
Sulmuesi polak, Robert Levandovski me anë të një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se të dielën luan ndeshjen e fundit me fanellën blaugranase.
Teksa falenderoi drejtuesit e ekipit dhe tifozët, Levandovski e përshkroi kohën e tij si të mbushur plot sfida, por theksoi se në fund Barcelona është rikthyer aty ku e ka vendin.
"Pas 4 vitesh me objektiva dhe punë të fortë, është momenti që të shoh përpara-shkruante Robert Lewandowski në postimin e tij përkrah videos-largohem me ndjesinë se e përmbusha misionin. Katër sezone, tre kampionate. Nuk do ta harroj kurrë dashurinë që kam marrë nga tifozët që ditën e parë. Katalonja është vendi im në tokë. Faleminderit të gjithëve ju që ju kam njohur gjatë këtyre 4 viteve të mrekullueshëm. Një falenderim special për presidentin Laporta që më dha mundësinë të përjetoj kapitullin më të pabesueshëm të karrierës sime. Barcelona u kthye te vendi që i takon. Rroftë Barcelona, rroftë Katalonja"- shkroi polaku i cili ka marrë oferta tunduese nga Arabia Saudite, por edhe klube të tjera në Evropë.
Në këto 4 sezone me Barcelonën, Robert Lewandowski ka zhvilluar 191 ndeshje me 119 gola të shënuara dhe është shënuesi i 14 më i mirë në historinë e klubit blaugrana. Versus.al

