
Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka festuar ditëlindjen e saj të 31-të me një set fotografish mahnitëse të publikuara në Instagram.
E veshur me një fustan të bardhë elegant, Beatrix shkëlqen pranë detit, në një atmosferë të qetë dhe romantike.
Fotot pasqyrojnë momente të buta dhe të ngrohta, ku bukuria e thjeshtësisë përzihet me madhështinë e natyrës. Në mbishkrimin që i shoqëron, ajo ndan një mendim poetik:
“#31. Kur deti të thërret, ti vrapon edhe nëse era të vjedh ëndrrën e ditëlindjes.”
Beatrix, e njohur për pjesëmarrjen e saj në Big Brother VIP Albania 1, ka zgjedhur të jetojë jashtë vendit për disa kohë, duke u përqëndruar në karrierën e saj muzikore. Pavarësisht largimit nga skena shqiptare, ajo vazhdon të ndajë me fansat e saj momente personale dhe profesionale, duke ruajtur lidhjen me publikun.







