MAGAZINË /

‘Ai është budalla… E rreh gruaja!’/ Olta Gixhari zbulon përplasjet me Luiz Ejllin: S’kemi folur gjatë filmit

Shkruar nga Versus

‘Ai është budalla… E rreh gruaja!’/ Olta Gixhari

Olta Gixhari, në një intervistë në emisionin ‘Mirëmbrëma yje’ me Arbana Osmanin, ndau detaje të panjohura për marrëdhëniet e saj me ish-banorët e Big Brother VIP. Aktorja pranoi se nuk ka ruajtur kontakt me shumë prej tyre, përfshirë edhe fituesin e edicionit, Luiz Ejllin.

E pyetur nga Arbana për raportet e saj me Luizin gjatë xhirimeve të filmit ku të dy morën pjesë, Olta u përgjigj:

‘Nuk kemi folur fare gjatë filmit. Aspak.’ Kjo deklaratë shkaktoi habi te moderatorja, e cila e përsëriti: ‘Aspak?!’ Olta, duke qeshur, shtoi: ‘Jo, fare. Ai është budalla… E rreh gruaja!’

Gixhari theksoi gjithashtu se nuk ndien pendesë për mënyrën si u pozicionua gjatë lojës në shtëpinë e Big Brother.

‘Publiku ishte i fiksuar vetëm me Luizin dhe nuk pa fare aktoren tek unë,’ tha ajo. Megjithatë, Olta mbetet e bindur se një aleancë me të brenda shtëpisë do ta kishte larguar më herët nga loja, ashtu siç ndodhi me të tjerët që iu afruan Luizin.

 

Poll