MAGAZINË /

A ie përdori divorcin për lojë? Big Basta flet hapur për raportin me Vesa Lumën pas finales së “Ferma VIP”

Shkruar nga Versus
A ie përdori divorcin për lojë? Big Basta flet hapur për
Big Basta dhe Vesa Luma/ Pamje nga finalja e Ferma Vip

Pjesëmarrja e Big Bastës në “Ferma VIP” u shoqërua me aludime të shumta për një ndarje të mundshme nga partnerja e tij, këngëtarja Vesa Luma.

Zërat nisën të qarkullojnë që në hyrje të programit, pasi u tha se Vesa nuk ishte dakord me pjesëmarrjen e tij, duke shkaktuar tension në marrëdhënien e tyre.

Dyshimet u shtuan kur gjatë një bisede në fillim të formatit, reperi u pyet nga moderatorja Luana Vjollca për kë do ta merrte më shumë malli gjatë qëndrimit në fermë.

“Për djalin”, tha ai, duke shtuar më pas “edhe për familjen”, por pa përmendur Vesën në asnjë moment. Gjithashtu, në ditët e para, Vesa nuk reagoi publikisht në rrjetet sociale për të mbështetur partnerin e saj, duke shtuar më tej dyshimet e publikut.

Një tjetër moment që u komentua ishte kur në fermë u vendos një këngë e Vesës dhe Big Basta u pa duke kërcyer dhe kënduar bashkë me banorët, por sërish përshëndeti vetëm të birin.

Pas fitores në finalen e “Ferma VIP”, Big Basta vendosi të flasë për herë të parë për këto thashetheme në “Ferma Club”. I pyetur nga opinionisti Elton Tozaj nëse po luante me vëmendjen publike përmes “mjegullës” rreth marrëdhënies së tij, ai u shpreh qartë: “Unë dhe Vesa jemi një nga çiftet më të qëndrueshme dhe të ndjekura prej vitesh. S’kemi patur kurrë nevojë të sajojmë histori për vëmendje.”

Reperi bëri të qartë se dashuria dhe familja e tij nuk janë për marketing, duke i dhënë kështu fund spekulimeve./Versus.al

Poll