
Çifti i njohur Alvaro Morata dhe Alice Campello njoftuan ndarjen e tyre para rreth një jave, por të qëndruarit në distancë gjatë kësaj kohe duket se i ka zbutur gjërat mes çiftit.
Sipas mediave italiane burime të afërta me Alice kanë bërë me dije se gjërat janë duke u përmirësuar ndjeshëm midis dyshes.
“Gjithçka është më e qetë, ata flasin çdo ditë dhe raportet e tyre po afrohen më shumë. Prioriteti i tyre janë katër fëmijët e tyre. Të dy janë shumë të rinj dhe tani, nga larg, shohin gjithçka më qartë dhe kuptojnë njëri-tjetrin pak më shumë”, tha një burim.
Pavarësisht kësaj, Alice ka vendosur të qëndrojë në Madrid për të mos prishur rehatinë e saj dhe të fëmijëve.
Ashtu sikurse citoi edhe burimi distanca të bën të kuptosh rëndësinë e vërtetë të martesës dhe ndoshta edhe të marrësh kthesë, gjë që ndjekësit e dyshes po e presin me padurim, mirëpo është ende herët të flasim për një ribashkim.
Kujtojmë që Alvaro Morata luan për klubin e Milanit si sulmues dhe nga martesa me Alice kanë ardhur në jetë katër fëmijë./ Versus.al








