MAGAZINË /

24 vjeçarja gjendet gjallë pas 12 ditësh e humbur në shkretëtirë

Ajo u gjet plotësisht e dehidratuar dhe e uritur. Autoritetet ende nuk e kanë kuptuar se si ajo ishte në gjendje të mbijetonte në natyrë për 12 ditë.

Shkruar nga Versus
24 vjeçarja gjendet gjallë pas 12 ditësh e humbur në
Esmeralda Marie Pineda

Një 24 vjeçare gjendet gjallë 12 ditë pasi u zhduk pa “nam e nishan” në një zonë mjaft të vështirë në Nevada. Esmeralda Marie Pineda, me origjinë nga Sacramento, Kaliforni, u zhduk më 26 gusht 2024 në shtetin amerikan të Nevadës. 24-vjeçarja u pa për herë të fundit në kryqëzimin e lumit Yuba dhe Sweetland Creek. Një operacion i madh dhe i vështirë kërkimi u nis në këtë rajon të izoluar. Por vetëm dy javë më vonë, më 6 shtator 2024, ajo u gjet plotësisht e dehidratuar dhe e uritur.

24 vjeçarja gjendet gjallë pas 12 ditësh e humbur në
Momenti kur u gjet 24 vjecarja

E reja u gjet në grykën e lumit, jo shumë larg vendit ku u pa për herë të fundit. Sipas policisë së qarkut Nevada, Esmeralda kishte vështirësi në të folur. Ata ende nuk e kanë kuptuar se si ajo ishte në gjendje të mbijetonte në natyrë për 12 ditë. Ajo ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar menjëherë në spital.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: