MAGAZINË /

Arbër Hajdari-Rogertit: Do të mbahesh mend si vetësabotuesi më i madh i kësaj loje

Shkruar nga Versus

Arbër Hajdari-Rogertit: Do të mbahesh mend si vetësabotuesi

Opinonisti i Big Brother Albania, Arbër Hajdari kritikoi Rogertin duke e etiketuar banor që është vetësabotues dhe ofendues.

Sipas Hajdarit, loja që po bënë Rogerti është me probleme për sa i përket komunikimit nga ana e banorit, duke shtuar se konkurrentët e tjerë duhet ti kthejnë përgjigjen që meriton.

Biseda:

Arbër Hajdari: A mund të marrësh frymë njëherë o burrë?

Rogerti: Kam frymë

Arbri: Flitet me radhë këtu, nuk jemi në stallë derrash

Arbri: Dëgjo Ledio, unë mendoj se kemi të bëjmë me më një banor që ka hyrë brenda shtëpisë dhe do të mbahet mend si vetësabotuesi më i madh i kësaj loje.

Ledion Liço: Asaj nuk i dihet se mund të jetë gjeni ky.

Arbër Hajdari: Nëse ky është gjeni, atëherë unë do të largohem nga Shqipëria. Unë nuk flas vetëm për Rogertin por për shtëpinë. Ky ka krijuar një skenar në kokën e tij nga jashtë për çdo banor dhe ka bindur veten e vetë dhe nuk i interesojnë argument, ky ecën me skenarin e kokës së vetë. Dua t’iu them banorëve që keni një mundësi shumë të mirë. Mundësinë, sesi të reagoni ndaj një ofenduesi./Versus.al

Poll