
Në një moment emocional në “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur Big Mama ka ndarë për herë të parë një pjesë të dhimbshme të së kaluarës së saj.
Ajo rrëfeu se ka qenë pjesë e një marrëdhënieje abuzive, ku ka përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike.
Këngëtarja tregoi se jo vetëm ishte dhunuar nga partneri, por edhe ishte izoluar totalisht nga jeta e saj sociale, duke kaluar ditë të tëra pa ngrënë, si pasojë e traumës që po përjetonte.
Rrëfimi i saj ka ngjallur reagime të shumta, mes tyre edhe nga aktorja Arjola Demiri, e cila ishte e ftuar së fundmi në “Ferma Club”.
Ajo shprehu emocionin dhe respektin për guximin e Big Mamës, duke e vlerësuar si një grua të fortë që ka arritur të dalë nga një situatë kaq e rëndë dhe të flasë hapur për të.
“Big Mama është një grua shumë e fortë, por pas asaj force fshihet edhe shumë dhimbje. Ka ngritur disa mure për t’u mbrojtur. Nuk e kam ditur këtë histori. Por e kuptoj që diçka brenda saj e ka ngacmuar dhe e ka bërë të rrëfehet. Në atë shtëpi, gjithçka bëhet shumë personale,” u shpreh Arjola.
Në lidhje me përplasjen e Big Mamës me Big Bastën, Arjola komentoi: “Big Mama dhe Vesa Luma njihen dhe janë rritur në të njëjtin shoëbiz. Empatia që ka Big Mama ndaj Vesës bën që të ul edhe armët me Big Bastën.”/Versus.al







