MAGAZINË /

Aktori turk prezanton për herë të parë në publik partneren e tij! Kush është DJ algjeriane që i ka marrë zemrën Yaman?!

Can Yaman dje u shfaq publikisht me të dashurën e tij të re, Sara Bluma, të cilën e puthi para fotografëve. Së bashku ata ecën në tapetin e kuq të Festivalit Italian Global Series, në Rimini.

Shkruar nga Versus
Aktori turk prezanton për herë të parë në publik
Can Yaman dhe e dashura e tij Sara Bluma

Aktori turk i njohur dhe për publikun shqiptar Can Yaman është fejuar.

Yaman është parë së fundmi në pasarelën e  Festivalit Italian Global Series që po zhvillohet në Rimini dhe Riçione, dorë për dore me Sara Bluma.

Kjo është hera e parë që aktori shfaqet në publik me të fejuarën e tij me origjinë algjeriane, duke e rikthyer vëmendjen te jeta e tij sentimentale.

Kohë më parë çifti ishte filmuar në një klub në Castel Volturno në provincën e Casertës, ku ajo performonte.

Aktori turk prezanton për herë të parë në publik

Aktori turk prezanton për herë të parë në publik

Aktori turk prezanton për herë të parë në publik

Aktori turk prezanton për herë të parë në publik

Po kush është Sara Bluma që ka rrëmbyer zemrën e aktorit?- Pas emrit skenik Sara Bluma fshihet Sara Chichani, një artiste dhe DJ me origjinë algjeriane. Sara e filloi karrierën e saj muzikore në një moshë shumë të re në klubet më ikonike në Ibiza, ku u bë e njohur për setet e saj mbresëlënëse dhe energjinë magnetike që sjell në skenë.

Me kalimin e kohës, ajo krijoi Boudoir, një format unik që përzien muzikën elektronike, burlesken dhe kabarenë. Në vitin 2022, ajo publikoi albumin e saj të parë, Teenage Dream.  

Pas marrëdhënies shumë të përfolur me moderatoren italiane Diletta Leotta-n, e cila kishte ndezur thashethemet për një kohë, Can Yaman kishte zgjedhur konfidencialitetin maksimal në lidhje me jetën e tij private.

Me Diletta-n ai dukej gati të bënte hapin e madh: unazat e zgjedhura dhe martesa në horizont, por më pas historia përfundoi papritur.

Sot Diletta Leotta është e martuar me portierin Loris Karius dhe është nëna e vogëlushes Aria.

Dhe Can, me sa duket, ka gjetur edhe qetësinë përkrah një gruaje të shkëlqyer dhe të talentuar. Sara Bluma është një artiste me një personalitet të fortë.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Italian Global Series Festival (@igsfestival)

 

Poll