Live Updates /

Vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës, ‘mbreti’ i trafikut të kokainës: S’kam lidhje, Altin Hajrin nuk e njoh! SPAK paraqet përgjimet mes tyre

*Sot në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca për çështjen e vrasjes dhe zhdukjes së Jan Prengës, ku dëshmoi për herë të parë Dritan Rexhepi, vlonjati i njohur ndryshe si “mbreti” i trafikut të kokainës nga Amerika Latine. *Pavarësisht se dyshohet si i porositës për këtë krim, duke e bërë përgjegjës Prengën për humbjen e një sasie kokaine në një port të Anglisë, Rexhepi tha se nuk kishte qenë ai porositësi dhe se lajmin për humbjen e kokainës e kishte marrë në 2019-ën kur kishte qenë në një burg të Ekuadorit. *Më pas Rexhepi rrëfeu se për shkak të lajmeve që e nxirrnin atë si porositës dhe frikës së hasmërisë, ishte detyruar të dërgonte kunatin e tij nëpërmjet të cilit i kishte dorëzuar gazetarit Artan Hoxha disa foto të momentit kur trupi i pajetë shihej në ambientet e kompleksit “Golden” në Maminas, në pronësi të Altin Hajrit, kreut të klanit “Hajri” që është ende në kërkim për ngjarjen. *Seanca vijoi pa praninë e gazetarit Hoxha me kërkesë të avokates së Rexhepit i cili vijoi të ngulmonte se nuk kishte lidhje me këtë ngjarje dhe për këtë kërkoi që të thirrej edhe vëllai i viktimës si dëshmitar. *Dritan Rexhepi mohoi të njihte Altin Hajrin. Ndërsa prokurorja e SPAK, Elida Kaçkini paraqiti prova të reja të siguruara nga përgjimet e “Sky Ecc” ku janë regjistruar biseda mes Rexhepit dhe Harit. Sipas prokurores, këto përgjime u janë vendosur në dispozicion nga autoritetet franceze.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sot në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca për çështjen e vrasjes dhe zhdukjes së Jan Prengës, ku dëshmoi për herë të parë Dritan Rexhepi, vlonjati i njohur ndryshe si “mbreti” i trafikut të kokainës nga Amerika Latine. *Pavarësisht se dyshohet si i porositës për këtë krim, duke e bërë përgjegjës Prengën për humbjen e një sasie kokaine në një port të Anglisë, Rexhepi tha se nuk kishte qenë ai porositësi dhe se lajmin për humbjen e kokainës e kishte marrë në 2019-ën kur kishte qenë në një burg të Ekuadorit. *Më pas Rexhepi rrëfeu se për shkak të lajmeve që e nxirrnin atë si porositës dhe frikës së hasmërisë, ishte detyruar të dërgonte kunatin e tij nëpërmjet të cilit i kishte dorëzuar gazetarit Artan Hoxha disa foto të momentit kur trupi i pajetë shihej në ambientet e kompleksit “Golden” në Maminas, në pronësi të Altin Hajrit, kreut të klanit “Hajri” që është ende në kërkim për ngjarjen. *Seanca vijoi pa praninë e gazetarit Hoxha me kërkesë të avokates së Rexhepit i cili vijoi të ngulmonte se nuk kishte lidhje me këtë ngjarje dhe për këtë kërkoi që të thirrej edhe vëllai i viktimës si dëshmitar. *Dritan Rexhepi mohoi të njihte Altin Hajrin. Ndërsa prokurorja e SPAK, Elida Kaçkini paraqiti prova të reja të siguruara nga përgjimet e “Sky Ecc” ku janë regjistruar biseda mes Rexhepit dhe Harit. Sipas prokurores, këto përgjime u janë vendosur në dispozicion nga autoritetet franceze.

3 Postime
9 ORE ME PARE

SPAK dorëzon prova të reja me përgjime mes Altin Hajrit dhe Dritan Rexhepit për Jan Prengën! Shtyhet seanca

Vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës, ‘mbreti’ i trafikut të
Altin Hajri dhe Dritan Rexhepi

Në seancën e zhvilluar në GJKKO për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, prokurorët e SPAK kanë paraqitur prova të reja, komunikimet në “Sky Ecc’ mes “mbretit” të trafikut të kokainës Dritan Rexhepi dhe kreut të klanit “Hajri’ në Shijak, Altin Hajri.

Komunikimet kanë ardhur nga francezët. Këto prova kanë ardhur së fundmi, ndaj kërkojmë tja paraqesim gjykatës. Do kërkonim të mos bëheshin publike. Komunikimet i përkasin periudhës së vitit 2020. Kanë të bëjnë pikerisht me ccështjen penale, interesimin e tyre të vazhdueshëm për këtë ccështje, cfarë ka ndodhur etj etj”- u shpreh prokurorja e SPAK.

Ndërkohë, gjykata shtyu për datën 7 maj, ora 09:00 seancën për vrasjen e Jan Prengës. Në seancën e radhës është thirrur për të dëshmuar, Aldo Majnishta. Versus.al

9 ORE ME PARE

“Gazetarët po më bënin copa në media”, Rexhepi për Jan Prengën: Fotot ia dhashë unë Artan Hoxhës

Vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës, ‘mbreti’ i trafikut të

Dritan Rexhepi në dëshminë e bërë në Gjykatën e Posaçme mohoi të ketë pasur gisht në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Ai tha se nuk është ai porositësi dhe se për këtë gjë ka dëshmuar edhe vëllai i viktimës.

Madje tha se fotot e momentit kur Jan Prenga shfaqet i pajetë në kompleksin “Golden” në pronësi të Altin Hajrit, ia kishte dërguar ai gazetarit Artan Hoxha për të treguar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Nga familjarët mora vesh që akuzohesha për një rrëmbim të një personi që ishte zhdukur. Tentova të merrja informacion në prokurori përmes një familjari tim, nuk mora dot. Ndërmjet këtij familjari u mundova dhe më thanë që ka disa përgjime mes një personi që ka thënë jam Gramozi nga Vlora dhe familjarëve. Këto përgjime telefonike nuk kanë dalë kurrë. Pse nuk i nxirrni, kur thuhet që ka përgjime mes meje dhe familjarëve të viktimës. Ju keni hipur në trrenin e gabuar dhe kërkoni të shkoni atje ku doni ju. Nuk jam unë personi. Ka ardhur dhe vetë vëllai i viktimës ketu dhe ka thënë këto fjalë. Doni të bëni përballje mes meje dhe tij, nuk kam kundërshtime. Apo ta bëjmë me foto? E bëjmë. Unë nuk i njoh ata persona. Unë mbaj përgjigjësi çfarë bëj unë, jo çfarë thonë të tjerët. Nuk keni bërë asnjë lloj procedure. Pse nuk keni bërë? Nuk kam të drejta unë në këtë shtet? Më thanë për Jani Prengën, familjarët e mi, burri motrës time Dorjan Velaj. Ai takoi një gazetar te prokuroria, dhe une fola me gazetarin përmes kunatit tim. Përmes avokatit tim me vinin gazetat e fotokopjuara. Ndërkohë që kunati im shkoi te prokuroria e Tiranës për këtë çështje, takoi një gazetar dhe i tha dy gjëra. O zoti gazetar i thash nuk jam unë personi që po flitet. Fola me Artan Hoxhën. I dhashë disa foto dhe ai i publikoi”- u shpreh Rexhepi në GJKKO.

Ndërsa avokatja e tij kërkoi që gazetari Hoxha të largohet nga salla e gjyqit për efekt të dëshmisë së klientit të saj. Gjykata e pranoi këtë kërkesë dhe i kërkoi gazetarit që të linte sallën.

Më tej i pandehuri, tha se i frikësohej një hasmërie me familjarët e viktimës dhe për këtë arsye i kishte dhënë Hoxhës pamje që t’ua tregonte për të parë se nuk është ai personi që kërkojnë.

Ai mohoi të ketë pasur njohje me persona të tjerë të përmendur në këtë ngjarje, ndërsa tha se kurrë nuk ishte takuar nga afër me gazetarin Hoxha, por kunati i tij i kishte dhënë fotot.

“Gazetarët po më bënin copa në media. Problemi ishte i hasmërisë sepse po akuzohesha se kisha marrë një person peng. I thash Tan Hoxhës, o zotëri merri këto pamjet dhe publikoi sepse nuk jam unë. Merri fotot të shtëpia i thash, qe familjarët të kuptojne që nuk jam unë. Unë nuk jam Gramozi nga Vlora qe flitet aty. Gramoz nga Vlora ka 500 vetë. Pa bërë asnjë lloj hetimi akuzohem unë. Unë kisha nje emër, Dritan. Emrin Gramoz e kam patur në fëmijëri, deri në moshen 25 vjeç. Vetëm familjarët me thërrisnin Gramoz. Nuk jam i martuar, kam fëmije me një ekuadorianr. Kam dy fëmijë 5 dhe 3 vjeç.

Me Artan Hoxhën nuk jam takuar asnjëherë nga afër. Familjari im e takoi rastësisht dhe pinë një kafe. Nuk kam patur kontakte të tjera me asnjë lloj gazetari. Për Ndrek Prenga nuk kam dëgjuar ndonjëherë. Vetëm në gazeta kam lexuar. As për Astrit Prengën, në asnjë rrethanë. Me Gentjan Doçaj nuk kam njohje. Artan Doçaj nuk e kam dëgjuar ndonjëherë. Aldo Majnishta jo. Geraldo Martini jo. Asnjë shtetas i njohur si “Doda” nuk njoh. Telefon në burg nuk kam patur, nuk punonin për shkak të antenave”- shtoi Rexhepi në procesin gjyqësor ku dëshmon për herë të parë. Versus.al

9 ORE ME PARE

“Mos më bëni gjyq moral”, ‘mbreti’ i kokainës në GJKKO për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës: S’jam unë porositësi

Vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës, ‘mbreti’ i trafikut të
Jan Prenga dhe Dritan Rexhepi

Dritan Rexhepi, i njohur ndryshe si “mbreti” i trafikut të kokainës nga Amerika Latine, ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO lidhur me akuzat e bëra ndaj tij për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës në vitin 2020.

Ai pranoi se kishte marrë dijeni për vjedhjen e një sasie droge në Portsmouth të Londrës, por mohoi të ketë gisht në vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës duke argumentuar se ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Ekuadorit.

"Në fundin e vitit 2019 kam qenë jashtë Shqipërisë. Kam qenë në burg në Ekuador, kam qenë i dënuar 13 vite për trafik droge. Ju do më pyesni për çështjen apo do me bëni gjyq moral? Kisha 5 vite e 4 muaj që vuaja dënimin. Kisha kontakte me njerëzit jashtë përmes kabinës së burgut. Shqiptarë aty kishte plot në burg, afërsi kisha me njërin nga Kosova. Për trafik droge u akuzova me 10 persona të tjerë, aso kohë i përfshirë ishte edhe një shqiptar. Ai doli i pafajshëm. Gentian Docaj (Funiqi) e kam dëgjuar në media dhe në dosjen që kam lexuar. Emri nuk më thotë gjë. Më ka sjell avokatja dokumentat nga burgu i Firences, ku thuhet se unë dhe ai nuk kemi qenë në të njëjtin sektor. Me Gentjan Funiqin nuk kam pasur njohje, kurrë në jetë. Martin Bleta nuk e kam të dëgjuar, as Korado Gështenja. Nga burgimi nuk kam bërë asnjë lloj bashkëpunimi për të dhënë para lidhur me trafikun e drogës. Në fund të vitit 2019 nuk kisha informacion për vjedhjen e një sasie droge në portin Portsmouth të Londrës. E mora vesh nga mediat në Shqipëri. Kam dëgjuar nga familjarët e mi që në Shqipëri akuzohesha për diçka që kishte ndodhur në Shqipëri"- deklaroi mes të tjerash Rexhepi. 

Dritan Rexhepi i arrestuar më Stamboll në 10 nëntor 2023, u ekstradua më 8 janar 2025 në Tiranë dhe u dërgua direkt në burgun 313, nën masa të rrepta sigurie.

Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën ta fusin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë, ku u transportua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike.

SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje. Pavarësisht pamjeve filmike, ku shfaqet i vdekur, trupi i pajetë i Jan Prengës ende nuk është gjetur. 

Altin Hajri është në kërkim që prej 5 vitesh tashmë. Së fundmi u zbulua se ishte ndihmuar nga deputeti i PS, Jurgis Çyrbja i cili e kishte fshehur në shtëpinë e tij dhe në këmbim kishte marrë ndihmë për të siguruar mijëra vota në zgjedhjet e 2021-it. Pasi u zbuluan edhe përgjimet në Sky Ecc, SPAK thirri Çyrben për ta marrë në pyetje dhe ky i fundit një ditë më pas dorëzoi mandatin e deputetit me shpresë që çështja t’i kalonte prokurorisë së Durrësit, por mbrëmjen e 20 tetorit të 2024-ës u arrestua në qytetin bregdetar. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: