Live Updates /

Votohet qeveria e re Rama, opozita tensione në seancë, përjashtohet Bardhi, Spiropali zgjidhet kryeparlamentare

*Seanca e parlamentit ka nisur me debate, pasi opozita kërkoi debat për ministrat e rinj, por kjo kërkesë u hodhë poshtë. Pas debateve, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca kryetarin e Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin. *Mes protestave të opozitës për refuzimin e debatit për emërimet e reja në kabinetin Rama, Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit Bajram Begaj. *Me votim të fshehtë, Kuvendi ka zgjedhur me 75 vota Elisa Spiropalin. Pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, për shkak të një problemi shëndetësor, Edi Rama në kongresin e PS-së propozoi emrin e Spiropalit si kryeparlamentare.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Seanca e parlamentit ka nisur me debate, pasi opozita kërkoi debat për ministrat e rinj, por kjo kërkesë u hodhë poshtë. Pas debateve, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca kryetarin e Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin. *Mes protestave të opozitës për refuzimin e debatit për emërimet e reja në kabinetin Rama, Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit Bajram Begaj. *Me votim të fshehtë, Kuvendi ka zgjedhur me 75 vota Elisa Spiropalin. Pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, për shkak të një problemi shëndetësor, Edi Rama në kongresin e PS-së propozoi emrin e Spiropalit si kryeparlamentare.

3 Postime
8 MUAJ ME PARE

Mes protetave, Elisa Spiropali zgjidhet kryeparlamentare me 75 vota: Situatë atipike në fjalim tim të parë

Votohet qeveria e re Rama, opozita tensione në seancë,

Me votim të fshehtë, Kuvendi ka zgjedhur me 75 vota Elisa Spiropalin.

Pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, për shkak të një problemi shëndetësor, Edi Rama në kongresin e PS-së propozoi emrin e Spiropalit si kryeparlamentare.

Votohet qeveria e re Rama, opozita tensione në seancë,

Zgjedhja e kryeparlamentares është zgjedhur mes tensioneve dhe përplasje me deputetët e opozitës.

Ndërsa kryetarja e re e parlamentit mbante fjalën e saj përshëndetëse, opozita ka thirrur me fjalët “turp, turp, turp”.

Pas zgjedhjes së saj si kryeparlamentare ,Spiropali mori fjalën ku u shpreh se mirënjohjen më të madhe ia blaton qytetarëve që i besuan votën në 2017 dhe 2021 si deputete, ndërkohë që opozita ksihte bllokaur foltoren. 

Spiropali: Të nderuar kolegë do kërkoja mirëkuptimin tuaj për këtë fjalë dhe vijojmë me debate në sesione të tjera. Mirënjohja është një fjalë që në gjuhën e dikujt që merret me politikë, tingëllon si trokitja e një gote kristali fallso.

Mirënjohja ka hyrë në garderobën e kostumeve të vjetra, jashtë mode.

Dua të them që mirënjohjen që e kam kuptuar si detyrim e ndihej si një shtysë për të bërë më shumë nga sa kam mundur deri tani.

Jam e prekur si asnjëherë më shumë nga vlerësimi që më blatuat duke më zgjedhur kryetare të Kuvendit të Shqipërisë. Faleminderit me zemër.

E dimë mirë që është një ushtrim i vështirë politik, qytetar, personal, kolektiv, por jam e qartë që çfarë është mirë është e juaja dhe çfarë shkon keq është e kujdo që ngjisni këtu lart.

Mirënjohjen e blatoj qytetarëve që më sollën këtu në 2017 dhe më risollën në 2021 si deputete. Mirënjohjen ia kam detyrim secilit koleg.

Në këtë fjalë të parë jo polemike dhe në këtë situatë krejt atipike për mua duke pasur parasysh 3 vitet e mandatit qeverisës dua të falënderoj zonjën grua që zëvendësova sot.

E dashur Lindita gjatë këtyre viteve e drejtove këtë Kuvend me përkushtim dhe durim, deri dje kisha një zili, do përpiqem të të ngjaj në përkushtim dhe uroj të të afrohem sa më pak në durim. Ju që jeni mësuar të debatoni me mua shpesh më ashpër se sa butë, do t’ju shoh njësoj përballë por nuk do të më keni përballë, do të më gjeni në krahun tuaj të djathtë.

Dua të më ndihmoni dhe ta dini nëse sot do të gjykoj se duhet të ndërhyj si palë do të zbres deri poshtë në foltore si pjesë e pandashme e palës.

 

8 MUAJ ME PARE

Mes tensioneve dhe përplasjeve parlamenti miraton qeverinë e re Rama, ja sa vota morën ministrat e rinj

Votohet qeveria e re Rama, opozita tensione në seancë,

Mes protestave të opozitës për refuzimin e debatit për emërimet e reja në kabinetin Rama, Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit Bajram Begaj.

Kështu;

Bledi Çuçi u votua si nënkryetar i Kuvendit,

Elisa Spiropali shkarkohet nga ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin me 79 vota

Ervin Mete shkarkohet nga ministër i Financave me 78 vota pro dhe 5 kundër.

Niko Peleshi shkarkohet nga ministër i Mbrojtjes 78 pro dhe 2 kundër.

Taulant Balla shkarkohet nga ministër i Brendshëm 84 vota pro.

Petrit Malaj ministër i Financave 76 vota pro dhe 14 kundër.

Pirro Vëngu mori 77 pro dhe 13 kundër në krye të Mbrojtjes.

Ervin Hoxha emërohet ministër i brendshëm me 76 pro dhe 12 kundër.

Taulant Balla minister i shtetit me 78 vota pro dhe 9 i kundër ministër shtetit.

 

8 MUAJ ME PARE

Nikolla e përjashton, Bardhi: Gënjeve Parlamentin dhe sallën, the jam sëmurë

Votohet qeveria e re Rama, opozita tensione në seancë,

Ka nisur seanca e posaçme në Kuvend, ku pritet të votohen ndryshimet në qeveri të propozuara nga Kryeministri Edi Rama dhe të dekretuara nga presidenti Bajram Begaj.

Seanca ka nisur me debat, ku Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca kryetarin e Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin.

Gjithashtu Nikolla ka rrëzuar kërkesën e Grupit të PD për seancë me debat 6 orë në lidhje me ndryshimet.

Pjesë nga debati: 

Bardhi: Gënjeve Parlamentin dhe sallën, the jam sëmurë. Ju zbatoni kodin mafioz.

Nikolla:  Ti je i përjashtuar s’mund të marrësh fjalën për procedurë.

Bardhi: Si nuk të vjen turp?

Nikolla: Ty të të vij turp për fjalët që përdor dhe për insinuatat që krijon.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: