MAGAZINË /

Australia vret 700 koala për arsye shumë prekëse, çështja hap debat të ashpër

Australia në trishtim: Rreth 700 koala janë eutanizuar pas një zjarri shkatërrues në pyjet e Viktorias

Shkruar nga Versus

Australia vret 700 koala për arsye shumë prekëse,

Në një vend ku koalat janë më shumë se simbol i natyrës – janë pjesë e shpirtit kombëtar – një ngjarje e dhimbshme ka tronditur opinionin publik australian dhe më gjerë: rreth 700 koala janë eutanizuar në Parkun Kombëtar Budj Bim në shtetin e Viktorias, pasi u cilësuan të pajetueshme pas një zjarri të furishëm që shkrumboi pyjet.

Zjarri përfshiu mbi 890 hektarë nga 2,225 hektarë të parkut të mbrojtur, duke lënë pas një peizazh të rrënuar, pa jetë, dhe qindra kafshë të plagosura rëndë, të djegura, ose të uritura për vdekje.

Vendimi dramatik i autoriteteve për të eutanizuar koalat është marrë pas vlerësimeve nga ekspertët e biodiversitetit dhe veterinerë të cilët zbarkuan në terren dhe ndihmuan në procesin e dhimbshëm. Koalat u qëlluan nga ajri, një masë ekstreme që, sipas autoriteteve, kishte për qëllim shmangien e vuajtjes së tyre të zgjatur.

"Për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të zjarrit, shëndetit të dobët të shumë kafshëve dhe shanseve të tyre minimale për mbijetesë pas një thatësire të gjatë dhe mungesës së ushqimit, u detyruam të marrim këtë vendim tragjik," – deklaroi James Todd, Zyrtar Kryesor për Biodiversitetin, për The Guardian.
Për shumë prej këtyre kafshëve, zjarri nuk ishte fundi, por fillimi i një agonie: lëkurë e djegur, sy të verbuar nga tymi dhe një terren i zhveshur nga çdo burim ushqimi. Në vend të shpresës për shpëtim, për ta erdhi fundi në duart e njerëzve që duhej t’i mbronin.

Ndonëse vendimi për eutanazinë është justifikuar si një akt mëshire, ai ka ngjallur debat të gjerë publik dhe zemërim nga mbrojtësit e kafshëve, të cilët kërkojnë më shumë parandalim dhe përgatitje për fatkeqësi të tilla.

Koalat, tashmë të listuar si një specie e rrezikuar në shumë rajone të Australisë, përballen prej vitesh me sfida të shumta – nga shkatërrimi i habitatit deri te krizat klimatike, që vit pas viti i shtyjnë drejt zhdukjes.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: