MAGAZINË /

3,500 drona, Pharrell Williams, Andrea Bocelli … Imazhe mbresëlënëse të “Koncertit të Paqes” në Vatikan

Ky aktivitet përmbylli Takimet e treta Botërore për Vëllazërinë Njerëzore, një seri takimesh të nisura në vitin 2020 nga Papa Françesku.

Shkruar nga Versus

3,500 drona, Pharrell Williams, Andrea Bocelli … Imazhe

Sheshi i Shën Pjetrit vibronte në ritmin e "paqes dhe vëllazërisë" këtë të shtunë në mbrëmje gjatë një koncerti gjigant të mbajtur në Vatikan.  Shfaqja, plotësisht falas, tërhoqi mijëra spektatorë që erdhën për të ndjekur këtë shfaqje në favor të "paqes". 

3,500 drona, Pharrell Williams, Andrea Bocelli … Imazhe

“Së bashku, le të përhapim përmes muzikës mesazhin e unitetit dhe hirit për të gjithë njerëzimin”, shkroi  Pharrell Williams në llogarinë e tij në Instagram disa ditë para se të dilte në skenë.

3,500 drona, Pharrell Williams, Andrea Bocelli … Imazhe

Kantautori dhe producenti amerikan dha këtë koncert me tenorin italian, Andrea Bocelli.  Ata u shoqëruan nga artistë të tjerë ndërkombëtarë si John Legend, këngëtarja franko-benineze  Angélique Kidjo dhe reperi tajlandez BamBam. Ndërsa 250 persona nga vende të ndryshme të botës formuan një kor për të shoqëruar këngëtarët e ndryshëm.

3,500 drona, Pharrell Williams, Andrea Bocelli … Imazhe

Ky aktivitet mbylli "Takim e tretë Botëror mbi Vëllazërinë Njerëzore", një seri takimesh të nisura pas botimit, në tetor 2020, të enciklikës së Papa Françeskut "Fratelli tutti"- "Të gjithë vëllezërit" .

3,500 drona, Pharrell Williams, Andrea Bocelli … Imazhe

Edhe pse mungonte në shfaqje, Papa Leo XIV u drejtoi një mesazh besimtarëve të tij një ditë para aktivitetit: "Bota është e shënuar nga konfliktet dhe përçarjet dhe ju jeni të bashkuar nga mesazh një i fortë dhe i guximshëm. Jo luftës dhe po paqes dhe vëllazërisë".

3,500 drona, Pharrell Williams, Andrea Bocelli … Imazhe

Koncerti u pasua nga një shfaqje dritash e frymëzuar nga dekorimet e Kapelës Sistine. 3,500 dronë ndriçuan qiellin, duke projektuar fytyrën e Papa Françeskut dhe mesazhe, gjithmonë në favor të paqes.

Poll