MAGAZINË /

100-vjeçari bie në dashuri dhe martohet përsëri pas vdekjes së gruas. Historia e sekretet

Jack Glomstad takoi gruan e tij të dytë, 87-vjeçaren Kathie Harless, në një grup mbështetjeje për ata që vuajnë nga pikëllimi.

Shkruar nga Versus

100-vjeçari bie në dashuri dhe martohet përsëri pas

Nëse mendonit se pas një shekulli jetë çdo gjë është në ngadalësim, e keni gabim dhe Jack është prova më e gjallë. 100 vjeç, me një zemër që rreh si 20-vjeçar dhe me pesë makina në garazh, ai sapo u martua… sërish!

Pas 70 vitesh martesë me dashurinë e parë të jetës, e cila ndërroi jetë, Jack nuk hoqi dorë nga dashuria. Në 2019, në një grup mbështetës për të ve, ai njohu Kathie Harless, një zonjë plot jetë prej 87 vjeç. E nga aty nisi një romancë që mund t’i bënte konkurrencë çdo filmi romantik.

"Ajo më tha: 'Kam dëgjuar që i çon vejushat për darkë dhe për këshillim…’ dhe unë i thashë: ‘Po, e bëj!’ Pastaj më tha: ‘Epo, edhe unë jam vejushë. Çfarë mendon?’", kujton Jack me buzëqeshje. Epo, kështu fillon një histori dashurie kur je një gjysh me klas.

Fillimisht ishin miq. Pastaj u bënë partnerë. Pastaj… një pasdite me diell, ulur në verandë, Jack tha: "Mendoj se duhet të martohemi." Kathie gati ra nga karrigia! Dasma ndodhi pikërisht aty, në verandën ku lindi propozimi, më 26 korrik, me djalin e Jack, një prift në pension, që i shpalli burrë e grua përpara miqve dhe familjes.

100-vjeçari bie në dashuri dhe martohet përsëri pas

Po romantikë, po të paparë!!!

Jack është ende shofer i përkryer, dashnor i makinave (ka një nga 1932) dhe gatuan tre netë në javë. Kathie po ashtu. Ditën e shtatë? Çifti del për darkë! Mos kujtoni se Jack ka lënë palestrën: çdo mëngjes bën 45 kërcime me energjinë e një adoleshenti.

Sekretet e jetëgjatësisë së tij?

Ushqim i mirë: Fruta, perime dhe zero ushqime të përpunuara. Një shembull që e bën nutricionistin të qajë nga gëzimi.
Aktivitet fizik: Jo vetëm ushtrime në mëngjes, por edhe golf. Kaq sa për të bërë zili çdo pensionist!
Trashëgimia: Gjenet e forta s’kanë munguar, gjyshi i tij jetoi 104 vjeç dhe Jack nuk di ç’është as sëmundja e zemrës, as kanceri.
Pozitiviteti: "Unë jam një optimist i përjetshëm. Pavarësisht se çfarë ndodh, gjithmonë e shoh anën pozitive."
Pushim nga puna në kohën e duhur: Doli në pension në moshën 53 vjeç. Pse? Sepse puna në bankë po e stresonte. Ai dhe bashkëshortja vendosën të jetonin thjesht dhe lumtur.
Dashuria për jetën dhe për makinat: Dashuri që s’shuhet kurrë as për njerëzit, as për mjetet me motor!

100-vjeçari bie në dashuri dhe martohet përsëri pas
Jetë pa kufij moshe: Sipas mbesës së tij, Erin, "Ai jeton sipas zemrës së tij, jo sipas moshës në letër. Mbase e shijon jetën më shumë se ne të gjithë!"
Për muajin e mjaltit, çifti i ri (me përvojë) zgjodhi një udhëtim me anije në Alaska – një vend që Jack e ka vizituar pesë herë, Kathie tri. Me sa duket, kur dashuria të rikthen në jetë, as ngricat e Alaskës nuk të ndalin!

"Nëse zgjohesh në mëngjes dhe ende ke ajër në mushkëri, jeto ditën!", thotë mbesa e Jack, duke përmbledhur filozofinë e gjyshit legjendar.

Në fund të fundit… nuk je kurrë shumë i vjetër për të rënë në dashuri, për të drejtuar një makinë antike, apo për të kërcyer 45 herë përpara mëngjesit!

Poll