MAGAZINË /

Arjan Curri: Po bisedoj me një kolege që të bëhem baba, do e bëjmë me marrëveshje

Sipas analistit pesha e t’u bërit baba është tepër e madhe dhe se nëse nuk do të vinte nga një dashuri e konsoliduar, gjë e cila nuk është në rastin e tij, atëhere do të bëhej me një marrëveshje.

Shkruar nga Versus
Arjan Curri: Po bisedoj me një kolege që të bëhem baba, do e
Arjan Curri

Arjan Curri u përball së fundmi me Grida Dumën, jo si analist i një prej paneleve në emisionin “Top Story”, por si një personazh që ka shumë për të ndarë me publikun.

Gjatë intervistës, Curri ndaloi në disa etapa të jetës së tij, duke folur për familjen, shkollën dhe rrugën që ka zgjedhur për të jetuar në liri. Ai rrëfeu se di të tërhiqet kur kupton se ajo që po bën nuk është për të. Në këtë kontekst, Duma e pyeti rreth ndërtimit të një familjeje dhe të qenurit baba.

Sipas analistit, përgjegjësia e të qenit baba është jashtëzakonisht e madhe dhe, nëse kjo nuk do të vinte nga një dashuri e konsoliduar – gjë që, sipas tij, nuk është rasti i tij – atëherë ajo mund të ndodhte vetëm përmes një marrëveshjeje.

Ai gjithashtu tregoi se është duke biseduar me një kolege për të pasur një fëmijë dhe më pas për të kujdesur për të në distancë.

“Po flas me një kolege time, e cila ende nuk është e gatshme që të bëjmë një fëmijë dhe që unë të kujdesem për të dhe për fëmijën tonë në njëfarë distance,” tha Curri.

Curri: Kam një gjë unë o Grida që  arrij një gjë dhe them 'kjo është? Ç’është kjo, nuk është për mua'. E lëmë. Prandaj them unë rruaj të tjerët nga vetja. Sepse unë mund të bëj martesë mund të bëj edhe fëmijë dhe të them pastaj 'kjo është?'. Kjo nuk është për mua. 

Duma: Kjo do të thotë që s’duhet ta provosh fare që të bësh fëmijë? 

Curri: Te fëmija nuk duhet të bësh shaka, nëse te këto të tjerat ka një lloj falje. 

Duma: Pra ti je në gjendje të thuash më mirë nuk bëhet baba fare, sesa...

Curri: Po, ose do të bëhesha me marrëveshje.

Duma: Të tipit?

Curri: Po jam duke folur me një kolegen time tani, e cila akoma nuk po pranon që të bëj një fëmijë me të dhe të kujdesem për të dhe fëmijën tim me të në një lloj distance. 

Duma: Si e zgjodhe atë kolegen? 

Curri: Më zgjodhi ajo mua. Është femër, grua që nuk më bezdis, respekton karakterin tim për një hapësirë.

Poll