Armina Mevlani është në një lidhje dashurie të gjatë me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Si çdo çift tjetër, as Armina nuk i ka shpëtyer pyetjes se kur do të sjellin në jetë fëmijën e tyre. E ftuar te “Rudina”, Armina tha se është në planet e tyre, por deri më tani nuk ka ndodhur asgjë.
Teksa u pyet për gjininë, nëse do donte djalë apo vajzë, ajo tha se nuk kishte preference, por mjaftonte që të gëzonte shëndet të plotë.
Armina Mevlani: Nuk e di se nuk është se nuk kemi planifikuar, por është një gjë që nuk ka ndodhur. Kur të jetë, do të ndodhë.
Rudina Magjistari: Ia keni lënë kohës dhe momentit kur të vijë.
Armina Mevlani: Po patjetër sepse gjërat duhet të vijnë natyralisht, kur e kanë kohën e vet.
Rudina Magjistari: Ti do të doje vajzë, djalë, ke ndonjë preferencë?
Armina Mevlani: S’kam fare preferenca, mjafton të jenë të shëndetshëm, si vajzë, si djalë. E rëndësishmja është të kenë shëndet dhe të vijnë në formë të shëndetshme, natyrale sepse në këto kohë me thënë të drejtën është bërë shumë e vështirë, çfarë nuk po dëgjojmë dhe shëndeti është kryesori./Versus.al








