BALFIN është shpallur sërish si grupi me numrin më të madh të pjesëmarrësve në Maratonën e Tiranës, duke vijuar traditën e disa viteve radhazi në mbështetje të sportit dhe kauzave sociale. Sipas të dhënave zyrtare nga organizatorët, këtë vit skuadrës së Grupit iu bashkuan 165 punonjës nga disa shtete, duke e përforcuar edhe njëherë frymën e solidaritetit dhe bashkimit përmes aktivitetit fizik dhe vlerave komunitare.
Maratona e Tiranës është një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në vend dhe çdo vit mbledh mijëra vrapues profesionistë dhe amatorë nga Shqipëria dhe vende të tjera të botës, duke promovuar një mënyrë jetese aktive dhe bashkëpunim social.
Këtë vit, Grupi BALFIN ka zgjedhur të dedikojë pjesemarrjen e tij mbeshtetjes per organizaten Down Syndrome Albania, duke e kthyer maratonën në një moment sensibilizues përmes solidaritetit dhe mbështetjes publike për fëmijët dhe familjet që preken nga sindroma Down. Përfshirja e kësaj kauze është një vazhdimësi e kulturës së përgjegjësisë sociale që Grupi promovon brenda dhe jashtë vendit.







