MAGAZINË /

Cristiano Ronaldo del nga vetja, godet kundërshtarin dhe përjashtohet me karton të kuq (VIDEO)

Shkruar nga Versus

Cristiano Ronaldo del nga vetja, godet kundërshtarin dhe përjashtohet

Cristiano Ronaldo është detyruar nga arbitri ta lërë fushën në mesin e pjesës së dytë të përballjes mes Irlandës dhe Portugalisë.

Irlandezët po udhëhiqnin pas 60 minutash lojë me dy golat e Troy Parrott, duke avancuar me rezultatin 2-0. Ky rezultat duket se nuk i pëlqeu Ronaldos, i cili në një duel brenda zonës goditi me bërryl një mbrojtës irlandez.

Fillimisht ai u ndëshkua me karton të verdhë, por pas disa gjesteve provokuese ndaj lojtarit rival në formë ironike duke i treguar “mos qaj”, gjyqtari vendosi të rishikojë episodin në VAR. Pas verifikimit, kartoni i verdhë u anulua dhe u zëvendësua me të kuq, duke e detyruar yllin portugez të largohet nga fusha.

Një sjellje e rëndë nga një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, që është në ndjekje të rekordit prej 1000 golash në karrierë.

Minimalisht, Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Armenisë, më 16 nëntor.

Poll