MAGAZINË /

Arbana Osmanin apo Ledion Liçon kë zgjedh Ilir Shaqiri? Përgjigjja diplomatike e balerinit

Shkruar nga Versus

Arbana Osmanin apo Ledion Liçon kë zgjedh Ilir Shaqiri?

Ilir Shaqiri pritet të nisë së shpejti talent shoë-t “Yjet Shqiptarë të Diasporës”. Në intervistën për “Canape” në T7, koreografi foli me shumë pasion për këtë projekt në të cilin është përfshirë plotësisht.

Sigurisht që në intervistë nuk u la pa përmendur “Big Brother VIP”.

Iliri tha se arsyeja që asokohe pranoi menjëherë ishte fakti që mori pjesë në edicionin e parë dhe jo të mëvonshmit, për të cilët do të ishte menduar disa herë.

Në fund, ai u vendos edhe përpara një zgjedhjeje për dy moderatorët e formatit: Arbana Osmani apo Ledion Liço.

Përgjigjja e tij ishte diplomatike duke mos zgjedhur asnjërin duke u shprehur se dy moderatorët kanë stile komplet ndryshe nga njëri-tjetri dhe shtroi një ide në dukje abstrake që të dy  prezantojnë së bashku 'Big Brother Albania. 

“Janë dy stile moderimi komplet ndryshe njëra nga tjetra, unë nuk dua t’i bëj qejfin as njërit, as tjetrit sepse i njoh që të dy dhe mendoj që secili nga të dy kur ka qenë tek ajo skenë që është shumë e vështirë për të ndenjur dhe për të pasur gjithë kohën atë lloj trysnie mediatike dhe publike, mendoj se secili nga ata të dy e ka prezantuar veten në kulmin e tij dhe pse jo, ta prezantojnë të dy njëherë. Do të ishte diçka abstrakte, pse jo, reale! Imagjino tani një Arbana-Ledion të prezantojnë ‘All Stars Big Brother Albania’. Do të vijë një ditë që ndoshta do të na mbledhin.”

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: