: Një person u konfliktua me dy vëllezër!

VIDEO/ Grushta dhe thika, dy vëllezër sherr me një person në

Policia e Shkodrës ka dhënë informacion paraprak në lidhje me ngjarjën e rëndë të regjistruar dtitën e sotme pranë shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”.

Sipas uniformave blu dyshohet se dy vëllezërit me inicialet F.Th dhe K.TH kanë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë me thikë me shtetasin me inicialet A.K. 

Të tre shtetasit janë dërguar në spital për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin./Versus.al

5 ORE ME PARE

Ndodh sërish pranë shkollës, dy vëllezër sherr me thika me një person në Shkodër! Plagosen të tre

VIDEO/ Grushta dhe thika, dy vëllezër sherr me një person në
Foto ilustruese

Shkodër- Një konflikt me thika dhe sende të forta ka ndodhur paraditen e sotme mes tre personave pranë shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”.

Si pasojë e konfliktit në lagjen “Kongresi i Përmetit” kanë mbetur të plagosur me thikë dhe sende të forta, të tre të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja vjen pak ditë pasi një 15 vjeçar ndërroi jetë si pasojë e plagosjes me thikë gjatë sherrit me një 14 vjeçar. Më herët ishin shënuar edhe 2 viktima të tjera të rasteve të ngjashme. Ajo çfarë mbetet shqetësuese është mungesa e reagimit të fortë të institucioneve përballë krimeve mes të miturve dhe adoleshentëve. Versus.al

Poll