MAGAZINË /

"Ata nuk njohin vuajtjen..." Parashqevi Simaku flet për herë të parë pas videos virale

Një bashkatdhetare që jeton atje ka pasur rastin ta takojë dhe të shkëmbejë një bisedë të shkurtër e dashamirëse me të.

Shkruar nga Versus

"Ata nuk njohin vuajtjen..."  Parashqevi Simaku flet për

"Për herë të parë me ty fola shqip pas shumë vitesh, kam harruar gjithë këto vjet, se studiova anglisht..." Flet për herë të parë Parashqevi Simaku. Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është parë gjatë ditës së djeshme në New York, ku një bashkatdhetare e jona që jeton atje ka pasur rastin ta takojë dhe të shkëmbejë një bisedë të shkurtër e dashamirëse me të.


Një videon e mbërritur në disa redaksi, ajo shfaqet duke folur shqip e anglisht, ndërsa falenderon bashkëkombësen për mbështetjen dhe fjalët e mira.
Zonja që e takoi e këshillon këngëtaren që të mos dorëzohet, ndërsa Parashqevia i shpreh mirënjohjen për përshëndetjen dhe fjalët e ngrohta, duke shtuar se është hera e parë që ajo flet shqip me dikë pas shumë vitesh.
Ylli i muzikës shqiptare në vitet 80-të u filmua disa ditë më parë nga një televizion amerikan, teksa merrte ndihma nga vullnetarë të ndryshëm. Video e shpërndarë nga gazetari Blendi Fevziu në rrjetet sociale brënda pak orëve u bë virale dhe shkatoi një seri "vullkanike" reagimesh nga personazhe të artit, medias e qytetarët e thjeshtë .

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

 

Pjesë nga biseda 

Tata - Ti nuk beson që jemi shqiptarë?

Parashqevi Simaku: Aspak. Dua të them që ne shqiptarët jemi ajo që kemi mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria austriake. Ndaj disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut. Ju e keni ruajtur traditën austro-hungareze.

Tata: Do të jap një buzëkuq. Lyeji pak buzët e kuqe.

Parashqevi Simaku:  Të lutem, mos u shqetëso.

Tata: Lyeji, lyeji që të të shohë avokati si yll.

Parashqevi Simaku: E kam shumë më të lehtë të flas anglisht. Me ty për herë të parë kam folur shqip.

Tata: Shumë bukur ke folur.

Parashqevi Simaku: E kam harruar gjithë këto vite.

Tata: Ku të të gjej unë ty? Nuk e kam as telefonin tënd. S’kam as adresën e shtëpisë tënde.

Parashqevi Simaku: Më shkruaj në Facebook. Kërko në Facebook tim dhe do të shohësh fotot e mia, familjen time gjithçka e kam aty.

Tata: Në çfarë ore futesh në Facebook? Do vij sërish, sa e bukur u bëre me buzëkuq. Se di ti sa e bukur u bëre!


Parashqevi Simaku, emigroi në SHBA në fillim tëë viteve 1990. Ajo atje është përballur me sfida të mëdha në jetën personale.  Simaku u martua me një shtetas amerikan Robertin, por pas ndarjes, humbi kujdestarinë e djalit të saj, çka siç duket edhe ka ndikuar në gjendjen e saj psikologjike.

Prej vitesh kontaktet e saj me familjarët në Shqipëri janë ndërprerë, ndaj Parashqevia ka qenë pengu më i madh i nënës së saj, e cila ndërroi jetë një vit më parë, pa arritur ta shihte sërish vajzën e saj.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: