MAGAZINË /

12-vjeçari ultrainteligjent pranohet në Universitet. Ja çfarë do të studiojë

12-vjeçari Suborno Isaac Bari, 2 vjeç kishte mësuar përmendësh tabelën periodike dhe që në moshën 7 vjeçare jepte leksione në universitete

Shkruar nga a.b.

12-vjeçari ultrainteligjent pranohet në Universitet. Ja

Një fëmijë 12 vjeccar u pranua në Universitetin e Nju Jorkut.

"Shpresoj të diplomohem kur të jem 14 vjecc, dua të fokusohem në matematikë". Kështu deklaroi 12-vjeçari Suborno Isaac Bari, i cili në moshën 2 vjeçare kishte mësuar përmendësh tabelën periodike dhe që në moshën 7 vjeçare jepte leksione në universitete, duke ligjëruar në universitete në Indi. Vogëlushi me inteligjencë mbi normalen së fundi mori diplomën e shkollës së mesme nga shkolla e mesme Malverne në Nassau County, Nju Jork, dhe këtë vjeshtë ai do të fillojë të studiojë fizikë dhe matematikë në Universitetin e Nju Jorkut.

12-vjeçari ultrainteligjent pranohet në Universitet. Ja

“Shpresoj të diplomohem në moshën 14-vjeçare në pranverën e vitit 2026”, tha djali, i cili të mërkurën e kaluar u bë maturanti më i ri në shkollën e tij të mesme në Long Island. “Nëse ndonjëherë vendos të bëj një doktoraturë të dytë, ajo do të jetë në fizikë, por kryesisht dua të fokusohem në matematikë”, tha ai për CNN.

Suborno, i cili gjithashtu luan piano dhe pikturon, mund të bëhet gjithashtu studenti më i ri i pranuar ndonjëherë në historinë e Universitetit të Nju Jorkut. Një zëdhënës i universitetit informoi familjen e tij se "Universiteti i Nju Jorkut nuk është në dijeni që dikush më i ri se Suborno është pranuar ndodnjëherë në këtë shkollë"

Poll