
Gjithçka është gati për dasmën e vitit në Venecia e planifikuar për data 24 qershor deri më 26 qershor.
Për dasmën e ëndërrave të themeluesit të Amazon, 61 vjeç, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, 55vjeç priten të jenë 250 të ftuar që do të qëndrojnë në hotelet më luksoze të qytetit , tashmë të gjitha të pronotuara. Midis tyre do të jenë edhe Lady Gaga dhe Leonardo DiCaprio.
Kritika dhe protesta për dasmën e Bezos
Të kritikuar për luksin e tyre të tepruar dhe të dukshëm - veçanërisht pas udhëtimit të nuses së ardhshme në hapësirë me miqtë e saj - dhe të shqetësuar për situatën botërore midis luftërave dhe ndryshimeve klimatike, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez dëshirojnë të "përmbajnë" shpenzimet për të shmangur protestat.
Ndërkohë, në Venecia, megjithatë, po fillojnë protestat nga ata që nuk duan ta shohin qytetin e lagunës të shfrytëzohet si skenë për ngjarje shoqërore. Aktivistët "Nuk ka Hapësirë për Bezos" kanë shpalosur një banderolë me "Bezos" të kryqëzuar me një "X" të kuq nga kambana e Bazilikës së San Giorgio, e cila mund të jetë vendi i ceremonisë.
250 të ftuar VIP, përfshirë Lady Gaga dhe DiCaprio- Në dasmën e njeriut të tretë më të pasur në botë (pas Elon Musk dhe Mark Zuckerberg) i cili krenohet me një pasuri neto prej mbi 200 miliardë dollarësh, do të ketë 250 të ftuar VIP, përfshirë Leonardo DiCaprio, Oprah Winfrey, Katy Perry, Kim Kardashian, Eva Longoria, Diane von Fürstenberg. Dhe duket se Lady Gaga do të vijë në Venecia edhe për Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez. Familja e nuses dhe dhëndrit do të qëndrojë në mega jahtin Koru, 127 metra të gjatë dhe me vlerë 500 milionë. Për transportin në lagunë gjatë fundjavës së dedikuar për dasmën, do të lëvizin anije private me motor për 400 euro në orë. Përveç vendndodhjes, të ftuarve dhe detajeve, kurioziteti më i madh është për fustanin e nusërisë. Ose më saktë, 27 fustanet që Lauren Sanchez do të ndërrojë në 72 orët që do të jetë në Venecia për t'i thënë po Jess Bezos./Versus.al







