
Reperi i njohur G Bani ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas një postimi të pazakontë dhe të drejtpërdrejtë në Instagram.
Me tone provokuese dhe një gjuhë të papërmbajtur, ai ka ndarë një seri rrëfimesh personale në formën e 12 pikave, drejtuar të gjitha femrave që mund të ndihen tërhequr prej tij.
Postimi nis me një hyrje të fortë dhe të drejtpërdrejtë, duke lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me një shfryrje emocionale, ndoshta të nxitur nga një përvojë personale. G Bani rrëfen se:
– Nuk ka para, pasuri, as në bankë dhe as cash.
– Është pa punë dhe nuk merr rrogë.
– Nuk pi drogë, por është duhanpirës.
– Është tepër xheloz dhe mund të bllokojë dikë vetëm nga ndjenjat.
– Nuk godet kurrë një femër, por nëse situata del jashtë kontrollit, ai largohet.
– Nuk e tradhton dashurinë dhe kur nuk ndjen më, nuk luan me fjalë.
Reperi ka pranuar hapur se edhe pas ndarjes, vazhdon të mendojë për ish-partneret për një kohë të gjatë – madje, sipas tij, mund të mbetet i fiksuar për vite me radhë.
Ndër frazat që ka tërhequr më shumë vëmendje dhe po qarkullon gjerësisht në rrjet është: “Po të putha në buzë, dmth të dua. Po të bëra bllok, dmth të dua.”
Ky shpërthim emocional ka ndarë opinionin publik: për disa, është një dëshmi e sinqertë e ndjenjave të thella dhe e një vulnerabiliteti real, ndërsa për të tjerë, një reagim i papërshtatshëm për një figurë publike.
Ka edhe nga ata që mendojnë se një përjetim i tillë emocional duhej të mbetej në sferën private, e jo të publikohej në rrjet./Versus.al







