MAGAZINË /

Banorja e eleminuar shpërthen ndaj Xhenetës: O silikon, s’ka pasur faj Gjesti që s’të ka dashur

Shkruar nga Versus
Banorja e eleminuar shpërthen ndaj Xhenetës: O silikon, s’ka
Xheneta Fetahu, ish-banore e BBVIP Kosova

Pasi u eleminua mbrëmë nga Big Brother VIP Kosova Shkurta ka komentuar situatën brenda shtëpisë në emisionin Big Talk, duke theksuar se largimi i saj ishte dëshiruar nga shumica e banorëve, ndaj zgjodhi që mos t'i përshëndeste. 

“Përderisa ata kanë dëshiruar që unë të dal, shumica nuk kanë lënë hapësirë as për t’i përshëndetur. Ndoshta është dashur të më lihej një hapësirë për të shprehur kërkesën time. Nuk e kam parë të arsyeshme që të merrem me dikë që kënaqet me fatkeqësinë time”, ka thënë Shkurta, duke lënë të kuptohet se largimi i saj ishte një mundësi për të mos pasur më konflikte me disa banorë.

Më pas debati mes Shkurtës dhe Xhenetës erdhi vetëm në rritje. Gjatë përplasjes, Shkurta përdori një gjuhë të ashpër, duke iu drejtuar Xhenetës me fjalë ofenduese. “Oj silikone, oj botokse, nuk marr këshilla nga fallci”, ka thënë ajo.

Për më tepër, Shkurta nuk u ndal dhe vazhdoi të sulmonte Xhenetën, duke e akuzuar për sjellje të dyfishta: “S’ka pasur faj që s’të ka dashur Gjesti, se ti ke fituar në kurriz të tij”. Përgjigja e Xhenetës nuk vonoi, e cila iu kundërpërgjigj Shkurtës me një koment të drejtpërdrejtë: “Jemi duke folur për bigun tënd”.

Ky moment tensioni nuk u mbyll pa lënë pas pyetje të shumta për marrëdhëniet mes banorëve dhe rivalitetet që po zhvillohen brenda shtëpisë. Pas kësaj përplasjeje, shumë ndjekës të programit mbetën të hutuar, duke u pyetur nëse kjo është vetëm fillimi i përballjeve mes banorëve të tjerë. Versus.al

Poll