MAGAZINË /

Babai i Yamalit: Ata e fyejnë djalin tim, tifozët e Barcelonës nuk e bëjnë këtë me lojtarët e Realit

Shkruar nga Versus

Babai i Yamalit: Ata e fyejnë djalin tim, tifozët e Barcelonës

Lamine Yamal pati një tjetër performancë spektakolare mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku Barcelona dhe Interi luajtën barazim 3-3, dhe babai i tij Mounir Nasraoui tha se ai nuk tregoi as dhjetë për qind të asaj që është i aftë të bëjë.

Ai shtoi se Yamal nuk dëshiron ta krahasojë veten me futbollistë si Lionel Messi, Pele ose Diego Maradona, por dëshiron të jetë një model për t’u ndjekur në lagjen e tij.

Nasraoui tha gjithashtu se nuk i kupton fyerjet që djali i tij merr nga Madridi.

“Duhet t’i bëjmë lavde një lojtari 17-vjeçar i cili tashmë ka 100 paraqitje për Barcelonën. Duhet të jemi krenarë dhe ta përgëzojmë, jo të ankohemi që ai luan për një klub apo një tjetër. Është e trishtueshme t’i shohësh ata duke kritikuar dhe ofenduar Laminen. Tifozët e Barcelonës nuk ofendojnë asnjë lojtar të ri nga Reali apo ndonjë klub tjetër”.

“Duhet t’i respektoni të gjithë talentet e rinj dhe t’i ndihmoni ata të bëhen edhe më të mirë”, shtoi më tej Nasraoui në El Chiringuito.

Kujtojmë se, në ndeshjen spektakolare në Montjuic, Interi udhëhoqi 2-0 dhe 3-2, por Barcelona kompensoi disavantazhin dhe në fund arriti në barazim.

Finalisti do të vendoset të martën, kur ndeshja e kthimit në Milano është planifikuar nga ora 21:00. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: