Live Updates /

‘’Zbrapsëm sulme kibernetike më 11 maj’’, Celibashi: S’ka patur vota të shtuara nga diaspora! Të hetohet pretendimi i Berishës në Elbasan

*Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi doli sot në një konferencë për mediat për të dhënë përfundimet zyrtare lidhur me zgjedhjet e 11 majit dhe votimin e emigrantëve shqiptarë nga shtete të ndryshme. Celibashi e cilësoi të gjithë procesin ‘model’ ndërsa tha se fletët e votimit u shpërndanë në çdo vend ku ishin regjistruar shqiptarë për të votuar përveçse në Rusi. *Mes të tjerash, bëri me dije se herë pas here janë përballur me sulme kibernetike të ardhura nga jashtë vendit. *Sa i takon pretendimeve të PD-së për manipulimin e votave të diasporës, Celibashi e hodhi poshtë diçka të tillë duke theksuar se i gjithë procesi është monitoruar 24 orë nga kamerat dhe se nuk ka patur asnjë shkelje të tillë. *Ndërsa për denoncimin e bërë nga Berisha lidhur me një rast të shfaqur në Elbasan ku pretendonte se në njëkafene u gjetën materiale votimi që ngrinin dyshime për ‘trenin bullgar’ të votave, Celibashi bëri thirrje për hetim nga organet kompetente.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
4 ORE ME PARE

Berisha denoncoi për vjedhje votash në Elbasan, Celibashi: Rasti duhet të hetohet, t’i jepet përgjigje shqetësimit

‘’Zbrapsëm sulme kibernetike më 11 maj’’,

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, reagoi sot ndaj deklaratave të Sali Berishës për manipulim zgjedhor në Peqin me të ashtuquajturin “tren bullgar”. Ai u pyet nga gazetarët lidhur me këtë fenomen duke u shprehur se KQZ nuk ka dijeni për këtë rast, por theksoi se çdo denoncim i tillë duhet të hetohet nga organet kompetente.

“Jo, nuk kemi dijeni, por ajo që mund të them pa hezitim është që rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht,” tha Celibashi.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha paraqiti fakte që sipas tij kanë ndikuar në manipulimin e zgjedhjeve. Ai u shpreh se në një bar kafene te Peqinit janë gjetur materiale zgjedhore.

5 ORE ME PARE

Celibashi hedh poshtë pretendimet e PD për votën e diasporës: S’ka fletë votimi të shtuara

‘’Zbrapsëm sulme kibernetike më 11 maj’’,
Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur sot, një ditë pas përfundimit të plotë të numërimit të votave të diasporës si për partitë politike ashtu edhe për kandidatët preferencialë.

Lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike për shkelje, Celibashi hodhi poshtë akuzat duke e cilësuar ‘model’ të gjithë procesin e zhvilluar duke bërë me dije se zarfët u shpërndanë në çdo vend të botës përveçse në Rusi.

''E them pa hezitim jashtë çdo lloj interesi që administrimi i këtij procesi nga KQZ është model. Nga çdo pikëpamje! Nuk dekurajoj askënd, respektoj të drejtën e gjithëkujt për ta kontestuar dhe për të prezantuar atë që mendon se ky proces nuk është zhvilluar siç duhet. Kemi të gjithë dokumentacionin apo elementë të tjerë që konfirmojnë atë që thashë. Çfarë është zhvilluar nën përgjegjësinë e KQZ jap garanci të plota që standarti, integriteti është i plotë. Kemi të gjitha provat, jemi të gatshëm t’i japim përgjigjie çdo lloj pretendimi. Sa i përket pretendimeve lidhur me sesi operatori i shërbimit postar e ka kryer, e mbështes shqyrtimin e çdo pretendimi që lidhet me rregullsinë e këtij operatori. I kemi kërkuar DHL gjithë dokumentacionin që tregon sesi është bërë operacioni i shpërndarjes të fletave të votimit tek zgjedhësit kudo në botë, përfshirë edhe Greqinë. Do ua vëmë në dispozicion këtë dokumentacion dhe më pas secili mund të nxjerrë përfundimet e tyre’’- u shpreh kreu i KQZ:

Ai deklaroi me përgjegjësi të plotë se nuk ka patur fletë votimi të shtuara dhe as vota të trafikuara siç pretendohet nga opozita.

‘’është me rëndësi ta theksoj se procesi i dorëzimit të dokumentacionit në parkun olimpik, është proces që garanton 100% integritetin e procesit të votimit nga jashtë. Ka qenë proces i monitoruar me kamera 24 orë. Nuk ka fletë votimi të shtuara, nuk ka as vota të trafikuara’’- shtoi Celibashi. Versus.al

5 ORE ME PARE

Zgjedhjet në 11 maj, Celibashi: Zbrapsëm sulme të sofistikuara kibernetike jo rastësore nga jashtë

‘’Zbrapsëm sulme kibernetike më 11 maj’’,

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një komunikim publik këtë të enjte në prani të gazetarëve, ka dhënë detaje të rëndësishme mbi zhvillimet që kanë shoqëruar procesin zgjedhor, nga votimi e deri te mbyllja e tij. Për herë të parë, Celibashi bëri me dije se faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka qenë objekt i sulmeve kibernetike gjatë dhe pas ditëve të zgjedhjeve.

Sipas tij, këto sulme nuk ishin të rastësishme, por të organizuara dhe të drejtuara nga jashtë vendit.

“Mund të bëj publike sot së platformat e KQZ, duke filluar nga jo e regjistrimit të votuesve nga jashtë, janë gjendur nën sulme kibernetike. Kemi komunikimin me institucione përkatëse, si ato të sigurisë kibernetike dhe sot që lidhen me ndjekjen ligjore të këtyre rasteve sa herë që janë evidentuar.

Nga informacionet që kemi, një pjesë e këtyre sulmeve nuk kanë qenë sulme diletantësh, por kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara dhe jo rastësore. Kanë qenë të gjitha nga jashtë, të krahasueshme me sulmet që kanë pasur vende të tjera për situata të ngjashme, si Franca, Estonia.”- u shpreh Celibashi.

Nga ana tjetër ai u pyet lidhur me akuzat e PD-së për Postën Shqiptare, ku tha se nuk mund të shprehet sa kohë nuk kanë nisur diskutimet me palën kontraktore.

“Ne jemi në marrëdhnëie kontraktuale me Postën. Jemi në mopmenti kur dueht ë ulemi me kontraktonirin tonë dhe do shohim sesi e kanë kryer. Nuk jam I lejuar të jap opinione për zbatimin e kontratës. Dhe më pas mu të themi nëse e kanë mbushur detyrimin kontraktor apo jo.” – tha Celibashi Versus.al

Poll