Sulmuesi i Milanos Alvoro Morata ka thyer heshtjen dhe ka folur për ndarjen nga bashkëshortja e tij Alice Campello.
Morta gjatë intervistës për television spanjoll De Corazon është shprehur se kishin një marrëdhënie të shkëlqyer me bashkëshorten e tij dhe se ndihet i shkatërruar nga kjo ndarje.
‘Jam i shkatërruar por garantoj se nuk bëhet fjalë për tradhëti, ajo është gruaja më e rëndësishme e jetës sime’ është shprehur sulmuesi.
Ai ka shpjeguar më tej se shkaku i ndarjes ishte kalimi i tij tek skuadra e Milanos.
‘Alice donte të qendronte në Spanjë, nuk donte të lëvizje tjetër. Pavarësisht pikëpamjeve kontradiktore, marrëdhënie jonë mbetet e shkëlqyer për mirëqënien e katër fëmijevë tanë. Por nuk do të ketë rikthim’ ka vazhduar më tej Morata.
Në fillim të këtij muaji Morata njoftoi ndarjen nga bashkëshkorta e tij duke shkruar:
Pas disa kohësh reflektimi, Alice dhe unë morëm vendimin për të ndarë rrugët tonë. Një marrëdhënie e mrekullueshme në të cilën kemi dashur dhe e kemi ndihmuar shumë njëri tjetrin. Ishin vite ë mrekullueshme, fryt i të cilave ishin dhe katër fëmijat tanë , që pa dyshim janë gjëja më e mirë që kemi. Është një vendim i dhimbshëm, ndaj kërkojmë respekt. Mos krijoni histori për për të qënë në qendër të vëmëndjes sepse e përsëris: nuk ka munguar respekti në asnjë moment, vetëm shumë keqkuptime të vazhdueshme që pak nga pak i konsumojnë gjërat. Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe gjithçka që përjetuam së bashku ishte e pabesueshme dhe një përvojë e shkëlqyer mësimi.
Konfirmimi erdhi edhe nga Alice Campello:
Unë dhe Alvaro vendosëm të ndaheshim dhe ky ishte vendimi më i vështirë i jetës sonë. Unë kisha pranë meje një person që nuk bëri gjë tjetër veçse më jepte prioritet, kujdesej për mua dhe më respektonte dhe për këtë arsye nuk mund të lejoj asnjë lloj spekulimi të rremë. Nuk dua që ju të mendoni se gjithçka që keni parë në fotot në Instagram që kemi postuar është një gënjeshtër.
Nuk mund ta kishim dashur më shumë njëri-tjetrin dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, por vjen një moment kur grumbullohen kaq shumë keqkuptime të menaxhuara keq dhe gjërat pak nga pak shpërthejnë. Ne i kemi premtuar gjithmonë njëri-tjetrit respekt, asnjëherë deri në atë pikë sa të dëmtojmë njëri-tjetrin ose të jemi toksik. Thjesht dua të falënderoj Alvaron për gjithçka që bëri për mua, për mënyrën se si u kujdes për mua, për babanë dhe bashkëshortin që ishte dhe i uroj gjithmonë më të mirat./Versus.al








