Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në një nga zonat më elitare rezidenciale të Tiranës, “Lake View”, ku një apartament është përfshirë nga flakët. Burime konfirmojnë se bëhet fjalë për banesën e ish-banores së “Big Brother”, Françeska Murati.
Mësohet se Murati kishte finalizuar blerjen e apartamentit vetëm pak ditë më parë, për një vlerë rreth 500 mijë euro. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar origjinën e flakëve.
Zona “Lake View” është një nga më të frekuentuarat dhe të preferuarat për banim në kryeqytet, e njohur për rezidencat e shtrenjta dhe sigurinë e lartë. Ky incident ka ngjallur shqetësim te banorët e zonës, ndërsa autoritetet pritet të japin një version zyrtar mbi shkakun e zjarrit. /Versus.al







