MAGAZINË /

Fitoi 2.6 milion dollarë në llotari, ish-gruaja i solli fat pas 30 vitesh

Kevin Connor tha se bileta që ai bleu për shortin mbante të njëjtat numra që ai ka luajtur për 30 vjet. Ai tha se disa nga shifrat ishin numri fiks i gruas së tij, kur ata filluan të takoheshin.

Shkruar nga Versus

Fitoi 2.6 milion dollarë në llotari, ish-gruaja i solli fat pas 30

Një burrë nga Massachusetts fitoi një xhekpot prej 2.64 milionë dollarësh në lotari pasi përdori të njëjtin grup numrash – ish-numrin e telefonit të gruas së tij – për të luajtur Megabucks për 30 vjet.

Banori i Leicester, Kevin Connor u tha zyrtarëve të Lotarisë Shtetërore të Massachusetts se bileta e Megabucks që ai bleu për shortin e së shtunës mbante të njëjtat numra që ai ka luajtur për 30 vjet. Ai tha se disa nga shifrat ishin numri fiks i gruas së tij, kur ata filluan të takoheshin.

 

Connor tha se mësoi për fatin e tij gjatë vizitës në Maine me familjen e tij.

“U zgjova të dielën në mëngjes, mora telefonin tim, shkova menjëherë te aplikacioni dhe ika për të marrë biletën time dhe për t’u siguruar që kisha numrat e duhur,” tha ai.

Connor tha se fitimet e tij do të shkojnë drejt arsimimit të fëmijëve të tij – dhe për të blerë për vete çorape të reja.

 

Poll