MAGAZINË /

Barcelona “mesazh” Realit para “El classicos”, shkatërron skuadrën në Champions me 6 gola

Shkruar nga Versus

Barcelona “mesazh” Realit para “El classicos”,

Sfida e luajtur në stadiumin “Olimpic Lus Companys” foli vetëm për të besuarit e Hansi Flick, të cilët nuk e vunë në asnjë moment fitoren në diskutim.

Katalanasit kaluan në avantazh që në minutën e 7’ me Fermin Lopez. Talenti spanjoll shënoi sërish në minutën e 39’, duke dyfishuar shifrat.

El Kaaby ngushtoi shifrat në fillimin e pjesës s dytë me anë të një penalltie, por dalja me të kuq e Hezze komplikoi në maksimum llogaritë për grekët.
“Vulën” e tij në këtë takim e la dhe Yamal, i cili përktheu në gol një 11-metërsh. Pak më vonë “tundi rrjetën” dy herë edhe Rashford, sakaq Lopez kompletoi Hattrickun.

Ky rezultat është një lloj mesazhi për Real Madridin para ndeshjes së El Classicos që luhet të dielën në orën 16:15. Versus.al

Poll