Miss Grand Kosovo 2025, Brikena Selmani, është bërë temë e rrjeteve sociale pas një momenti që ka tërhequr vëmendje gjatë një interviste në kuadër të garës ndërkombëtare të bukurisë.
Gjatë prezantimit të saj, Brikena deklaroi se flet “gjuhën e Kosovës” dhe “gjuhën shqipe”, duke i paraqitur si dy gjuhë të ndryshme një moment që menjëherë u bë viral në platforma si Instagram dhe TikTok.
Reagimet e publikut ishin të ndryshme: disa e morën me humor dhe e justifikuan si pasojë të emocioneve të momentit, ndërsa të tjerë e kritikuan duke e parë si mungesë njohurie ose si një gafë të panevojshme.
Megjithatë, shumë ndjekës dolën në mbrojtje të saj, duke theksuar se një keqkuptim i tillë mund të ndodhë lehtësisht nën presionin e një interviste ndërkombëtare.
Pavarësisht polemikave, Brikena Selmani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, duke dëshmuar se çdo paraqitje e saj kthehet menjëherë në një ngjarje të komentuar gjerësisht online.







