MAGAZINË /

Dafina Zeqiri shkëputet nga menaxheri dhe DJ Dandara, probleme edhe në çift?

Sipas Prive, marrëdhënia mes saj dhe bashkëshortit të saj është në një pikë të vështirë, me burime që flasin për probleme serioze mes çiftit.

Shkruar nga Versus
Dafina Zeqiri shkëputet nga menaxheri dhe DJ Dandara, probleme edhe në
Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji

Në showbizin shqiptar po qarkullojnë zëra të fortë për një krizë në jetën personale dhe profesionale të këngëtares së njohur Dafina Zeqiri.

Sipas burimeve të Prive Klan Kosova, këngëtarja po përballet me tensione serioze në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët më të afërt dhe partnerin e saj, Kreshnik Gjergji.

Burime pranë produksionit bëjnë me dije se Dafina ka ndërprerë bashkëpunimin me menaxherin e saj Pëllumb Çitaku dhe me Dj Dandara — dy figura kyçe në ekipin e saj artistik.

Kjo është reflektuar edhe në rrjetet sociale, ku artistja ka hequr ndjekjen ndaj të dyve, një sinjal i qartë i krisjes së raporteve.

Por përveç prishjeve profesionale, edhe jeta private e Dafinës duket se po kalon një stuhi. Po sipas Prive, marrëdhënia mes saj dhe bashkëshortit të saj është në një pikë të vështirë, me burime që flasin për probleme serioze mes çiftit.

Asnjëri prej të përfshirëve nuk ka reaguar zyrtarisht deri më tani, por lëvizjet e fundit në publik dhe në rrjetet sociale e përforcojnë bindjen se një periudhë e trazuar ka nisur për këngëtaren, e cila prej kohësh është një nga figurat më të ndjekura të skenës shqiptare.

Mbetet të shihet nëse kjo krizë do të marrë një zgjidhje apo do të çojë në ndarje përfundimtare./Versus.al

Poll