
Dafina Zeqiri ka bërë bujë në rrjete sociale pasi ka zbuluar një nga dhuratat më të veçanta që ka marrë ndonjëherë.
Bashkëshorti i saj, Kreshniku, e ka surprizuar këngëtaren me një Rolls Royce luksoz, një veturë që mund të kushtojë deri në gjysmë milioni euro një nga gjestet më ekstravagante të showbizit shqiptar.
Lajmi u publikua nga vetë Dafina në Instagram, ku postoi pamje të makinës së re dhe shkroi një mesazh që mori vëmendjen e menjëhershme të publikut:
“Ai erdhi me makinën e tij… dhe u sigurua që unë të mos udhëtoj kurrë me më pak se kaq.”
Brenda pak minutash, postimi u kthye viral, me dhjetëra komente urimi nga fansat që e përgëzuan këngëtaren dhe e cilësuan gjestin e Kreshnikut si një ndër më romantikët dhe më bujarët e bërë publik ndonjëherë.
Dafina dhe Kreshniku, të cilët janë prindër të një djali, prej kohësh komentohen për lidhjen e fortë dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit. Dhurata e re luksoze shihet si një tjetër dëshmi e dashurisë dhe mbështetjes së pakursyer që bashkëshorti i jep artistes, duke i shtuar edhe më shumë shkëlqim çiftit që mbetet vazhdimisht në qendër të vëmendjes.



