Live Updates /

Vritet me plumb në kokë biznesmeni në Tiranë! Ish-drejtori i SHISH-it, u qëllua pranë banesës. Ende mister vendi nga ku u qëllua

*Një biznesmen 52 vjeçar i identifikuar si Eduart Reçi, u qëllua me plumb në kokë pak para mesnatës së mbrëmshme në rrugën “Faik Konica” në Tiranë. *Reçi u transportua për në spitalin e Traumës për shkak të plagës së marrë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. *Mësohet se 52 vjeçari ishte sipërmarrës në fushën e ndërtimit dhe zotëronte kompaninë “ELGM”. Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në afërsi të banesës së tij, në të njëjtin pallat që ishte ndërtuar më herët nga kompania e viktimës. Më herët i ndjeri kishte mbajtur edhe postin e drejtorit në një prej drejtorive të Shërbimit Informativ Shtetëror. *Dyshohet se arma e zjarrit e përdorur ka qenë pistoletë, por në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë pasi dyshohet se qitja është bërë nga lartësia. Policia është vënë në kërkim të autorit/ëve, ndërsa familjarët e 52 vjeçarit të vrarë, deklaruan në komisariat se nuk kishin dijeni mbi konflikte që ai mund të kishte pasur.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një biznesmen 52 vjeçar i identifikuar si Eduart Reçi, u qëllua me plumb në kokë pak para mesnatës së mbrëmshme në rrugën “Faik Konica” në Tiranë. *Reçi u transportua për në spitalin e Traumës për shkak të plagës së marrë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. *Mësohet se 52 vjeçari ishte sipërmarrës në fushën e ndërtimit dhe zotëronte kompaninë “ELGM”. Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në afërsi të banesës së tij, në të njëjtin pallat që ishte ndërtuar më herët nga kompania e viktimës. Më herët i ndjeri kishte mbajtur edhe postin e drejtorit në një prej drejtorive të Shërbimit Informativ Shtetëror. *Dyshohet se arma e zjarrit e përdorur ka qenë pistoletë, por në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë pasi dyshohet se qitja është bërë nga lartësia. Policia është vënë në kërkim të autorit/ëve, ndërsa familjarët e 52 vjeçarit të vrarë, deklaruan në komisariat se nuk kishin dijeni mbi konflikte që ai mund të kishte pasur.

7 Postime
3 MUAJ ME PARE

Vetëm një predhë në vendngjarje/ Drejtori i Krimeve: Reçi nuk është qëlluar me armë të zakonshme

Vritet me plumb në kokë biznesmeni në Tiranë! Ish-drejtori i

Drejtori i Krimeve të Rënda Ervin Hodaj duke folur për vrasjen e biznesmenit Eduart Recci u shpreh se, policia është angazhuar maksimalisht në zbardhjen e vrasjes së biznesmenit.

Hodaj tha se në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një predhë e kalibrit të vogël.

Ai theksoi se 52 vjeçari mund të jetë qëlluar nga një distancë 20-30 m, me një armë jo të zakonshme.

‘Ditën e djeshme rreth orës 23:00 është marrë telefonata e parë për një person të shtrirë në ambientet para pallatit, i gjakosur në kokë. Aty policia ka gjetur bashkëshorten e tij dhe banorët e pallatit. Rreth orës 04:00 të mëngjesit ai ka ndërruar jetë.

Është vlerësuar maksimalisht zbardhja e ngjarjes, nuk ka pasur shumë dëshmitarë, për shkak dhe të kohës. Kemi punuar me kamerat e vendit të ngjarjes. Sot kemi punuar përsëri ku është gjetur një predhë e kalibrit të vogël, pra nuk është armë e tipit të zakonshëm.

Mund të jetë e një modeli tjetër, 5.56 mm dhe dëmtimi nuk ishte shumë i madh…Nëse do e merrte në trup mund të mos kishte pasoja. Është një distancë rreth 20-30 metra, janë bërë disa eksperimente hetimore. Predha është gjetur, gëzhoja jo. Këto lloj armësh nuk e nxjerrin gëzhojën, kështu që do jetë e vështirë për ta gjetur.’

 

3 MUAJ ME PARE

Qitës profesionist për vrasjen e Eduart Reçit, policia ende nuk e ka gjetur vendin, nga ku u qëllua biznesmeni

Vritet me plumb në kokë biznesmeni në Tiranë! Ish-drejtori i

Një plumb i vetëm i mori jetën Eduart Reçit, që njihej si ndërtues i një pallati në zonën ku u vra, ndërsa 27 vjet më parë rezulton të ketë qenë i angazhuar në Shërbimin Informativ Kombëtar.

Një kamera sigurie e shfaq Reçin teksa rrëzohet përtokë, dhe fillimisht në sallën operative u raportua për një burrë të gjakosur, që më pas u zbulua se kishte plagë në kokë nga një armë zjarri.

Reçi u dërgua në spital, por qe e pamundur të shpëtohej. Dëshmitarët okularë nuk kanë parë asgjë. Familjarët insistojnë se nuk kanë patur konflikte.

Krahas administrimit të dëshmisë së tyre, agjentë të shumtë krimesh kanë kontrolluar edhe në orët në vazhdim pallatet përreth, mbasi pavarësisht kamerave të shumta të sigurisë nuk janë gjurmë të të dyshuarve

Perimetri ku u gjet i rrëzuar Reçi ka qenë gjatë gjithë ditës i rrethuar me shiritë të një skene krimi, mbasi vazhdon të konsiderohet një vendngjarje.

Kjo sepse ekspertët e hetimit nuk e kanë të qartë se nga cila distancë u qëllua dhe me çfarë arme u qëllua ndaj tij.

Megjithëse e ka regjistruar çështjen për vrasje me paramendim, prokuroria nuk ka ende një pistë konkrete ndaj po kërkohet në të djeshmen e viktimës.

Eduart Reçi rezulton të mos ketë patur probleme në të kaluarën. Nga provat e mbledhura paraprakisht është administruar një kallëzim i Reçit që kërkonte hetime për probleme pronësie dhe vetgjyqësie, por akuza ka shpallur pushimin e çështjes.

E sigurt është për agjentët se qitësi ka qenë një profesionist, i cili e ka pritur shënjestrën e bashkë me të edhe momentin e duhur për ta vrarë.

3 MUAJ ME PARE

“Dikush e qëlloi nga lartësia”, momenti kur biznesmeni i vrarë në Tiranë, u gjet i shtrirë në rrugë

Vritet me plumb në kokë biznesmeni në Tiranë! Ish-drejtori i
Foto: Biznesmeni Eduart Reçi dhe momenti kur u gjet i shtrirë në rrugë pasi ishte qëlluar

Versus.al ka siguruar foto nga momenti kur biznesmeni 52 vjeçar i cili u vra me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, mbeti i shtrirë në trotuarin e rrugës “Faik Konica” në Tiranë.

Detajet e reja të mësuara, bëjnë me dije se qitja dyshohet të jetë bërë nga një armë zjarri tip “pistoletë” dhe jo “pushkë” siç u raportua më herët.

Autori dyshohet se e ka qëlluar nga lartësia Eduart Reçin, i cili ka qenë duke ecur në momentin kur u godit në kokë nga plumbi. Ende nuk ka asnjë gjurmë që mund të ndihmojë me zbardhjen e identitetit të personit/ave që mund të kenë marrë pjesë në ngjarje. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

U vra me plumb në kokë në mes të Tiranës, publikohet FOTO e biznesmenit

Vritet me plumb në kokë biznesmeni në Tiranë! Ish-drejtori i

Personi në foto, është biznesmeni 52 vjeçar Eduart Reçi i cili u vra mbrëmë në Tiranë me plumb në kokë.

Viktima mësohet se ushtronte veprimtarinë e biznesit në fushën e ndërtimit, ndërsa vrasja ka ndodhur pranë një lokali në afërsi të banesës së tij nga ku sapo kishte dalë.

Policia është në kërkim të autorit apo autorëve që mund të kenë marrë pjesë në ngjarjen e rëndë. Ndërsa ende nuk dihen arsyet e kësaj vrasje. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

Detaje nga vrasja e biznesmenit në Tiranë: 52 vjeçari ish-drejtor i SHISH, çfarë deklaruan familjarët

Vritet me plumb në kokë biznesmeni në Tiranë! Ish-drejtori i

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në Tiranë ku u vra me plumb në kokë biznesmeni Eduart Reçi. Viktima mësohet se ka qenë më parë drejtor në një prej drejtorive të Shërbimit Informativ Shtetëtror ndërsa prej vitesh merrej me biznesin e ndërtimeve.

Policia ka sekuestruar kamerat nga vendngjarja, por fatkeqësisht në pamjet filmike për shkak të errësirës, autori nuk shquhet, por dëgjohet vetëm e shtëna me armë dhe shihet momenti kur viktima bie në tokë.

Të pyetur nga policia, familjarët e 52 vjeçarit kanë deklaruar se nuk kanë dijeni që biznesmeni të kishte pasur konflikte me ndonjë person. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

U qëllua me plumb në kokë pranë banesës në Tiranë, vdes tek ‘Trauma’ biznesmeni 52 vjeçar

Vritet me plumb në kokë biznesmeni në Tiranë! Ish-drejtori i

Tiranë- Biznesmeni Eduart Reçi nga Dibra, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës pak orë pasi u qëllua me armë zjarri në kokë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Faik Konica”, pranë një lokali që ndodhej në afërsi të banesës së 52 vjeçarit, i cili njihej në zonë si pronar i disa subjekteve tregtare. Sipas informacioneve, viktima mund të jetë qëlluar me pushkë, ndërsa autori ende është në arrati.

Nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin, por duhet theksuar se ngjarja ka ndodhur pranë njërit prej pallateve që ishte ndërtuar nga vetë kompania e viktimës Eduart Reçi. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë përreth dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Të shtëna me armë në Tiranë, biznesmeni qëllohet me plumb në kokë, dërgohet tek Trauma në gjendje të rëndë (EMRI)

Vritet me plumb në kokë biznesmeni në Tiranë! Ish-drejtori i
Foto pranë vendngjarjes

Tiranë- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në kryeqytet gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Për pasojë, një person është plagosur me armë zjarri te rruga e Elbasanit.

52 vjeçari Eduart Reci i cili njihet si biznesmen dhe pronar i disa subjekteve në atë zonë, është dërguar në spitalin e Traumës ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për shkak se është qëlluar me plumb në kokë. Ndërkohë autori i ngjarjes është ende në arrati dhe policia po punon për kapjen e tij.

“Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”- thuhet në njoftimin zyrtar për ngjarjen e cila ndodhi vetëm pak metra larg banesës së biznesmenit. Versus.al

Poll