Vetëm 24 orë pas publikimit të podcastit të Afrones dhe Bleros kanë nisur lajmet rreth tyre.
Dyshja kanë filluar të mbështesin njëri-tjetrin në “Instagram”, duke dhënë shembull tek të gjithë.
Blogerja në “Instastory” publikoi videoklipin e ri të këngëtarit të cilën e lansoi ditë më parë.
“Suportimi është çelësi” shkroi Afrona krahas postimit, ku duket se mes ish-cciftit të bashkëshortëve janë shuar mosmarrëveshjet.
Të dy ish-partnerëve ju bëhen shpesh pyetje në lidhjeme nje ribashkim të mundshëm, por të dy nëpër intervista kanë hedhur poshtë çdo mundësi për tu rikthyer si më parë, duke shtuar se secili po shikon jetën e tij pas ndarjes. Blero dhe Afrona, pas shumë muajsh moskomunikim, janë kthyer në një shembull pozitiv e frymëzues për ccifte që mbyllin historitë mes tyre.







