
Bianca Censori, bashkëshortja e reperit Kanye West dhe arkitekte australiane, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave pas paraqitjes së saj së fundmi në Beverly Hills, ku u pa me një veshje që shumë e përshkruan si një homazh apo frymëzim nga stili ikonik i Kim Kardashian.
30-vjeçarja u shfaq me një pamje që nuk kaloi aspak pa u vënë re – dhe duket se pikërisht kjo ishte edhe qëllimi i saj kryesor. Teksa ecte në rrugët e Beverly Hills, ajo u kap menjëherë nga kamerat dhe fotot u bënë virale në rrjetet sociale.
Bianca kishte veshur një bluzë ngjyrë "mishi" me një dekolte të theksuar, të kombinuar me çorape në të njëjtin ton dhe çizme prej lëkure deri në gju, që tërhiqnin vëmendjen. Veshja binte në sy sepse krijonte iluzionin e një zhveshjeje, për shkak të ngjyrës së saj.

Pamja e Bianca Censori-t dukej se ishte menduar me kujdes, pasi përveç se tërhiqte vëmendjen për tonalitetin dhe mënyrën sesi i qëndronte, ajo përbënte edhe një referencë ndaj ngjashmërisë së saj me Kim Kardashian.
Bluza dhe çizmet që kishte veshur ngjanin shumë me ato të markës Skims, e krijuar nga vetë Kardashian, ndaj duket se asgjë nuk ishte lënë rastësisë.
Debat në rrjetet sociale
Ngjashmëria e Biancas me Kim Kardashian shkaktoi debat në rrjetet sociale. Nga njëra anë, arkitektja australiane mori vlerësime për guximin dhe stilin e saj, por nga ana tjetër pati edhe nga ata që e kritikuan, duke e akuzuar se po "kopjonte" ish-partneren e tanishme të bashkëshortit të saj.
E vërteta është se Bianca njihet për veshjet e saj të guximshme dhe, pavarësisht kritikave që mund të marrë, ajo vazhdon të mbetet besnike ndaj stilit dhe personalitetit të saj./Versus.al







