Pas debatit të ashpër mes Big Mamës dhe Big Bastës në “Ferma VIP”, ku u përmend edhe djali i tyre, Liam, këngëtarja Vesa Luma ka reaguar përmes disa postimeve në Instastory, duke komentuar për herë të dytë situatën që ka përfshirë familjen e saj në qendër të vëmendjes publike.
Vesa ironizoi mesazhet e fundit feministe të shpërndara nga Big Mama, duke i quajtur të papërputhshme me sjelljen e saj brenda programit. Ajo u shpreh se nuk është pro përjashtimit të Big Mamës nga spektakli, pasi sipas saj, kjo është një zgjedhje e vetëdijshme e artistes për të “degjeneruar” apo për të lejuar që situatat të shfrytëzohen për klikime dhe vëmendje.
“Nuk dua të përjashtohet nga formati. Ajo vetë zgjedh ta përdorë këtë mënyrë për të tërhequr vëmendje. Më vjen keq vetëm që në këtë histori u përfshi edhe djali ynë,” shkruan Vesa, duke e mbajtur qëndrimin e saj kritik, por të matur.
Kjo nuk është hera e parë që marrëdhënia mes Big Mamës dhe çiftit Vesa Luma–Big Basta bëhet temë debati publik. Episodi i fundit në “Ferma VIP” ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, me ndjekësit që ndajnë mendime të ndryshme për përfshirjen e fëmijëve në debatet mes personazheve publike. /Versus.al/







