MAGAZINË /

“Babi qan me foton, a po vjen sot djali në shtëpi”/ Sheila Haxhiraj emocionon me këngën kushtuar vëllait të saj të ndjerë

”Nën dritën e hënës”– quhet projekti muzikor që bën fjalë për dhimbjen që po kalon familja e saj pas ndarjes nga jeta të Henri Haxhisë.

Shkruar nga Versus
“Babi qan me foton, a po vjen sot djali në shtëpi”/
Sheila Haxhiraj dhe vëllai i saj Henri Haxhiraj

Këngëtarja e njohu, Sheila Haxhiraj ka postuar ditën e sotme projektin e saj me të ri, të cilin ia ka kushtuar vëllait të saj të ndjerë.

”Nën dritën e hënës”– quhet projekti muzikor që bën fjalë për dhimbjen që po kalon familja e saj pas ndarjes nga jeta të Henri Haxhisë.

“Si çdo vit për ditëlindje mezi prisja urimin tëndë të parin. Më mungon urimi dhe përqafimi jot sot edhe pse e di që ti në atë parajsë gjëndesh kudo me mua. Sot dua unë të të bëj ty një dhuratë, atë që di të bëj më mirë. Një këngë shpirti për ty shpirti im”, ka shkruar Sheila në Instagram

“Babi qan me foton, a po vjen sot djali në shtëpi”/

Në këngën rrëqethëse për vëllanë Sheila shpreh dhimbjen e madhe që ajo dhe familja e saj po kalojnë pas vdekjes së Henrit.

“Çdo ditë mami të kërkon, se zemrën ia ke ti. Babi qan me foton, a po më vjen sot djali në shtëpi.

Jeta ka penges, disfata edhe shumë kthesa, kur gjysma e shpirtit mungon nuk vlen më as pendesa. Mezi po pres në ëndërr me t’pa, me t’përqafu. Kur me del gjumi natën vonë praninë tënde e ndjej këtu.

Edhe njëherë të mundesha ty me të pa, s’do t’kisha lënë me ik, o dielli im rrezet mu m’i ke marrë”, shprehet këngëtaraj mes rreshtave të këngës.

Vëllai i saj, Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë, duke përdorur armën e shërbimit. Ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës, ndërsa familja mësohet se ka deklaruar që vuante nga depresioni./Versus.al

Poll